Tre vendimet e KKT-së për Xhaminë e Madhe, qytetet- muze dhe Planin Rregullues

8 Tetor 2013, 18:15Ekonomia TEMA
Tre vendimet e KKT-së për Xhaminë e Madhe, qytetet- muze dhe

Këshilli Kombëtar i Territorit, në drejtimin e kryeministrit Edi Rama, shqyrtuar tre çështje dhe miratoi tre vendime të rëndësishme, që lidhen me kontrollin e zhvillimit në territor dhe planifikimin e tij.

Vendimi i parë u mor në lidhje me masat emergjente mbrojtëse dhe rehabilituese në disa zona me rëndësi kombëtare, të cilat janë: brezi bregdetar, deti territorial dhe ishujt, bashkitë Krujë, Berat dhe Gjirokastër, rrugët kombëtare kryesore dhe hekurudha Tiranë-Durrës.

Me anë të këtij vendimi të KKT-së, vendoset pezullimi i dhënies së lejeve të reja zhvillimore të ndërtimit dhe planeve të detajuara vendore nga të gjithë autoritetet e qeverisjes vendore të planifikimit në këto zona me rëndësi kombëtare.

Ky vendim ka për qëllim t’i japë fund ndërtimeve abuzive dhe të pakontrolluara në zonat e rëndësisë kombëtare.

Në vijim u vendos të nisë procesi për hartimin e Planit të Integruar të Përgjithshëm për bregdetin.

Vendimi i dytë vjen si rrjedhojë e një konstatimi paligjshmërie të vendimit numër 2, dt. 29.05.2013, të KKT-së, “Për lejen zhvillimore komplekse për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe godinës polifunksonale (3, 4, 6, 8 kate dhe 3 kate nëntokë) në kryqëzimin e Rrugës “George W. Bush” dhe Bulevardit “Zhan D’Ark”, Tiranë”.

KKT-ja vendosi të ndryshojë vendimin e mëparshëm dhe të miratojë lejen zhvillimore komplekse për ndërtimin e “Xhamisë së Namazgjasë”.

KKT ngarkoi Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, si dhe Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për negociimin me Komunitetin Mysliman për zbatimin e lejes zhvillimore për Xhaminë e Namazgjasë.

Vendimi i tretë inicion procesin e vonuar të hartimit të Planit të Përgjithshëm Kombëtar.

Puna për hartimin e Planit fillon me miratimin e nismës. Plani i Përgjithshëm Kombëtar (PPK) është një strategji kombëtare e zhvillimit në territor dhe bazë për zhvillimin e qëndrueshëm infrastrukturor dhe ekonomik.

16 komente në “Tre vendimet e KKT-së për Xhaminë e Madhe, qytetet- muze dhe Planin Rregullues”

  1. "BALASHI" says:

    Ketu nuk eshte çeshtje inati siç mund te komentohet, por vizion per nje te ardhme te rregullt e jo pa plan e sipas deshirave te individit. Dilni ne Dajt e shihni fushen tej poshte per t’ u bindur per katastrofen e ndertimit. Ne menyre kaotike eshte zene tere fusha. Do na mallkojne mjaft brezat qe do vijne.

    1. murrua says:

      Me kete “moratorium” besoj se do kete rezultat. Po a do duket më pamja muzeale e qytetit, madje dhe kalaja e Gjirokastres nga ky ndertim ?!
      http://stoprrenimit.com/foto-gallery/18-shtatori-te-rreth-rrotullimi-gjirokaster-gjirokaster/
      Kryebashkiak “i forte” ky…

  2. spiro janaqi says:

    cdo gje po shkon sipas parashikimeve.

  3. liri a vdekje says:

    brravo shume e shume ,filloni me kerpullat e bregdetit tashti ju lutemi

  4. aldo says:

    po ku ishin me perpara keta se keta ishin kryetare bashkia . Margjirokastren se andej jam vete eshte bere gjirokastra nuk ecen dot drejt duhet te ecesh anash sepse kryetari I bashkise e ka bere prone te tija gjirokastren ne nje te ardheme nuk do kete me kalim per kembesore lere per makina po nuk u fut ne burg kryetari flamur bime nuk ka per te vepruar apo zbatuar ndonje here ligji ne shqiperi

    1. Gelondi says:

      Ne burg kryetaret e bashkive te Beratit dhe Gjirokastres. Te kalben aty kulishet. Ne burg edhe kryetaret e Vlores,Durresit dhe Sarandes se na e kane zene frymen me beton qenat. Ne burg.

