Zbulohet maksi-mashtrim në fushën e deklarimit në doganë të makinerive të lojërave të fatit

14 Nëntor 2013, 12:14Ekonomia TEMA

Strukturat e specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me organet doganore homologe zbuluan një maksi-mashtrim në fushën e deklarimit në doganë të makinerive të lojërave të fatit.

Kompania “SATURN GAMES” ka deklaruar në Degën e Doganës Tiranë, në import, 65 copë makineri lojëra fati me vlerë 37.050 euro. Gjatë kontrollit dhe hetimit aposterior të kësaj praktike doganore rezultoi se vlera reale e kësaj ngarkese e deklaruar në deklaratën e eksportit është 468.000 euro.

Kompania “SATURN GAMES”, me anë të paraqitjes në Degën e Doganës Tiranë të dokumentacionit të falsifikuar, ka shmangur detyrimin doganor në shumën 11.793.604 lek. Për këtë shkelje të klasifikuar kontrabandë, kompania është penalizuar në shumën 35.380.812 lek. Në total, detyrimi i munguar dhe penalitetet arrijnë në shumën 47.174.416 lek.

Për këtë çështje është depozituar kallëzimi penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për raste të ngjashme.

3 komente në “Zbulohet maksi-mashtrim në fushën e deklarimit në doganë të makinerive të lojërave të fatit”

  1. populli says:

    po pse gjobe? Ti konfiskoje te tera aparaturat e ti shesi jashte shqiperise, ka per te fituar leke mire

    1. black_lion says:

      Nuk eshte detyra e Doganave te merret me shitblerje mallrash. Ata duan xhixhat, pjesa tjeter nuk i intereson.

  2. Epirioti says:

    Zotrinj… Ajo Cka kini ZBULUAR Ju eshte vetem Maja e Ajzbergut….. Nese doni te dini te Zbuloni te VERTETEN KONTROLLONI sa Kompitera kan Hyr ne SHQIPERI si te Prishur ose PJES KEMBIMI edhe aty do te ZBULONI te VERTETEN e Madhe. Keshtu MASHTROHEJ DOGANA SHTETI nga Doganieret qe ishin Dakort me QEFLLINJTE e APEXave Kazinove dhe Makinave te Fatit ose me mir te KUMARIT te themi. hajt Tung Krejtve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje