Qeveria jep me qira tunelet dhe bunkerët (se mos la gjë tjetër Berisha)

23 Nëntor 2013, 10:44Ekonomia TEMA

Shteti jep me qira tunelet dhe bunkerët e komunizmit.

Kabineti i ministrave miratoi ndryshimin e procedurave për dhënien me qira të objekteve fortifikuese për një pjesë të kategorive të tyre, raporton Shekulli.

Pas rënies së regjimit komunist, shumë prej fortifikimeve të ndërtuara në atë kohë dolën jashtë funksionit duke ndryshuar destinacion për t’u përdorur nga qytetarët për aktivitete ekonomike, madje shumë familje i kthyen në banesa, kundrejt një qiraje të vogël që teorikisht duhet t’ia paguanin shtetit, por nuk u vu kurrë në zbatim.

Me ndryshimin e ri të ndërmarrë nga qeveria, lidhja e kontratës do të bëhet njësoj si objektet e tjera shtetërore, të cilat jepen me qira, duke u detyruar tashmë që të paguajnë edhe 0.5 përqind më shumë.

Vendimi bazë daton që në kohën e qeverisë “Meksi”.

Sipas gazetës Shekulli, në të gjithë Shqipërinë u ndërtuan gjithsej 176 mijë objekte fortifikuese.

Në këtë sistem përfshihen sistemi i strehimeve për mbrojtjen e popullsisë, sistemi i vendkomandave, i cili është ndërtuar i gjithi nën tokë, baza ajrore e Gjadrit dhe bazat detare të ndërtuara në Shëngjin e Palermo, të cilat janë vepra madhore e të rralla në llojin e tyre, sistemi i ndërlidhjes telefonike i cili është i groposur i gjithi nën tokë, etj.

17 komente në “Qeveria jep me qira tunelet dhe bunkerët (se mos la gjë tjetër Berisha)”

  1. xhaxhai says:

    Beri SHTET! Xhaxhi ENVER jo shaka,beri SHTET e i dha DINJITET,e jo si keta zagaret qe erdhen me pas,Sali Berisha me Fatos Nanon e qe shkaterruan cdo gje qe ishte ndertuar me djersen e Popullit.Sigurisht qe kishte dhe Enveri kishte gabimet e veta,por jo te shkaterronim vendin e ta conim ne kete gjendje katastrofale,ku nuk u la asgje ne kembe.

    1. nrj says:

      Sa prekes ky xhaxhai i rralluar !!!

  2. Dibrani says:

    O Ramo ku i gjen keto ide,….kush ti meson Veliaj apo Brace.

    Po natyrisht njerez qe nuk kane ku te jetojne ,pa pune ,pa ztreh ,pa lek ,….zgjedhin bunkerin si alternativ kur ske ku shkon.
    Ti tani mir pun e mirqenje nuk i jep ,…por po ja shterngo litarin pak me shume duke ja marre dhe ate qe mban frymen.

    Si thot aleati jot Meta qeveris me kembe ne toke,mos u mund me nxjerr dhjam nga pleshti.

    Studio se si te manaxhohet toka e lene pas dore dhe di te punsohen njerezit,….jo me taksa te larta se derrin do marresh dhe ti si Saliu po bere si xhelat.

    Ka menyra te tjera te behen ankante per dhenjen e Tokes me qira ose blerje ,..pra qe toka te shkoje tek financusi ,…dhe keshtu kultivohet Toka dhe punsohen njerzit.

    Nje financues nuk mund te taksohet te pakten per dy vite ,pra duhen lehtesime.
    Nuk di ca te te them tjeter por me dukesh pa plan thjesht keni marr karriket dhe pa plan per vendin.
    Mungon vullneti

    1. fatmir mehmeti says:

      sigurisht qe keta qeraxhinjte e bunkerave do jene te sigurte nga armet kimike te asadit.

  3. veterani says:

    Per te gjith fortifikimin ka pas inventar prandaj te kalojne ne inventare te ri dhe te shifet se kush shfrytzohet ti merret qera eshte prone publike.

  4. Daku says:

    Pikerisht se mos la gje Berisha, se po te kishte lene edhe kta si ai do benin. Morali i fabules, ne Shqiperi te jesh politikan je plehre, qe shet gjithcka per 2 leke. Dhe kta kshu jane, si te majte si te djathte…

    1. Bern says:

      Shqiptaret kan shum probleme me Qeveritaret të Djathtë apo të Majt. Shqiprija ësht në një situat katastrofale Ekonomike Salihu tash Rama aspak serioz.Kosova e njëjta situat kaotike të LDK Hajdut Komandantat e UCK si e kanë marr Qeverin ja bër të gjithë Hajdut Kombi Shiptar ka shumë probleme për ardhëmërin saj.

  5. shefi says:

    po tni qe na muaren edhe tunelet edhe bonkieret?

  6. shefi says:

    po tani qe na muaren edhe tunelet edhe bonkieret?

  7. aqif thumbi says:

    kur te mari qeverria lekat e qirase te bonkiereve etuneleve a do te na shprblej neve qe kemi lene lesht duke i bere ato? apo ben vaki te na paguaj ne prsonave me aftesi te kufizuar ! apo keto lek do jene per te mbyllur ndonje vrim tieter? kush e dinte se edhe keta tunele e bonkier u paskan dashur qe te kishim ber akoma me shume

  8. Eri says:

    Keto komentet qe i vini pas titujve te artikuje ne kllapa, te kepusin se qeshuri. Duken si te shkruara nga ndonje adoleshent.
    Jepeni lajmin ashtu sic duhet, e jo me komente, se gazetareve nuk i ka hije.
    Kuptohet qe si gazete sju intereson qe populli te indinjohet per dheniet me qera, se deri dje shanit cdo lloj dhenieje me qera. E sot qe i jep edhe qeveria e re, nuk keni fytyre te thoni lajmin drejt, por mundoheni t’ja pervishni fajin perseri qeverise se vjeter.
    SA TURP!!

  9. LaB i KeQ says:

    Ne daten 1/12/2013 priten rezultatet e gjendjes financiare ekonomike se Republikes Shqiptare, kompania qe ka mare persiper kete rezultat QUHET Deloitte&Touche. Nje kompani serioze pas 10 viteve te fundit pritet te jap pergjigje konkrete pasi ato jane manipuluar nga qeveria e zt.Berisha .Nuk jame specialiste ne fushen e finaces po pres nga zt.Rama qe gishtin ta kthej nga zt.Berisha per shifrat maramenes qe do tregoj ky rezultat.

  10. Dibrani says:

    Po sikur te ngrihet pronari I tokes e te thote dua demshperblim per ndertim pa leje ne toke private.

    Tani shteti mund te thoje e ka ndertuar sistemi komonist.

    Pra sistemi komonist pra nje sistem diktatorjal ,pra qeveria e re elktit ne menyre demokratike duhet te jete e kujdesshme kur thote per bunker qe jane ndertuar ne toke private pa deshiren e te zotit te tokes.
    Dhe perdor akoma teza sikur ato jane prone shtetrore ,….. ndertuar ne toke private pa vullnetin e privatit dhe akoma pretendon pronsine.

    Pra dua te them qeveria e re po futet ne rrugen e qoflargut,behet pjese e nje sistemi Diktatorjal.

    Ne qoftese je shtet demokratik mund ti heqesh ato nga tokat e popullit dhe tu japesh kompesim per zenjen e tokes keto 23 vjet demokraci.
    Jo te vesh qira se nuk e ke ate te drejte ne nje vend Demokratik

  11. pike zjarri says:

    Bunkeret, gjithe ajo “pasuri kombetare” e vlersuar me rreth 3 miliard Euro vlere, u zhduk, pa nam e pa nishan. Po prape asetete e ushtrise te perdoren ne te miren publike, dhe jo per te bere ca leke ministri.

    ?
    http://www.youtube.com/watch?v=MxJiDK9Xm_c

  12. Dibrani says:

    Nje shtet Demokratik nuk mund te ndrtoje Bunkere ne toke private dhe pastaj ti jape me qira.
    Atehere i gjithe koncepti pronsi sdo kish kuptim, ndoshta diktatur po

    Ama fajin ja lene Sistemit komonist qeveria e re , por po ve ne zbatim ligje qe nuk kane kurr far themeli ne nje vend demokratik.
    Prokupia eshte te leku , pa ditur te ndajne te mire me te keqen .

  13. agimi says:

    nuk e kuptoj kur flasin per bunkeret apo tunelet dote ishte mire te ruheshin sepse kjo ishte nj pasuri kombtare qe ne nje tearthme do te teriqte turiste si nj nga vendet e vetme ne bote me kte shume kaq te madhe bunkeresh dhe tunelesh mire po ,fatkeqsisht te ghitha i kane shkateruar duke i edhur ne ere per te shitur ekurin dhe teghithe ne jemi indiferent duke i pritur te ghitha nga qeveria pa ekuptuar se kjo eshte pasuria e,te.ghithve sepse per ato punuan te ghihte.

  14. nrj says:

    Berisha ju la ato qe ju la endhjeri,se gje tjeter ai nuk na la per 45-vjet…prveç se uri dhe terror!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje