Rushaj vijon akuzat për "Crown Agent": BE ishte kundër marrëveshjes, është një kontratë e paprecedentë

3 Nëntor 2013, 14:47Ekonomia TEMA

Ish- zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj, ka vijuar akuzat ndaj qeverisë se ka favorizuar kompaninë “Crown Agent”, me të cilën ka nënshkuar edhe një kontratë për kontrollin e doganave.

Po çfarë kemi në këtë kontratë? Në këtë kontratë qeveria i ka dhënë të drejtën kësaj kompanie që të mos paguajë tatim-fitimin, i ka dhënë të drejtën që të mos paguajë TVSH-në, i ka dhënë të drejtën që të mos paguajë taksat vendore, i ka dhënë të drejtë të mos paguajë tatimin mbi dividendin.

Vazhdojmë më tutje. I ka dhënë të drejtën me kontratë që të mos paguajë asnjë taksë përfshirë edhe akcizën, edhe taksat dhe tarifat e tjera që mund të jenë të ngjashme. Por nuk ndalohet këtu.

Kompania është treguar e kujdesshme por edhe qeveria ka pranuar që punonjësit e Crown Agent të mos paguajnë tatim mbi të ardhurat personale, të mos paguajnë asgjë për ato që sjellin në Republikën e Shqipërisë.

Me këtë mënyrë sjellje, jo vetëm që kjo kompani favorizohet në mënyrë të paprecedentë, por jemi të bindur se e vendosin vendin tonë dhe qeverisë e Republikës së Shqipërisë në një pozitë shumë të vështirë përballë kompanive të tjera që kanë investuar dhe investojnë miliarda dollarë në vendin tonë.

Fakti që kjo kontratë është e shtrenjtë nuk e themi ne. Këtë fakt e thotë Bashkimi Europian. Po japim përgjigje për pyetjet që bëmë për qeverisë por që nuk morëm përgjigje, dhe asnjë transparencë.

Po themi që Bashkimi Europian u ka komunikuar zyrtarëve të qeverisë që kjo kontratë është e shtrenjtë. Por nuk mbaron me kaq. Bashkimi Europian gjithmonë u ka komunikuar zyrtarëve të Republikës së Shqipërisë që janë marrë me këtë çështje se konsulenti nuk ka as eksperiencën e duhur në zhvillimet e fundit përsa i përket tatimeve dhe doganave.

Kjo është përgjigja e një tjetër pyetje të bërë nga ne. Po, Banka Botërore e ka përjashtuar për 6 muaj këtë kompani sepse është vërtetuar nga ana e saj se kjo kompani ka përdorur praktika mashtruese në projekte të Bankës Botërore”, tha Rushaj.

21 komente në “Rushaj vijon akuzat për “Crown Agent”: BE ishte kundër marrëveshjes, është një kontratë e paprecedentë”

  1. DREJTESI says:

    O Fred!

    Pse e qelb muhabetin. Ti vertet ke punuar ne M.e Financave por ke pertypur çfare te kane dhene,nuk ke pasur mundesi te besh analiza ekonomike.Kjo edhe per faktin sepse je vetem nje Jurist dhe asgje me shume.

    Keto qe thua nuk jane te verteta sepse ti po luan me fjale dhe nuk po thua ate qe duhet.
    Pse po luan!? Sepse perjashtimi qe thua zotrote eshte i vertete qe eshte shkruajtur.Por kjo do te ndodhi per specialistet e huaj qe do jene te punesuar ne kete kompani dhe jo per specialistet shqipetare. Kjo eshte nje praktike e njohur,qe njihet si mostaksimi i dyfishte me ato shtete qe e kane njohur nje gje te tille me njeri tjetrin.Pra,meqenese keta te huaj taksohen nje here ne vendin e origjines,nuk bejne te njejten gje ketu tek ne.
    Kjo ishte e para!

    E dyta,per pervojen e kompanise.
    Edhe kjo nuk eshte aspak e vertete,por ta zeme qe po.
    Po ti zoterote para se te beheshe zv.Minister,a e kishe bere ndonjehere kete pune?
    Apo ju keni te drejte te punoni ne çdo pozicion,pavaresisht nese dini apo jo ta beni!

    1. Agjenti pa kurore says:

      Pergjigje kaq injorante vetem nje militant i verber mund ta jape. Nuk e kuptoj si mund te jesh dalord me faktin qe edhe mund te mos kete eksperience!! I bie qe ne i do t’i japim ketyre tipave 8.4 usd qe te mesojne doren. Dmth ne kurriz te lekeve te shqiptareve dhe jo vetem te lekeve, ata do te shtojne ne profilin e tyre edhe nje sherbim qe e mesuan ketu tek ne. Nuk e kuptoj se ku do futeni ti dhe soji yt nese keta deshtojne.

      1. DREJTESI says:

        Jo mor agjent jo. Nuk jam militant,por lexoje mire çfare kam thene. Po e perseris: e kane pervojen e duhur,por edhe sikur mos ta kene…
        Por çti besh,tani qe te hoqen kuroren,te duken te gjithe si gjela te rrjepur.
        TOÇ KUKLLE!

    2. Ladi Kaceli says:

      PO i harrove kontratat e tua me Paton Bogs & Podesta???!
      TE PALIGJSHME QE NE RRENJE.
      Nuk keni faj ju, faj ka Edi Rama qe nuk ju plas ne burg per to.
      http://goo.gl/yu1Ubc

      1. Vlonjati 12 says:

        Kaq budalla eshte ky, sa e nxjerrin nje here ne 2-3 dite para kamerave per te bere lloj-lloj deklaratash te paverteta e te papergjegjshme ? Ky ish zv/minister bashke me ministrin e ti Bode dhe kryehajdutin Berisha i ben leket e popullit rrush e kumblla e tani kane fytyre e moral te dalin te bejne oponentin. Paturpesia nuk paska kufij.

    3. ada says:

      Taksimi behet ne vendin ku punojne dhe fitojne. Ne vendin e origjines nuk taksohen per fitimet ne Shqiperi, per parate qe paguan Shqiperia. Keshtu ata, dalin pa taksuar!

  2. armand says:

    “…….kompanive te tjera qe kane investuar miliarda dollare ne vendin tone”.
    Ky ekonomisti me siguri e ka fjalen per ato miliardat (pa fature) qe kane investuar ato firmat ne fushen e naftes.
    Edhe pse bariu ka shkuar me pushime mbas keture fjaleve delet do fillojne te masturbohen ne mungese te tij.

  3. Hari says:

    O rrush! Po me thuaj nje expert ose kontraktor te huaj te projekteve te financuara nga BE IPA ne Shqiperi qe paguan taks ose TVSH…pse tallni bythen me kete popull dhe leshoni budallaleqe te tilla…kapu me kontraten e zbardhur dhe thuaj ku jane abuzimet apo nese ka ligjshmeri lidhja e kontrates…nuk jam jurist po kete fushe te projekteve e njoh mire keshtu qe mos fol si e ema e zeqos ne maje te thanes…

  4. alban says:

    O rushaj,,,, o qelbesire pa precedent, kujton se ke te besh me nje popull injorant, ti perfiton se ne shqiperi ska nje shtet se po te kish,,, ty duhet te pushkatonte,, po, po te pushkatonte, Crownt Agent, duhet vetem te kontrolloj qe procedurat doganele respektohen nga doganieret shqipetar, qe per 100 euro lejojne qe te kaloje edhe nomba atomike, pra mos u mundo qe te hedhesh tym o kriminel o pa gjykuar!, Pra kjo firme ska pune me tatimin, me tvsh, me aksizen, etj, etj, ata thjesht shikojne doganieret tane kriminela, dhe pastaj lajmerojne qeverine per shkeljet..skam mundesi qe te udheheq nje qeveri ose prokurori, po te kisha ti asnjehere s, mund te dilje nga burgu, per shpifjet qe perhap, duke perfituar nga mjetet e publikimit ne mase.je nje kriminel i mallkuar.lutem qe vertet po te kete zote, te te japi ate qe meriton, sepse qeveri qe re te shtypi koken e plehr2 akoma se kemi, por do vije dita qe populli i vuajtur shqipetar te jete ne gjendje te zhjidhi vet hallet e tij,

    1. Reynald de Chatillon says:

      Alfredi nuk asht aq rrush sa kujtoni se e njof mire se kush edhe sa vlen si njeri.

  5. dit says:

    O Rrush! Boll me gjepura,boll se na lodhe! Shko me pushime te kthjellohesh….

  6. Sonila says:

    Shiko koncesionet ku ke firmosur dhe drejtuar… me deme te medha per financat e Shqiptareve, pyetet njeri atehere?

  7. luli says:

    PD-ja paska mbetur ne dore te Rushajt,vaj medet !!

  8. henri says:

    Une desha te thosha keto gjera :
    – Kam spjeguar disa here, se firmat e huaja dhe vendase kudo ne bote i paguajne taksat ne vendin ku ata kane seline kryesore te firmes. Kjo eshte aresyeja qe Zvicra ben taksim shume favorizues te firmave te medha si Google, Facebook, etj. Prandaj keto firma i kane selite tyre ne Zvicer dhe paguajne taksa vetem ne Zvicer.Amerika dhe BE bejne shume presjon mbi qeverine Zvicerjane e cila nuk e çan shume trapin sepse ligjet per momentin i japin te drejte Zvicres. Zvicra investon shume per keto Probleme te mprehta juridiko-ekonomike dhe perfiton prej tyre. Wissen ist Macht ( te dish do te thote pushtet, fuqi )thone gjermanet.
    Keshtu qe eshte e kjarte se kjo firme ( Crown Agent) paguan taksa vetem te vendi ku firma ka edhe seline kryesore.
    – Di me siguri, se FIATI ka ndertuar ne Serbi nje fabrike ku prodhohen makina Fiat. Presidenti i Fiatit italjani Markione ka bere kontrate me Serbine dhe Fiati nuk do paguaje asnje lloj takse shtetit serbe per pese ose dhjete vjete. Kapitali nuk ka atdhe dhe shkon ku ka fitimin me te madh dhe kete pune e di edhe qeveria Serbe. Pra kjo praktike ndiqet ne te gjithe boten. Serbia e pranoi kete kusht sepse keshtu ajo ve njerez ne pune dhe nuk paguan keshtu leket e te papunit.
    – Mendoj se qeveria ben shume mire qe shqiptaret te dine se ku shkojne leket, sa leke merren afersisht ne vit nga doganat dhe sidomos transparenca dhe eksperienca qe do marrin punonjesit shqiptare gjete ketyre dy viteve. Eksperienca kushton kudo ne bote. Populli thote me mire de dish se sa te kesh.

    Me habiti thenja e ish zv.ministrit, sipas te cilit ne Shqiperi ka firme qe paska investuar miliarda dollare. Kush eshte kjo firme more zv.minister genjeshtar ?

    1. Theofan says:

      …qeveria svicerane e jo svicerjane. Me fal per korigjimin. Nuk jam zv/ministri

  9. lesharapi says:

    O shqiptare te mjere, ç’u ka marre b…erë! Haheni e piheni per padronet tuaj qe jane bere apo duan te behen miljarderë dhe vete tere jeten ne urdhër, qeseja nje kokerr hudhër! Luftoni me tru, jo me shpata, qe padronet tane dhe miqte e huaj te padroneve te mos na pine edhe palcen. Kemi pasuri pa fund, kuleten familjare e kemi bosh, pasi pasurite i gllaberojne kuçedrat qeveri dhe mafiozet ne bashkepunim me ta. Pasi, me sa kuptoj une, nuk ka milionerë qe te komentojne neper keto faqe on line. Ketu komentojne te papunet, fanatiket e partive dhe klloçkat e facebook-ut. Faleminderit per mirekuptimin.

  10. elisa says:

    O rusha – po kontraten qe ti bere me gambling – pse nuk e publikove asbjehere, le pislleqet mbrapa……………qe edhe buxhet shteti te MoF me zoITN YLBER nje donatori qe te te bente TOR’s kur donatori meerrej me varferine dhe nuk e dinte se cfare ishte “gambling” /…………le pastaj kontraten me greket e austriaket ———–per te njejtej gje……………..me mire mos e dil…………e mos fol…………se e qelbet Ju PERPARA………ndaj edhe keta e kane marre me yrush……….puna eshte se Ju jeni njeri sh u zoti, profesionalisht, si me thene ne koleget qe dime mire qe ekspert me te mire per koncensionet vec teje Nuk ka. Puna eshte se Saliu..dhe Jozi ………te griu ty dhe ca mbas teje. Ruaj vetem se njeri i zoti!!!!!!!

  11. Drini says:

    Qe je nga fisi Rrushaj kete e dine te gjithe po qe do te therisni ne PD -Fred Rrushi kete nuk e dinte njeri!Kur u emerove zv/misiter ne kohen e satrapit thone se Saliu pasi te ka ndegjuar njehere ne nje debat i ka thene Ridvan Bodes,”Ja vini kete rrushin ketu zv/minister,pa ditur qe zotrote e kishe mbiemrin Rrushaj”!E qe nga ajo dite ne koridoret e ministrise gjithmone lakoheshe si Fred Rrushi.

  12. Theofan says:

    Z. ish zv/minister, mos na e thuaj ne kete gje por te lutem sqaro Ambasadorin e Mbreterise se Bashkuar.

  13. Zef Kallami says:

    Me sa pasion dhe guxim marrin mbingarkes rrenat e rrenologjise kontraverse.

  14. prenge sherri says:

    o rrusho na cave trapin te ishe aq i zgjuar shqiperia nuk do te ishte keshtu pamvarisisht se zotrote ke qene loqja i boles bodes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje