Ministria e Financave fton bizneset të vetëdeklarojne borxhin që u ka shteti.
Në një deklaratë për mediat, MF njofton se duke nisur që nesër e deri në daten 20 tetor vetëdeklarimi i borxhit nga ana e kompanive do të bëhet online në faqen e ministrisë.
“Duke nisur nga data 2 tetor, dita e mërkurë, në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, do të bëhet e mundur plotësimi on-line i dosjes nga firmat private që pretendojnë se buxheti i shtetit u ka detyrime të papaguara” thuhet në deklaratë.
Sipas MF, formati i plotësimit të dosjes do të jetë në exel dhe shumë lehtë i realizueshëm.
“Ministria e Financave fton të gjitha subjektet private të plotësojnë dokumentin dhe njëkohësisht sqaron se çdo e dhënë e ngarkuar në dosje do të verifikohet. Afati i aplikimit zgjat deri më datë 20 tetor” përfundon njoftimi.