PD: Kontrata e qeverisë me “Crown Agents”, zullumi më i madh në kontinent

2 Nëntor 2013, 17:45Ekonomia TEMA

Ish-zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj, në një deklaratë për mediat, tha se kontrata e qeverisë me kompaninë “Crown Agents” mund të jetë një nga zullumet më të mëdha të kontinentit.

“Dje pamë aktin e parë të një shfaqje mashtruese që ne e kemi paralajmëruar prej 1 muaji; qeveria nxitoi të shpallte lajmin se “Plani Rama” ishte realizuar në masën 105% nga dogana; 1 muaj më parë ne u treguam shqiptarëve që kjo do të ndodhte.

Por çfarë përfaqëson “Plani Rama” në të ardhurat doganore?

Me aktin normativ, qeveria Rama e uli me rreth 15% realizimin e të ardhurave nga doganat.

Ç’do të thotë kjo? Realizimi (sipas qeverisë) me tejkalimin e planit në dogana, është në fakt 1,1 miliardë lekë, apo 11 milionë dollarë më pak se plani që kishte për detyrim të realizonte dogana.

E shprehur në përqindje, realizimi (sipas qeverisë) me tejkalim të planit në dogana, është as më shume, as më pak, por sa 90% e planit qe kuvendi i Shqipërisë i kishte vene detyre te realizonte, para se qeveria te miratonte “Planin Rama” me Akt Normativ.

Dëgjuam se u realizuan 800 milionë lekë më shumë se vjet, kur ne fakt ishte parashikuar që të realizohej 3 fishi i kësaj shume. Krahasohen me vjet dhe “harrojnë” të përmendin që vjet në tetor, me ligj, Doganës ju kalua përgjegjësia dhe e ardhura e akcizës që paguhej në Tatime dhe që është shumë më e madhe se 800 milionë lekë. Kënaqen (dhe për ketë mirë bëjnë), me faktin që në tetor realizuan me shumë se në shtator, kur po vetë e kishin qeverinë.

Por, a po bëhet kjo gjë vetëm për t’i shitur publikut se janë duke punuar? Pjesërisht po, dhe sado e rëndë që është kjo, në fakt është e keqja më e vogël. Ka një arsye tjetër shumë herë më të madhe dhe kjo është çështja “Crown Agents”, që për hir të së vërtetës mund të jetë një nga zullumet më të mëdha të kontinentit.

Për këtë kemi fakte shumë të rënda, që do t’i bëjmë publike nesër”, tha ai.

Qeveria shqiptare do i paguajë kompanisë britanike “Crown Agents”, 8.5 milionë euro për shërbimin dyvjeçar të asistencës që ajo do u ofrojë doganave.

16 komente në “PD: Kontrata e qeverisë me “Crown Agents”, zullumi më i madh në kontinent”

  1. Aleksander says:

    Ik ore rushaj se ju i bete leket e arkes se shtetit rush e kumlla e tani dilni e jepni mend.

  2. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, ALSO MOVE ON ALBANIA FOR GOOD. says:

    Ik mor hajvan.

    1. Argita_B says:

      Ne ate qe thote me siper dhe aq me teper si e thote çdo gje mund te jete vetem hajvan si thuhet dot.
      Nese jane te verteta atehere i bije qe qeveria Rama manipulon shifrat ne menyre qe ti mbushi mendjen opinionit se eshte frut i punes se saj dhe jo ngritje teknike ajo e te ardhurve doganore.

  3. Horri i Bulevardit says:

    Mire do te ishte per ju qe kontraten ta Argita me Fazllicin, por cti besh atyre 1-miljon shpullave qe ju dhane shqiptaret dhe ju lane jo vetem me gisht ne bythe, por po ju pergatisin edhe dhomat me lajle-lule tek 313-ta dhe kete e keni peshqesh nga partija qe bijte e vet si le ne balte.

    1. Kuzej&Gynej says:

      Po ju nje Shqup nuk hiqni dot,do i coni tek 313. Ja u ka peshuar bolet Saliu prandaj Po jeton pensionin e arte me niper e mbesat e tij. Po ti shko e gjej nje vend Pune se u merove ketu tek Tema.

  4. arsen says:

    Po ju mer horra?! Paguat Podesten per te ruajtur krimet qe i keni bere Shqiperise, pse ju prish pune kjo?
    Jep 8 milione, por fiton 80 milione qe i vdhnit ju me Sali Gerdecin
    Ikni e mcifuni se po vjen Byroja e Hetimit….Pastaj folim

  5. Ore vellezer ;Nuk e kuptoj se kur do te vijne ne fiqir keta te mender pd. se?!
    Kurre nuk thane qe nga dita qe ka dale mazhoranca e re ,nji llafe te prokopise.
    Na nxorren dhe anglezet ‘zullumqaret e botes per mender doganat tona shqiptare qe i katandisen ne dite te hallit.Kane dhe te drejte se iu mbyllen te gjitha ‘cezmat’,dhe vetem vajtim degjojme nga dita ne dite .

  6. england says:

    Ik o rrusho se jeni bo me keq se shefi modh,nuk ka force t’ju ndale nga genjeshtrat,sa shume po i ngjani deshtakut Sali.

  7. Kuzej&Gynej says:

    Po ju nje Shqup nuk merrni dot do i coni tel 313. Horri gjej nje Pune ne administrat se u mero e ketu tek Tema.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Heren tjeter dil me emrin e vertete byt.q..mi, do kesh me shume sukses, do te vershojne ofertat, lum suma ka per te bo parti.

  8. Ardjani says:

    Te fala Moisiut RRUSHO,behu i qytetruar e mos u bej idiot, jeni dere e madhe juve…klm

  9. Marko says:

    z.Fredi, me duket se ke drejtuar procesin e koncesionit te pullave fiskale, te ngjyrosjes se karburanteve, nuk e di per llotarine kombetare por mbase dhe per sistemin e ri informatik tatimor ti ke qene. Te gjitha jane katastrofe dhe do u rendojne Shqiptareve me 10- tra vjete.
    Kush ka punuar ne ministrine e financave mban mend shume gjera…..

  10. Sonila says:

    pooo ashtu eshte

  11. Sonila says:

    Fredi ti e drejtoje koncesionin e pullave fiskale, nje fiasko, te ardhurat nga akciza rane si asnjehere tjeter, nderkohe kosto u rrit 300%…ku eshte zvicerano-turku…

  12. Financieri n says:

    Rusha pash zotin qe kur u bere zv. minister te ndrin fytyra ore se e kishe si pacavure. po ik tani te te vije turp qe e katandiset kete vend per faqe zeze.Pislleqet tuaja po e ndotin perdite kete vend, dhe dale ku jemi sa do dalin. Ju vecanerisht te financave duhet te futeni shtate pashe nen dhe. Ne cdo sektor vjedhje, abuzime, shperdorime. Sa ke vene menjane o Rrrrrrrrrrrrrrush.

  13. vlora A.J says:

    Te jete per mua dhe policin e shtetit e marr nga jashte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje