Qeveria bllokon lejen e ACR-së, nuk u respektuan investimet dhe kushtet e sigurisë

11 Nëntor 2013, 15:45Ekonomia TEMA

Urdhri për bllokimin e lejes minerare në zonën D u propozua nga Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.

Top Channel zbardh të plotë raportin, pas të cilit Ministria e Energjetikës vendosi pak ditë më parë të pezullojë lejen minerare në zonën më problematike të Bulqizës, të ashtuquajturën zona D.

Raporti konstaton probleme me kushtet e sigurisë në punë, por edhe shkelje të rënda të ligjit nga privatët, deri në moszbatimin e urdhrave të institucioneve.

Nga verifikimet në terren, ekspertët e AKBN dhe Repartit të Shpëtim Minierave kanë konstatuar se përveç mangësive të theksuara në dokumentet teknike, përfshirë dhe pasqyrat e investimeve, në këtë zonë është kryer aktivitet minerar edhe në ato vende ku kjo ka qenë e ndaluar me ligj.

Sipas raportit, bëhet fjalë për galerinë me numër 34, për të cilën Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave kishte urdhëruar pezullimin e punimeve, por kjo nuk është respektuar nga subjekti privat. Zona D, e cila i përket pjesën jugore të minierës së Bulqizës aktualisht shfrytëzohet nga kompania “Tour Alb”. Por kjo e fundit vepron si nënkontraktor i ACR, pjesë e ‘Balfin Group”, që është dhe shoqëria e cila zotëron lejen minerare.

Burime nga Ministria i thanë Top Channel se në zbatim të ligjit, është subjekti zotërues i lejes minerare, ai që mban përgjegjësi për zonën e tij. Për këtë arsye grupi i kontrollit, ka propozuar pezullimin e lejes së shfrytëzimit për një afat të pacaktuar deri në plotësimin e realizimin e të gjitha vërejtjeve dhe shkeljeve të konstatuara.

Raporti mbi zonën D konfirmon edhe një herë situatën kaotike dhe moszbatimin e ligjit në zonën më të madhe krommbajtëse të vendit, që përbën dhe një nga pasuritë më të mëdha natyrore. Paralelisht mësohet se pas aksioneve të fundit të policisë për bllokimin e ngarkesave të paligjshme me krom, Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet ndaj një sërë subjektesh për fshehje të të ardhurave dhe evazion në aktivitetin e kromit./TCH

4 komente në “Qeveria bllokon lejen e ACR-së, nuk u respektuan investimet dhe kushtet e sigurisë”

  1. Landi says:

    Pas ndalimit te kesaj veprimtarie te rrezikshme, puntoret do punesohen nga Qeverria ne Qafmollas per demontimin e armve kimike siriane.

  2. Argita_B says:

    Nese aplikojne mundesisht dhe nje gjobe financiare te parashikur nga ligji shqiptar nuk do te benin keq, perkundrazi, do te ishte nje sinjal i qarte per te gjithe abuzuesit qe u mesuan duke vjedhur nga mungesa thuajse totale e shtetit.

  3. Adriatiko says:

    Për shumë vite ky vend ka qenë e diskutuar në DARFO ose me ACR të ri për emrin. Secila prej këtyre emrave ka përmbushur objektivin e investimeve dhe kohën. DARFO S.A. bë Darfo Sr.l. dhe pastaj ACR kundër ligjeve shqiptare dhe ende jemi duke diskutuar.Dhe një kompani nuk dihet në Turqi nga Turalb emrin ndodh të jetë nën-kontraktori. Ju lutem, z.Rama, keqardhje e fëmijëve presin etërit e tyre në mbrëmje dhe marrjen e lajmeve ditë të keqe pas dite. Ju keni fëmijë.Nuk është vetëm një trajtim të kancerit çrrënjosjen e indeve të kontaminuar.

  4. ufffffffffffffffff says:

    ky iliri siper ka te drejte
    me se te drejte
    keshtu eshte e verteta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje