Vitin e kaluar, eksportet e naftës bruto nga Shqipëria arritën, sipas të dhënave zyrtare, 534 milionë dollarë. Prej disa vitesh shitja e burimeve natyrore është shndërruar në zërin dominues të eksporteve shqiptare.
Sipas INSTAT, që nga viti 2005, kompanitë private të cilat shfrytëzojnë rezervat natyrore të vendit kanë eksportuar mbi 1.6 miliardë dollarë vetëm naftë edhe krom. Kjo është përafërsisht sa 12 përqind e prodhimit të përgjithshëm kombëtar aktual. Por cilat janë përfitimet që kanë marrë qytetarët nga shfrytëzimi masiv i pasurive të tyre natyrore?
Shqipëria filloi të mblidhte të ardhura në buxhet nga koncesionarët që nxjerrin naftën dhe kromin në vitin 2008, kur qeveria vendosi të rrisë rentën minerare nga 2 në 10 përqind të prodhimit bruto. Që nga ai vit, në total qeveria ka mbledhur në buxhet nga renta dhe detyrimet e tjera të kompanive koncesionare vetëm rreth 200 milionë dollarë.
Por duhet thënë gjithashtu se një pjesë të madhe të kësaj shume, të 200 milionë dollarëve, janë paguar nga kompania publike “Albpetrol”. Ndërsa kompanitë private, ato të cilat kanë “pjesën e luanit” në fushat krom dhe naftëmbajtëse, kanë arkëtuar vetëm nga eksportet mbi 1.6 miliardë dollarë, por deri më sot nuk kanë paguar asnjë lek tatim mbi fitimin, sepse raportojnë humbje duke deklaruar shpenzime të larta.
Një fenomen përballë të cilit qeveritë në të shkuarën janë deklaruar të dorëzuara. Por pse administrata ka qenë e pafuqishme për të kontrolluar kompanitë koncesionare?
Në vitin 2006, qeveria e asaj kohe i lejoi disa nga kompanitë më të mëdha koncesionare që të shfrytëzonin burimet natyrore dhe të dërgonin faturat e shpenzimeve përmes vendeve offshore. Këto vende, siç mund të jetë rasti i Qipros, kanë rregulla të veçanta në fushën fiskale dhe informacioni tatimor dhe verifikimi i faturave është praktikisht i pamundur.
Edhe pse të ardhurat janë rritur fort, në të njëjtën kohë në letra kompanitë kanë deklaruar të njëjtën rritje edhe për shpenzimet. Si rezultat, ndonëse kanë arkëtuar mbi 1.6 miliardë dollarë vetëm nga eksportet që nga viti 2005, duke nënvizuar, pa përfshirë ato në tregun e brendshëm, kompanitë e naftës dhe kromit kanë paguar në buxhet, nga të gjitha taksat direkte, më pak se 200 milionë dollarë.
Bëhet fjalë për vetëm 12 për qind, në një kohë kur sipas FMN, të paktën në naftë, taksa optimale duhet të jetë nga 65 deri në 85 për qind. Si nafta dhe kromi janë të dyja pasuri natyrore të parinovueshme. Këto pasuri vetëm merren, shfrytëzohen dhe nuk kthehen më. Aktualisht kompanitë private që kanë koncesionet po i shfrytëzojnë ato me ritme të shpejta. Prodhimi i naftës ka arritur në 1.2 milionë tonë në vit, ndërsa rezervat e kromit janë gati duke përfunduar.
Dhe teksa burimet natyrore po shkojnë drejt fundit, të ardhurat që kanë marrë qytetarët shqiptarë, ata të cilët janë pronarët e vërtetë të këtyre pasurive, janë minimale. Sepse fitimet shkojnë diku tjetër, tek privatët. Ndërkohë që financat publike janë zhytur në spiralen e borxhit që rritet pafund./Top Channel
Ja pra kjo eshte mrekullia e rrumpallistanit te Sali Ram Berishes – ‘legjendes’ se kombit….
Ai ka 23 vjet qe e ka thene hapur qe nuk di. Pse i bini kot me qafe nje njeriu qe aq njohuri ka per Manaxhim te Ekonomise.
Eshte tjeter se nuk e degjojme ne. Ju kujtoni se ai nuk donte?
bravo TEMA per kete hetim!
Te gjitha mediat e tjera kete gje duhet te bejne e jote fshihen pas gishtit!
Kur keto KRIME MAKABRE i gjejne gazetaret,po SPECIALISTET E SHTETIT,aq me teper PROKURORIA E PERGJITHESHME,CFARE BEN,KUR DEGJON PER GRABITJE TE HAPUR TE PASURISE KOMBETARE???
Zagaret e Berishes,per te mbuluar VJEDHJET KOLOSALE QE BENIN NE SHQIPEWRI,AKUZONIN TERE KOHEN ENVER HOXHEN SE PASKA “SHITUR KOSOVEN”!!!
HAAAAAAA!!!
Po keta po SHESIN SHQIPERINE,SE KOSOVEN E KISHIN SHITUR ME KOHE!!!
NE GJYQ KRIMINELET!!!
Edi Rama!!!
SHPORRE NGA VENDI PROKURORIN MASHE TE BERISHES,DHALLEN,se ai do punoje vetem per te te vene GURE NEN RROTA QEVERISE SE RE!!!
Edhe Nishanit gjeji vendin:JANE CIBANE NE QAFEN E SHTETIT!!!
Bravo Politike kurva…
Bravo Nano hajduti….
Bravo Berishe hajduti…
Bravo Meta Hajduti…
SHQIPTARET GJITHE JETEN MBETEN BUDALLENJ….!
Shqiptaret kane aftesi te kufizuar inteligjense ne fushat teknike, ekonomike, ….Ne jemi te mire ne filozofi, histori, teater, poezi….
Edhe na flasin ende per vjedhjet e mbretit zog.. E nuk shohin vjedhjet sot!….
Qelbesira investitore te huaj.
Kur ja fusim vetes mire te na behet.
Ky lajm fiber te behet teme e sites.
E vetmja menyre eshte shtetezimi i ketyre burimeve minerare , dhe ngritja e kompanive publike ku shteti te kete pjesen e luanit dhe jo privati . Vjedhje do kete gjithsesi por do jene minimale …
Qe te besh gjera te mencura duhet te jesh i mencur. Gjate ketyre 20 viteve te fundit shkollat shqiptare kane prodhuar kunguj e kastraveca.
Kafsheri e gjalle,cti bejm talebaneve shqiptare qe sjane te zotet per vendin e tyre.
Po c’keni o njerez qe ma ngisni prokurorin , c’far te beje ai!
Ai eshte nje copez robot i komanduar.
Ne kerkojme : ndeshkime te merituara …nder kohe shume morra drejtues cuditen dhe vete qe jane akoma drejtues ..
Ky paska qene kapitalizmi?
Vizionar jam me ty dhe do te shtoja qe edhe me bankat e pa fund te behet e njejta ! Vetem keshtu do betonohet ekonomia e vetem keshtu do i shpetojm femijet tan….
Per sa i perket pasurive natyrore une mendoj, se problemi nuk eshte tek Sala dhe qeveria e tij.
Zvicra nga lendet e saja te para krijon vetem 3% te PBB te saja dhe ne Zvicer firmat nderkombetare te nxjerrjes se lendeve te para ( Minerale, kafe, drithera etj ) dhe tregetimit te tyre zene mbi 70% te firmave ne bote. Kjo ndodh per faktin, se firmat e nxjerrjes dhe te tregetimit te leneve te para i paguajne taksat e tyre ne vendet ku kane selite e tyre. Zvicra nga ana e saj ju ve ketyre firmave taksa shume te ulta dhe prandaj keto firma i kane qendrat e tyre ne Zvicer. Pra si te shuash eshte krijuar trekendeshi :
Shteti i dobet ekonomikisht ku ndodhen lendet e para, firmat qe nxjerrin dhe tregetojne keto lende te para dhe Zvicra ku kane seline keto Firma.
Ne fakt ne te gjithe boten mungon transparenca qe :
a. Te dihet se sa leke mori shteti ku jane lendet e para nga firma qe i nxjerr dhe tregeton ato.
b.- Sa leke investime beri shteti ne fushat ku ndodhen lendet e para.
Firmat kur vjen puna e pagimit te taksave bejne truke te ndryshme si :
– Ulin sasine e lendeve te para te nxjerra nga nentoka.
