Dobësohet akoma më shumë ekonomia shqiptare edhe gjatë periudhës së tremujorit të tretë të këtij viti. Në një raport të saj, Banka e Shqipërisë thotë se goditjen kryesore për këtë ecuri e ka dhënë vete qeveria, pasi sektori publik, i cili ka patur kërkesë të lartë për financim dhe marrjen e borxheve, por këto para nuk ka materializuar në rritje ekonomike, raporton Vizion Plus. Në fakt, borxhet e qeverisë kryesisht deri tani kanë shkuar për të shlyer pagat e pensionet dhe shpenzimet emergjente.
Ndërkohë, të ardhurat në buxhet po përjetojnë situatën më të vështirë të 10 viteve të fundit, ku TVSH-ja, zëri kryesor në arkën e shtetit, ka dy vjet që po shënon rënie. Kështu bilancet e biznesit janë përkeqësuar më tej, ndërkohë që edhe investimet e sektorit privat janë në rënie.
Në raport thuhet se shkaku kryesor për këtë është rënia e konsumit, por dhe tkurrja e kreditimit. Sipërmarrjet private, të cilat kërkojnë para në banka, në shumicën e rasteve janë refuzuar, ndërkohë që edhe për bizneset që kanë marrë kredi normat e interesit vijojnë të mbeten njësoj.
Gjatë këtij viti Banka Qendrore ka ulur tre herë normën e interesit për lekun, më synim nxitjen e kreditimit, por këto lëvizje nuk kanë ndikuar në interesat e larta të kredive. Ndërkaq që interesi i depozitave është në minimumin historik, ku norma e fitimit nuk shkon më shumë se 3%.
Sa i përket konsumatorit, banka pranon se të ardhurat e tij kanë rënë krahasuar jo vetëm me një vit më parë, por edhe muaj pas muaji. Bizneset janë detyruar që të ulin pagat e punonjësve, çka ka ndikuar që shqiptarët të shpenzojnë më pak edhe për produkte të domosdoshme.
Kuptohet, se ne kohet moderne ekonomia, vendet e punes dhe financa jane thembra e Akilit e cdo shteti. Shof, se Shqiperia ka te njejtat probleme qe ka edhe Italia. Pra Probleme me kredidhenie nga ana e bankave te shkalles se dyte dhe ulje te madhe te konsumit.
Itali i ka duart e lidhura, sepse ajo nuk mund te shtypi monedha Euro nga ana e bankes se Italise sic ben FED-i amerikan ose banka e Japonise. Aktualisht FED- amerikan shtyp ne menyre masive dollare amerikan, ka ulur interesin e dollarit ne Zero %, duke mbushur tregun me liqiuditet me qellim, qe ti japi nje impuls inisiatives private. Ne fakt Amerika ka ulur papunesine, shpetoi industrine e ndertimit te makinave, ka ulur koston e prodhimit te naftes ne Amerika per mbi dy te tretat. Dime, se cmimi i energjise eshte nje faktor kryesor ne cmimin e prodhimeve amerikane duke bere, qe prodhimet amerikane te jene shume konkuruese. Pra Amerika eshte ne rruge te mbare.
M.q.s banka e Shqiperise mund te shtypi sa te doje leke, pse nuk e ben kete pune. Te uli gjithashtu normen e interesit ne zero ( si amerikanet, zvicerjanet ), te investoje ne programe publike, shkolla, ura, rruge ( me leke te shtypur ) duke hapur keshtu vende pune, njerezit do kene me shume leke ne xhep, do konsumojne me shume, do rritet kerkesa, tregu do reagoje duke rritur oferten, pra vende te reja pune. Kete gje e beri edhe presidenti amerikan Ruzvelti me planin “NewDeal” ne vite 1932-1937. Kjo eshte teoria e ekonomisttit anglez Keyeness, gje qe ne fakt po ben edhe Amerika dhe Japonia tani.
Pra, fakti qe Banka e Shqiperise mund te shtypi leke duhet shfrytezuar. Ne se Italia dhe Greqia do ta kishin kete te drejte me siguri do ta benin. Ata i kane duart e lidhura, sepse nuk lejohen te shtypin Euron.
Ka shume te ngjare, qe kjo qe them une te mos funksjonoje, sepse une nuk jam ekonomist.
Pershendetje
Eshte e vertete qe USA printon dollare por mos harro qe ato mund ti kembesh ne te gjithe boten me mall. Rezervat federale ne pothuaj gjithe shtetet e botes jane edhe ne dollare. Kjo do thote se deri tani per amerikanet kjo gje po funksionon. POR mos harrojme se edhe amrikanet jane te rriskuar shume nga ky veprim sepse ne momentin qe KINA dhe Japonia(te cilat jane ne bisedime te fshehta qe te heqindollarin nga rezerva federale per shkak te gjendjes se keqe te ekonomise amerikane) do te bejne kete veprim atehere ekonomia amerkane falimenton brenda pak kohesh.
Gjithmone, ne ekonomi, sa here qe nje qeveri hedh ne treg me shume vlere monetare se cka vlere ne rezervat federale eshte automatiksht e falimentuar. Shembulli me domethenes eshte Britania ne vitet 60 kur falimentoi brenda 3 muajve.
Persa i perket Shqiperise, paraja nuk mund te perdoret ne asnje shtet dhe ky veprim i shtypjes se parave do ta falimentonte brenda dites dhe do e kete shume t veshtire rimekembjen.
Prerje e lekut,do te thote zhvletesim i tij,pasojat do fillojne mbi kredit,ritjen e çmimeve etj.
Mallrat e importit blihen ne euro,çmimi i tyre do jete i paperballushem , nga rrogat e pensionet.
Kendeveshtrim tjeter,
Faleminderit per komentin shume civil. Mendoj, se me cvleftesimin e lekut mallrat tona ( sidomos ato bujqesore ) do te behen me konkuruese per eksport dhe nga ana tjeter, dhe kryesorja, do behen invetsime publike nga qevria, do hapen vende pune,njerezit do kene me teper leke ne xhep, do rritet kerkesa ( konsumi ), tregu do reagoje duke rritur oferten dhe ekonomia do marri vehten.
Eshte fakt historik, qe Amerika ne vitet e depresjonit te madh 1932-1937 dhe tani aktualisht Obama po ben te njejten gje me sukses. Kjo eshte teoria e ekonomistit te madh anglez Keyeness.
Ne se Keyeness do te ishte degjuar nuk do te kishim Hitlerin dhe luften e dyte boterore. Keyeness ishte anetari i delegacjonit anglez ne konferencene paqes ne vitin 1918. Keyeness kundershtoi ndeshkimin e Gjermanise me reperacjone kolosale duke thene se Gjeramnia nuk do jete ne gjendje ti perballoje dhe atje do te lindin probleme socjale. Ai kishte te drejte dhe Hitleri hypi ne fuqi. Ne shenje proteste, Keyeness dha dorehqjen dhe doli nga delegacjoni anglez.
Pershendetje
nje gje te ngjashme degjova dje te bloomberg, lidhur me “islamic finance” dhe zhvillim e madh qe kan marre vendet e gjirit. duke qene se ne kulturen islame fitimi nepermjet interesit ose perqindjes eshte harram, bankat atje e kan interesin 0%. si pasoje e kesaj njerezit jane te detyruar qe ti vene ne perdorim parate qe kane ne forme investimi ose blerjeje duke bere te rrotullohet dhe rrota e ekonomise. nqs do ti mbanin leket neper banka do kishin vetem humbje. por nuk e di sa e aplikueshme mund te jete kjo teori per shqiperine duke qene se jemi treg i vogel.
lexuesi,
Me lejo te lutem te sqaroj si me poshte :
– Veprimet e mesiperme, qe shkrova une i takojne faktit ne se nje ekonomi e caktuar edhte ne krize dhe ka probleme.
– Edhe ne fene kristiane, ne fillimet e saja, ishte e ndaluar fitimi nepermjet interesit.
– Banka eshte shume e rendesishme, sepse atje behet takimi, nepermjet bankes te atyre, qe kane leke ( nuk kane die ) dhe duan ti zmadhojne dhe nepermjet atyre qe kane die ( ndertim fabrike etj.) por nuk kane leke. Pra ata qe duan te kursejne leket fusin kursimet ne banke dhe marrin nje norme interesi. Ata qe duan te bejne investime shkojne ne banke dhe marrin kredi me nje norme interesi me te larte. Kupgohet se banka nuk eshte nje institucjon bamiresie, qellimi i saj final eshte fitimi.
– Me lejo te te tregoj nje kurjozitet ne lidhej me normen e interesit. Ne se Jesus Kristi do ti hapte nje konto djalit te tij per nje Euro dhe me interes vjetor 5%, sot ne vitin 2013 djali i Krishtit do te kishte me miljarda Euro ne konto. Ne se ai cdo vit do te hiqte zinsen prej 5% dhe do ta fuste ne xhep, djali i Krishtit do te kishte ne konto vetem nje Euro. Njerezit kane problemin se mendojne LINEAR. Norma e interesit ka efekt eksponencjal. Pra cdo vit do kemi dyfishin. Ne vitin e pare 1E, ne vitin e dyte 2 Euro ne vitin e trete 4 Euro e keshtu me radhe.
Te uroj nje fund jave te mbare.
normale qe ekonomia do vazhdoje te bjere sepse shqiptaret ne mase po vetpunsohen ne profesionin ; OPINIONIST,
salih bushtra,
Filosofi grek Sokrates thote : “Shkruaj dicka, qe te te njoh, se cfare je.”