Ankohen importuesit e duhanit: Akciza dhe pulla fiskale po na falimentojnë

13 Nëntor 2013, 14:14Ekonomia TEMA

Në kohën kur çmimi i duhanit në treg ka pësuar një rritje prej 40 lekësh të rinj për paketë dhe pritet akoma një rritje për shkak të rritjes se akcizës Komisioni parlamentar i veprimtarisë prodhuese ka zhvilluar një seancë dëgjimorë me industrinë e duhanit në vendin tonë, raporton “Ora News”.

Perveç akcizës si problematikë ajo që shqetësonte më shumë këto biznese ishte pulla fiskale,e cila bëhet nga një kompani konçesionare e huaj. Sipas Florar Pustinës, këshilltar ligjor i një prej këtyre kompanive kjo pullë është një kosto e shtuar në kurriz të konsmumatorit. Ndërsa, Eduart Shalsi, kryetar i Komisionit sqaroi se do ti kërkojë llogari qeverisë për këtë konçesion.

Në parim distributorët e cigareve në vendin tonë ishin dakord për rritjen e akcizës, e cila aktualisht qëndron në kufinjtë e 70 lekëve për paketë.

Vilma Nushi, përfaqësuese e këtij bisnesi kërkoi që rritja e akcizës të bëhet në mënyrë graduale me 10 lekë në vit. Për deputetin e opozitës, Genc Ruli, akciza nuk duhet rritur,pasi kalimi i këtij limiti do të nxiste kontrabandën në këtë sektor.Shqetësim sipas Rulit ky biznes duhet të ketë taksën progresive.

Përsa i takon këtij viti, importi i cigareve është ulur, çka do të thotë më pak të ardhura në buxhet,ndërsa tregu është më i disiplinuar, pasi është ulur kontrabanda.

3 komente në “Ankohen importuesit e duhanit: Akciza dhe pulla fiskale po na falimentojnë”

  1. henri says:

    Nuk e di, por ka shume mundesi qe une ta kem gabim dhe konkretisht :

    – Me siper thuhet se : “kete vit, importi i cigareve eshte ulur, cka do te thote me pak te ardhura ne buxhet”. Hajde llogjike hajde. Ne vend qe te gezohemi qe populli pi me pak duhan, qe te demton shendetin, pra shume me teper shpenzime shendetesore falas, qahemi se kemi me pak te ardhura ne buxhet.

    – Une di, se sot ne Zvicer nje paketa e zakoneshme Malboro kushton reth tete franga ( pra reth 11mije leke te vjetra ). Qeveria zvicerjane e ben kete, sepse keshtu ul konsumin e duhanit pra me pak shpenzime shendetesore dhe sepse akciza nga cigaret futet ne fondin e pensioneve te pleqerise.

    – Une di, se kjo zonja Vilma Nushi ka festuar dasmat e femijeve te saj ne Londer. Duket se vuan per buken e gojes e shkreta.

  2. luani londer says:

    Nuk eshte hall duhani por buka e gojes ,per mua le te shtohen me shume taksat se pasurohet vendi e kush ka para per te pire helm le ta pije,po ju them qe kam qene duhan pires per 33 vjet e te pishe duhan me 8.5 paund paketa ishte e pamundur por me vullnet te hekurt e lashe e i gjithe ky buxhetper afro 2500£ shkone per kenaqesine e familjes per vakanca faleminderit Angise qe ka vene taksa te tilla e para per shendetin e dyta rite te ardhurat famijare e artikulli duhet te demaskohet si vrases i shendetit.JO ME TE PIHET DUHAN PER TE PASURUAR BOSET LE TE GJEJNE BISNES TJETER MOS TOLERONI NE SHENDETIN<DUHANI TE VRET!

  3. e shqetesuara says:

    Eshte e vertete qe pullat e prodhuara me koncesion jane shume te shtrenjta, por marreveshja e felliqur e Bodes me Fullanin kete rezultat do prodhonte. Keta asgjesuan shtypshkronjen e prodhimeve te sigurise qe ishte prone e Bankes se Shqiperise, e cila i prodhonte pullat fiskale me kosto shume te lire dhe me nje siguri maksimale. Punonjesit qe punonin ketu ishin specilistet me te mire . Problemi ishte se nuk shkonin para ne xhepin e ketyre dallkaukeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje