Shteti që lë pas Berisha/ Rritet varfëria, 400 mijë shqiptarë jetojnë me 48 USD në muaj

13 Shtator 2013, 10:07Ekonomia TEMA

Bëhet i gjallë më në fund INSTAT dhe publikon anketën e jetesës.

Nuk ka surpriza. Varfëria në Shqipëri është rritur, pavarësisht se kryeministri në detyrë, Sali Berisha, deklaroi se e bëri Shqipërinë një vend të zhvilluar.

Kështu, në total numri i të varfërve në vend ka mbërritur në 402 mijë. Ata jetojnë me 48 dollarë në muaj.

Në krahasim me vitin 2008 është rritur shpenzimi për ushqime, por tronditës është fakti se në krahasim me vitin 2004, shpenzimet për ushqime kanë rënë.

Një tjetër fakt interesant nga anketa është se është shtuar varfëria në qytete.

“Ndërsa popullsia rurale në varfëri ka rënë me rreth 12%, popullsia urbane në varfëri është rritur me rreth 37%. Shkalla e varfërisë në zonat rurale është rritur nga 14.6% në vitin 2008, në 15.3% në vitin 2012, ndërsa varfëria urbane u rrit nga 10.1% në 13.6%. Për më tepër, edhe brenda zonave rurale shkalla e varfërisë është ulur ndjeshëm në zonat malore”, vlerëson studimi i INSTAT./ep

8 komente në “Shteti që lë pas Berisha/ Rritet varfëria, 400 mijë shqiptarë jetojnë me 48 USD në muaj”

  1. bastardia says:

    48 USD ne muaj? Po kjo eshte e tmerrshme dhe nuk ben vaki as ne Hindi dhe Banglafesh? Po kjo do te thote qe ta shtysh diten me 150 LEKA te shpifura ne muaj more te paudhe? Keshtu do te reagonte Bota e Civilizuar, te cilat 48 USD i fitojne minimum ne nje ore nga dita e tyre e punes dhe mbase me shume.
    Nga ana tjeter te dhenat reale te skuthit te Saliut INSTAT po fillojne te tregojne se aty ku fillon te prodhohet varferia e tejskamshme mund te perballohet. Shqyptari pragmatik po fillon te kuptoje se duhet t’i kthehet prodhimit dhe se qytetet e Sali Berishes nuk jane PARAJSA te verteta, por imagjinare. “Me mire dy DELE ne fshat se dy KOTHERE ne qytet” keshtu ka shkruajtur nje fillozof i revolucionit francez te 1879-s kur uria per buke bente kerdine ne kete vend me tradita demokratike dhe paria mbreterore nuk kishte kuptuar akoma te VERTETEN e hidhur. Mesa duket ne vitin 2013 ne Shqypni ka ardhur Koha e Robespierit Legjendar me gilotinen e tij.

  2. Studenti shkodran says:

    Dhe të mendosh që këto të dhëna i jep INSTAT-i…Mendoni si është e vërteta…

  3. shkodrani UK says:

    48 dollar ne muaj eshte sketerre, vetem buke thate te del te blesh as kripe jo. pa mare parasysh se fatura e dritave te vjen aforfe 40-50 mije lek. dhe pastaj akuzoni popullaten qe nuk paguan dritat.
    Me se ti paguajne dritat ato qe kane keto te ardhura?

    Ai do rjepur per se gjalli ne mes te sheshit ashtu sic i ropi ai shqiptaret, tani e kane mundesine shqiptaret ta rjepin per se gjalli kete monster qe patem per kryeminister

  4. lili says:

    402000 mije jetojne me 48 dollar ,kurse josefina edhe majlinda shpenzojne 402000 mije per nje dite e 48euro per nje kafe!…

  5. Klimax says:

    402 mije jetojne me 48 dollare ne muaj ose me 1,6 dollare ne dite!!! Pra nje buke, nje cope djath dhe nje koker qepe!! Nuk flitet per Somaline, por per Shqiperine “dixhitale” te Sali Berishes!!

  6. fieraku4u says:

    NE SHQIPE, TE GJITHE ANKOHEN SE JAN TE VARFER POR LOKALET, KAFENET, KAZINOT JAN PLOT E PER PLOT, DHE ASNJERI NUK PUNON EDHE NUK DO TE PUNOJ.

    KAFEN E MENGJESIT NE LOKAL ASNJERI NUK E LE PA E PIRE.

    TE RROJE EMIGRIMI, SI SHQIPTARET VET JAN KTHYER NE POPULL PARAZIT.

  7. johnny walker says:

    Nuk e ka fajin fort Berisha, sa e ka pasur kriza ekonomike ne bote e BE prej 2008-2012. Ndikimi i kesaj krize e ka rrenuar edhe me shume qeverisjen e rremujshme te PD.

  8. Kendveshtrim tjeter says:

    INSTAT,po te kishte te dhena,per punesimin ne qytet,do lexonim se sa shume fshatare jane punesuar.
    PD-ja,ka punesuar me shumice fshatare,neper institucione.Mjafte dyqane jane te hapur nga fshataret,ne qytet.
    Bilanci midis qytetarve dhe fshatarve te punesuar ne qytet,eshte ne favor te fshatarve me diference shume te madhe.Ketu duhet pare, thellimi i varferise ne qytet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje