Tatimet: Mashtrimi me TVSH-në, më i madh

24 Tetor 2013, 12:43Ekonomia TEMA

Verifikimet nga auditi i brendshëm i ministrisë së Financave do të nisin kontrollet edhe në 12 degë të tjera të qyteteve kryesore të Shqipërisë. Vetë drejtoria e përgjithshme e Tatimeve deklaron se ky lloj mashtrimi mendohet që të jetë shtrirë më gjerë, çka lë të nënkuptohet që dëmi i buxhetit të shtetit nga kjo vjedhje të jetë më i madh se 515 milion lekë, raporton Vizion Plus.

Drejtori i shërbimit të Tatimpagueseve pranon se ka hapësira në legjislacionin e sistemit tatimor, i cili i lë shkas administratës që në disa raste të interpretojnë vetë ligjin dhe të abuzojnë me të. Sipas drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve, auditi ndodhi në periudhën qershor – tetor të këtij viti pasi është konstatuar se ka patur një neglizhencë të punonjësve për shkak të tranzicionit të pushtetit. Ndërkohë nga ana e prokurorisë mësohet se dosja do të hetohet nga njësia task-force, e cila pritet të nisë verifikimet në lidhje me kallëzimin e bërë nga ana e ministrisë së Financave. 8 zyrtarë të administratës tatimore janë nën hetim pasi mendohet se në bashkëpunim me biznese të tjera kanë arritur të marrin rimbursim të TVSH-së për mallra fiktivë, të cilat nuk janë futur ndonjëherë në Shqipëri.

2 komente në “Tatimet: Mashtrimi me TVSH-në, më i madh”

  1. mirel drejtesia says:

    c’menduri,nuk ka ku te shkoje me c’menduria !

  2. ramizi says:

    Po pse vetem biznese te favorizuara te qeverise?! Po te jete neglizhence ata duhet te denohen per favorizim te krimit ekonomik, dhe ne qofte se e kane bere nga paaftesia prape duhet te denohen per paaftesi ne pune me pasoje vjedhjen nga pale te treta per me teper biznese me lidhje me qeverine. Per mua eshte thjeshte vjedhje e paster dhe pike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje