Biznesi shqiptar edhe për këtë vit nuk do të mund të marr borxhet që i ka qeveria. Banka e Shqiipërisë e ka deklaruar këtë lajm jo shumë të mirë për sipërmarrjen gjatë prezantimit të raportit të stabilitetit financiar për 6 mujorin e parë të viitit 2013.
Sipas përfaqësuesve të Bankës nga analizimi i të dhënave arrihet në përfundimin se qeveria do të ketë mundësi që të shlyej borxhet ndaj biznesit vetëm gjatë 2014. Ndërkohë, përsa i përket mënyrës së pagimit të borxhit ndaj bizneseve, këshilla e Bankës së Shqipërisë është që të përdoren burime të huaja dhe jo vendase pasi kjo do të vononte akoma më shumë procesin.
Gjithashtu Banka e Shqipërisë bën apel që qeveria e re të mos krijoj borxhe të tjera në vitet në vijim ndaj bizneseve pasi kjo do ti dëmtonte akoma më shumë.Shlyerja e borxheve ndaj bizneseve sipas drejtuesve të Bankës së Shqipërisë do të ndikonte edhe në uljen e nivelit të kredive të këqia me rreth 2 % dhe do të rriste kërkesën për kredi.
Sipas raportit të prezantuar kreditimi i ekonomsë për këtë 6 mujor ka qenë më i ulti në 11 vitet e fundit.Negativisht në aktiitet e bizneseve në vendin tonë sipas Banks së Shqipërisë pritet që të ndikojnë edhe shkurtimet prej 11 miliard lekësh prej qeverisë.
Ndërkohë që kreditimi për muaj e mbetur të vitit do të vazhdoj që të jetë i dobët dhe i ngadaltë. Aktualisht kreditimi më i madh në vendin tonë është për individë të cilët i përdorin për blerjen e pasurive të paluajtshme.
Deri sa banga e Shqiperis te ket ne krye nje Fullan, finacat e biznesi do perkeqesohen dhe bangat do te lulzoin me memat e tyre ku trasferohet kapitalifinaciar ishqiptarve. Z Fullani, po te behet auditi i bangave dotezbuloni mashtrime galopante qe i kan ber biznesit te ndertimit, ku shfrytezuan mungesen e pervojes dhe teasistences juridike te ketyre bizneseve. Mjafton qe te kontrolloni bilancet fiktive dhe vlersimet e pronave do te gjeni gropen e madhe tefalimenteve qe pergatiten per bizneset keto banga. Per mua bangat per kredit e keqia nuk duhet te prekin asnje biznes porti paguajn vet dhe te cojn rregullat strikte dhe jo deskriminuse perbiznesin.
Turpi i krizes dhe falimenteve te bjer mbi bangat, qe trasferuan gjithe valuten jasht shtetit. por deri sa te jesh ti o Fustan, me fal Fullan ne krye te BSH, finacat Shqiptre do te shkojn edhe me keq.
Thirrje Kryemi istrit dhe MF, nderroni ate dallkauk qe te shpetojshqiperia.