Biznesi ankohet për monopolin e pullave fiskale. Ruli: Ka ulur informalitetin

20 Nëntor 2013, 18:57Ekonomia TEMA

Komuniteti i biznesit ka ngritur shqetësimin e monopolizimit të tregut të pullave fiskale.

Sipas tyre, kompania koncesionare në këtë treg ofron shërbimin më të kushtueshëm nga të gjitha vendet europiane dhe se kjo kosto është e pajustifikueshme, raporton Vizion Plus.

Ndaj ata kërkojnë reduktimin e saj.

Disa kompani prodhuese kanë parashtruar ankesat e tyre në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.

Deputeti Genc Ruli tha se koncesioni i pullave fiskale ka ulur informalitetin në treg, ndërsa për deputetët e mazhorancës, ky koncesion është një nga ato raste që ka nevoje për rishikim.

Në vitin 2012, qeveria dha me koncesion shërbimin e pullave fiskale mes debatesh të forta të opozitës së asaj kohe.

Ky shërbim aktualisht është monopol në këtë treg, çka ka bërë që biznesi të mos ketë zgjedhje tjetër, por të pranojë tarifat e përcaktuara nga kompania private.

6 komente në “Biznesi ankohet për monopolin e pullave fiskale. Ruli: Ka ulur informalitetin”

  1. studenti says:

    Ka rritur ne menyre te pajustifikueshme kostot e produkteve. Parate me mire ti mbaje biznesi se nje kompani e vetme ( Ahhh me duket i paska lagur kembet Ruli me keto te pullave)

    1. Argita_B says:

      Ruli ka kohe qe njihet si nga me te korruptuarit ne ish qeverine Berisha, dosjet ne prokurori i ka mal per shume afera, se kuptoj si nuk kane filluar proçedurat ndaj tij!!

  2. Rezi says:

    Mos kij merak se “i lag” Samir Mane per te gjithe ?

  3. Bujar says:

    Ky Rruli qe ka dale e ka fol eshte nje mafie qe duhet terhequr zvarre ne mes te Europes.Ky njeri mohoi nje projekt ferme ku do punesoheshin 1000 punetore vetem e vetem se nuk nuk i dhashe para.Me ka kerkuar para ne zyren e tij e ne prezencen e Kristo Rodit…Ai vertet eshte nje bandit i paskrupullt qe kerkon te mbroje mafien e vet dhe te miqeve te vet….

  4. Asim says:

    Jemi I vetmi vend ne evrope qe perdorim pulla edhe per birren. Askund tjeter ne evrope nuk ndodh. Dikush po I mbush gjepat rehat fare.

  5. Shkembi says:

    Pullat fiskale,kudo ne bote,prodhohen,administrohen dhe kontrollohen rigorozisht nga shteti(Ministria e Financave).E thene me thjesht jane monopol i shtetit.Meqenese ministri i financave identifikonte vehten me shtetin,duke qene kompetent(i shkolluar ne Institutin Bujqesor)mendoi qe ky produkt te prodhohej ne ndermarrje private e kontrolluar ne menyre direkte nga ai(apo njerezit e tij).I urojme qe ky bisnes te vazhdoje t’i lulezoje edhe ne kete situate te qeverise pasardhese(ne mos u kujtofte ndokush nga eksperte te mirefillte te ekonomise shqiptare qe ketij vendi te quajtur Shqiperi).Eshte mire qe ky artikull qe ben fjale per”Pullat Fiskale” dhe komenti ne fjale te vleresohet e te shqyrtohet nga Qeveria e Kryeminisri aktual!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje