Këshilli i Ministrave ka vendosur që me propozim të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, të shfuqizojë pesë vendime të qeverisë së Sali Berishës, për dhënien e bonuseve për koncesionet e pesë hidrocentraleve.
Ndërkohë janë anuluar procedurat e koncesionit për tre prej këtyre HEC-eve.
Praktika e bonuseve për hidrocentralet është kritikuar si një praktikë korruptive, që synonte të nxiste biznese të caktuara.
Sipas një njoftimi zyrtar, anulimet e procedurave të këtyre koncesioneve janë kryer për shkak të aplikimit të gabuar të bazës ligjore, mosrespektimit të afatit kohor për dorëzimin e ofertave dhe mos respektimin e afatit të ankimimit të operatorëve të pakënaqur.
Gjiknuri ka kërkuar edhe marrjen e masave ndaj personave përgjegjës.
U shfuqizohen bonuset
1. Shfuqizim i vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.691, datë 16.08.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Selca 2 dhe Mesmal”.
2. Shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.754, datë 05.09.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Gjergjovinë”.
3. Shfuqizim i vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.606, datë 24.07.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Viliq”.
4. Shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.607, datë 24.07.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kolosjan”.
5. Shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.608, datë 24.07.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kalivar”.
U ndërpritet procedura e koncesionit
1. Anulimin e procedurës së koncesionit me objekt “Ndërtimi i hidrocentralit Viliq”, e hapur me urdhrin Nr.655, datë 02.08.2013.
2. Anulimin e procedurës së koncesionit me objekt “Ndërtimi i Hidrocentralit Kolosjan”, e hapur me urdhrin Nr.655, datë 02.08.2013.
3. Anulimin e procedurës së koncesionit me objekt “Ndërtimi i Hidrocentralit Kalivar”, e hapur me urdhrin Nr.655, datë 02.08.2013./ep
Nuk ka me mire se kaq, madje te thelloht edhe me shume kerkesa dhe auditimi per keto vendime (qe ngjajne si testament i nje personi qe ka nje kembe ne varr) Keshtu vazhdoni ne te gjitha drejtimet. Ju lutemi shume, bejni publike nepermjet medias se shkruar e asaj vizive. Ju lumte!
mos harrojme llotarine kombtare se si fituesi ishte perzgjedhur pa filluar akoma gara te zbardhen hijet e procesit
…dhe as nuk i duhet dhënë kujt leje të zhvillojë çfarëdo lloj loje fati.
as gërvisht e as me trivia në tv.
As bingo, kazino, as baste….
Kumari (bixhozi) të ndalohet me ligj.
Tekefundit, le të mbahen referendume popullore për shumë ligje, siç është edhe alkoli.
,…..si edhe kriminalizimin e partive me emrëtime fetare.
Jane dhene mbi 250 te drejta koncesionesh per ndertimin e Heceve, sot kerkojne te gjithe ti shesin pasi pjesa me e madhe e ndermarjeve qe i ka mare, nuk ka pature parate dhe garancine per realiziin e tyre.
Te japesh kocesion pa verifikuar mundesine financiare te kompanive per realizimin e tyre do te thote qe keto projekte te mos realizohen kurre !!
Keto Koncesione i ka nda Sala njerezve te familjes e te Bandes se tije pa kurrfare verifikimi, e me koshience te plote qe ata ti shesin e te fitojne para me to. Kjo praktike duhet te hetohet nga Qeverija e nga Hetusija. Sali Berisha ka vepru me qellime vetem per perfitim familjar e njerezve te bandes se Budigareve te tij.
Nje pjese madhe e ketyre koncesioneve jane te pashiteshme ne kushtet aktuale. Per te mare nje koncesion, kriteri kryesor eshte projekti qe arrin te prodhoje me teper energji elektrike. Pjesa me e madhe kane paraqitur nje projekt ne te cilin kane mbivleresuar prodhimin, pra prodhimi eshte fiktiv. Duke qene se shifrat e deklaruara nuk arrihen dot kurre, atehere i bie qe leverdisshmeria financiare eshte shume me e vogel se ajo e paraqitur, keshtu qe nuk ka budalla te bleje ato koncesione.
Dhenia e koncesioneve duhet ripare nga fillimi pasi ata qe i kane blere, kane dhene bakshish duke enderuar se nje dite do te fitojne para. Duke e ditur se kompanite e interesuara i kane rene hiles, nuk i eshte gati njeri qe te investoje me humbje, keshtu qe jo vetem qe nuk do shiten dot, po do bllokohen projektet nese nuk nderhyn njeri.
Eshte i vetmi minister me bole ne Ps. Hallall Gjiknuri.
O mire koncensionet , me cezin cpo ben ore , asnje lajm , asnje te re.
Shume qete po e lini …..
Ka rendesi, qe teorikisht jane dhene me koncesion e qeveria ka punuar ne kete rejtim,pa per te ndertuar dote ndertohen. Kur do te ndertohen? Ka rendesi qe do te ndertohen,po ndoshta kur te kendoje qyqa ne dimer. Meqenese qyqa ngordhi fare,beni mire t’i jepni duke illuar nga e para.
Eshte shume pak.
Duhet te kishit bere edhe me shume.
Ndeshkimi duhet e kishte filluar me K/ ministrin dhe pastaj me ministrat.
DUHET CRRENJOSUR NJEHERE E PERGJITHMONE KULTURA PRIMITIVE E MOS NDESHKUESHMERISE.
Nuk duehet te kete komprmise ne kete pike dhe selektim, kjo vled kur prek edhe aleatin e “zemres” LSI. Mos harroni se kjo force eahte bashkehajdute ne qeverisjen e me parshme dhe nuk ka si te jete e “lare me flori” tani.
Mos harroni se meimet e bera nga I. Meta jane teje nepotike dhe per te njetet njerez qe i kane cuar atij pjesen ne dore. Kur te shohim te filloni edhe per kete force atehere le shpresojme….Mos harroje qe ne minstrine e tij z. Gjiknure ka dy sejmenete I. Mestes qe punoje vetem si te vjedhin. Ata jane Dorina Ducka dhe Engjell zeqo. Njerin e ke zv. minister dhe tjeterin e ke Drejtor te OST (ish- drejtor dhe hajdut i KESH), ku kontrolli i shtetit ka zbuluar shume shkelje gladopante. PSE heshtet per kete institucion???!!!!…… Kjo eshte drejtesia???!!!!…..
Deri tani po shohim shume pak gjera minore. Vjedhja eshte gladopante.
Fillimi i mbare gjysma e punes.
z.minister po c’monton hajdutllekun,por kushtoj rendesi cez-it sepse jane ne sulm te vjedhim sa te mundim se do na heqin,po behet kerdia me matesat e bisneseve te fuqisheme,po lene nam ne linjat e bregdetit duke hequr linjat e bakrrit duke i zvendesuar me alumin,1-kg bakerr eshte 7-8 mije lek kilja,sahiti te gjithe e dine qe per nje pike lidhje te nje pallati merre deri ne 15 milion lek,eshte dukuri e tij qe kur shkon neper rrethe gjoja per kontrroll dhe analiza pune merre bakshishin nga drejtusat rajonal dhe zonal.