Gjigandi i software-ve, Microsoft, ka blerë kompaninë e njohur finlandeze të prodhimit të celularëve Nokia për 5.44 miliard euro.
Në të vërtetë Microsoft ka blerë njësinë që merret me prodhimin e telefonave, ndërkohë që kompania ka një aktivitet më të gjerë, që do mbetet sërish në duart e finlandezëve.
Ministri i Tregtisë së Jashtme në Finlandë, Alexander Stubb, u shfaq shumë i emocionuar pas kësaj marrëveshje. Ai tha se finlandezët janë rritur me emrin e Nokia-s.
Marrëveshja pritet të mbyllet në fillim të vitit 2014. Rreth 32 mijë punëtorë të Nokia-s do kalojnë tek Microsoft.
Aksionet e Nokia-s u rritën ndjeshëm në bursa pas këtij lajmi.
Fakt është që Nokia ka qenë së fundmi nën presionin e dy gjigandëve në fushën e prodhimit të telefonave, Apple dhe Samsung.
Tani me këtë marrëveshje, Nokia do mund të bëjë konkurrencë ndaj këtyre dy emrave.
Prej kohësh flitej për një blerje të tillë.
Nokia është një nga prodhuesit kryesorë të celularëve me sistemin e operimit Windows.
Analistët thonë se Microsoft nuk ka arritur të jetë një konkurrente e zonja në fushën e telefonisë së lëvizshme.
“Telefonia e lëvizshme ka një potencial të jashtëzakonshëm, por kjo ka qenë një pikë e dobët për Microsoft,” thotë Manoj Menon i kompanisë Frost& Sullivan.
Nokia ka qenë dikur lider në prodhimin e telefonave, por shitjet e firmës ranë me 24 përqind në tre muajt e fundit.
Megjithatë shitjet e Nokia Lumia njohën një rritje, ndërsa vetë Stubb u lëvdua se është një celular me një kamera të jashtëzakonshme.
Microsoft ka pranuar që për 10 vite të përdorë emrin Nokia në celularët që do prodhohen nga kjo kompani./ep
Shitjet e celularëve në tremujorin e dytë të vitit 2013 në mbarë botën
Samsung – 107.5 milion copë – 24.7% e tregut
Nokia – 60.9 milion copë – 14% e tregut
Apple – 31.9 milion copë – 7.3% e tregut
LG – 17 milion copë – 3.9% e tregut
ZTE – 15.2 milion copë – 3.5% e tregut
Të tjerët – 202.3 milion copë
Me kete ritem po shkohet drejt monopoleve te multinacionaleve! Kapitalizmi industrial po i le vendin kapitalizmit financiar, e thene ndryshe, komunizem privat.
Lufta mes gjigandëve do sjell rritje të efektivitetit;pasi globalizacioni nuk mund të kuptohet pa këtë luftë. Mikrosoft tani ka prioritete të tjera kompiuterizimi ku komandimi në largësi, me celular i shtëpisë së ardhme; do jet prioritet eskluziv i Mikrosoft( komandimi ne distance i frigoriferit,lavatrices,telekamerave, ngrohsave etj…do hap tjetër pamje botës së elektronikës me kompiuterizim nepermjet celularit…Ndaj dhe Mikrosoft nxiton të blejë “Nokia”, si celular i cilsishëm, për “shpërthim” konkurence….Duhet kuptuar perse!…
Dmth qe ne rast se dikush do ti veje zjarrin shtepise tende ai mund ta beje ate nga cdo cep i botes duke ndezur soben tende dhe vrare gjithe njerezit e shtepise nepermjet zjarrit! E bukur shpikje!
Njerezimit po i vjen koha te kthehet ne origjine, ne shpella….ne shqiptaret, jemi shume larg kesaj te fundit, kemi akoma C-4 dhe forma te tjera per te vrare dhe vene zjarin njeri tjetrit.
besoj se sipas te rejave ZTE do te jete blerja e radhes se samsung , ne kete menyre ato mund te zene nje pjese tregu qe nuk kane .
edhe ky lajm duhet pare nga shume aspekte aspekti i permiresimit te teknologjise keshtu nokia do te kete 1 sistem tjeter operativ ; aspekti ekonomik i cili thote qe ne qofte se me ofrojne 1 milion euro per nje gje qe vlen 200 mije euro me pak cilido do ta shiste ,aspekti financiar qe apple arriti te rekuperoje brenda 70 oreve te pakten 60 % te shifres se investuar nga mir menaxhimi i shitblerjes se aksioneve dhe mire menxhimi i reklamimit ; aspekti psikologjik ne kete shembull mund te themi rastin e makines skoda ,shume njerez zgjodhen me kollaj skoda si makine te tyre vetem se ishte bere pjese e volkswagon edhe shitjet brenda 2 viteve u dyfishuan . aspekti i besimit qe ben te mendosh se cila ishte arsyeja e vertete e mbajtjes emrit nokia per 10 vitet e ardhshme : sepse klientet nokia i besojne emrit e cilesise saj e kalimi gradual do te beje mos hombjen e klienteles se vjeter : rregulli qe shok te rinje bej por te vjetrit mos i harro.
kaq kisha per sot