– Levizin keto sasi sa andej kendej.
– Leket e taksave nuk i paguajne ne vendin ku ndodhen lendet e para por ne Zvicer ku keto firma kane selite te tyre.
– Nje trik : quhet trensferpreising. N.q.s une jam nje firme nderkombetare, atehere detyroj nje firmen time moter, qe te bleje produkte te ndermjetme tek mua me nje cmim me te larte se cmimi i tregut, pra krijoj fitime te cilat i mbaj per vete. Pra ne total krijohen humbje te medha dhe prandaj nuk paguajne taksa.
Me falni se e zgjate por kjo puna e lendeve te para si nafta dhe kromi eshte nje problem shume i veshtire, sepse Shqiperia eshte e dobet nga ana financjare ne krahasim me firmat qe nxjerrin mineralet dhe firmat jane te lidhura me njera tjetren dhe kercenojne qe te largohen nga Shqiperia ne se qeveria ben presjon. Firmat jane te lidhura me njera tjetren dhe shteti shqiptar nuk ka breke ne bythe, qe ti kundershtoje, sepse firmat e dine, qe ne se ato hikin atehere humbasin shume vende pune dhe pra shteti per keto vende pune duhet te japi ndihme socjale.
Pra mendoj, se ketu problemi eshte se ne si shtet nuk kemi force financjare qe ti kundervihemi firmave te huaja dhe kryesorja eshte se nuk kemi njerez qe te kuptojne nga keto gjera. Ne nuk jemi vetem. Shume vende afrikane etj. qe kane lende te para nuk marrin dot taksa. Taksat i merr Zvicra. Taksat paguhen ne vendin ku firmat e huaja nxjerrese dhe tregetare te mineraleve kane selite e tyre.
Wissen ist Macht ( te dish do te thote te menaxhoxh mire ) thote gjermani. Kjo bote nuk eshte perfekte, te tjeret kane ditur dhe dine se si te fitojne leke qe nuk ju takojne.
Te lutem, mos ban krahasime me Zvicren. Gjej ndoj vend tjeter ballkanik apo lindor, se me kto kena pase pune 1000 vjetet e fundit.
Problmi shqiptar asht te njerezit qe banojne ne kete vend. Shqiptaret i ka bekue zoti me tana te mirat e buka nuk i ka mungue pergiate shekujve. Fatkeqesisht, shqiptaret kenaqen me pak e nuk duan mâ shume, se nuk dojne me u lodhe per mâ shume.
Kromi është një metal i shtrenjtë sepse përveç të tjerave, nxirret vetëm në pesë site në të tërë globin dhe, një ndër këto është Shqipëria por që, për fatin tonë të keq e kemi administruar këtë pasuri si mos më keq dhe e gjithë kjo sidomos nga qeveritë shumë të “përgjegjëshme” dhe me dëshirën për të bërë “mirë”…!!
Kur mbajtet nje kryeshkerdhat per 20 vjet mire t`ju behet.
Sali Ram Berisha eshte edhe shkerdhat ekonomik .Ka bere mareveshje korruptive me pothuajse cdo koncesion nafte dhe kromi nje nga nje.
Keshtu ndodh kur nuk veprojne Entet Regullatore te tregut, por i lihet ne dore IQT-se (Inspektoriatit Qendror Teknik) ne varesi te nje ministri.
nje pjese e fitimeve i shkonte partise se kishte nevoje.
Te ngrihemi dhe te mbrojme pasurite tona qe po na i rembejne hajdutet ,po se beri qeveria Rama,dhe te hetohen kush e remben pjesen e shtetit qe eshte e popullit !
Te bejme presion dhe neper mjek komenteve qe ky artikull te behet teme e dites. Jane leket e femijeve dhe nipave tane keto qe jane vjedhur dhe vazhdojne te vidhen ne mes te dites. Bravo TEMA
EHUUUUUUUUUUUUUUU QE KUR E DIM KETE MARIFET NE.ATY THUHET SE NE NUK PERFITOJM ASGJE.PO CILET NE? QEVERRIA,QEVERRITARET,APO POPULLI.PO TE JET POPULLI MIR TJA BEJN SE KESHTU E DO AI D.M.TH.POPULLI