  5. rilindja says:

    Vazhdoni keshtu se jeni ne rruge te mbare. Luftoni korrupsionin.

  6. C says:

    Do te merrnit bekimin e te gjitheve sikur te rregullonit 3 km rruge ne aksin Rrogozhine – Bishti Zhurit qe eshte bere tmerri i te gjithe shqiptareve dhe jo vetem te shqiptareve.

  7. mirel says:

    Nuk po marr vesh,,iu dha leja per ndertim xhamise apo jo?

  8. antipod says:

    te gjith b.q.pas 90 e shane enverin per bunkeret ,por ja moren frymen gjith territorit te shqiperis me llojlloj haleje qe u ndertua pa leje.ate territor te paster ska byth ta kthej njeri sic ishte,po te pakten te mos e degradojne deri ne fund.

  9. atila says:

    U dha leja per Xhamine por jo per godinen polifunksionale 3-6-8 kt afer saj. Besoj se vendi do futet ne shtratine e rregulli dhe planifikimit urban megjithse duhet nje pune tiatanike per ta sjelle drejt stabilizimit nje kaos te tille te ngritur per mese 20 vjet. Shpresoj ne vullnetitn e forte te Rames dhe Qeverise qe ka mbeshtetjene e shumices absolute te qytetareve. Njekohesisht duhet te punohet per mbrojtjen e vlerave te trashegimise kulturore dhe historike te Shqiptareve duke nisur nga monumentet e kultures antike,kishat dhe xhamite si edhe qytetet qe mbrohen nga UNESCO.Gjithashtu Qeveria duhet te shikoje mundesine e shpalljes se Gjuhes Shqipe “Monument Shpirteror Kombetar i Shqiptareve” dhe te kerkoje nderhyrjes energjike nga nje Institut Gjuhesie dhe Albanologjie te ringritur ne perberje te Akademise Kombetare te Shkencave te Shqiperise edhe kjo e ringritur nga themeli per mbrojtjen dhe trajtimin shkencor te saj ne te gjitha drejtimet.

    1. Gelondi says:

      Une Edi rama u mundova 12vjet kryetar i bashkise se Tiranes per ta rregulluar baterdine e ndertimeve po nuk kisha gje ne dore se kryetari i bashkise nuk jep leje ndertimi. Ato i dha te gjitha Nano dhe Berisha. Tani qe u bera Kryeminister do te shihni po nuk e bera gjithe Shqiperine si Tirana qe shkaterruan Nano dhe Berisha!!!!,!,

      1. gent says:

        Ca thu mer ti ???

  10. agripa says:

    Rilindja vjen duke e filluar nga kultura.

  11. emigranti says:

    eshte per te festuar per kete vendim te KRYEMINISTRIT RAMA .por duhet te futi ne BURG krye bashkjakun FSHATARIN SEKRETARI E RINISE KOMUNISTE FELLIQESIREN famur bimenqe e ka kthyer GJIROKASTER per fitimet e veta kolosale si bajge ne GJIROKASTER te vesh ne bashki flitet labce dhe jo gjirokastrite TURP TURP TURP .NE BURG QENIN flamur bime.

  12. klani nates says:

    Kush ka qene kryetar bashkie per ato pallatet ne fushen qe duket nga Mali i Dajtit?
    Mos valle vet ky qe po pezullon ndertimet?
    Kush eshte kryetar Bashkie ne Gjirokaster, ose me sakte ciles parti i perket kryetari i Bashkise se Gjirokastres?
    Mos valle i partise ne te cilen eshte kryetar kryeministri qe po pezullon ndertimet?
    Kush eshte kryetar Bashkie ne Berat, ose me sakte ciles parti i perket kryetari i Bashkise Berat?
    Mos valle i partise ne te cilen eshte kryetar kryeministri qe po pezullon ndertimet?
    Pse leja e ndertimit te Xhamise se Namasgjase mori voten e te gjitha keshilltareve ne keshillin Bashkiak, perfshire ketu edhe ata te PS dhe tani leja na qenka e parregullt?
    O milet zhurme zhurme dhe vetem zhurme, kjo eshte teoria e Rames. E ka bere dhe kenge. Me vjen keq per veten dhe per popullin qe i hame keto pallavra per te verteta. Projekti dihej si do shkonte qe ne fillim. U be thjesht per vota. Ne ate toke kane per tu ndertuar disa qiejgervishtes qe do na terhiqet qafa kur te ngreme koken per te pare majen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje