BB: Rritja ekonomike do jetë e ulët deri në vitin 2016. Zgjidhni problemin e kredive të këqija

23 Nëntor 2013, 18:17Ekonomia TEMA

Banka Botërore ka vendosur në tryezën e qeverisë një paketë të gjerë rekomandimesh mbi masat që duhen ndërmarrë për të zbutur krizën e rëndë që po kalon Shqipëria.

Raporti, i cili analizon me hollësi 13 sektorët më prioritarë, konstaton që në fillim se ekonomia ndodhet në një situatë të vështirë dhe kërkon ndërhyrje afatshkurtra dhe afatgjata për të shmangur kolapsin. Pjesa e parë nis me situatën makroekonomike dhe atë fiskale.

“Kriza e vitit 2008 i dha fund modelit ekonomik të Shqipërisë, i cili bazohej në konsumin e brendshëm,” nis raporti.

Sipas tij, edhe pse mundi të shmangë recesionin, Shqipëria u godit fortë nga kriza, që e ka zbritur rritjen ekonomike në nivelet më minimale.

Ekspertët e BB parashikojnë se kjo situatë krize do të vazhdojë të paktën edhe për tre vitet e ardhshme.

“Kërkesa e brendshme ka qenë e dobët dhe me krizën e eurozonës që zgjat, rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të jetë rreth nivelit 2 për qind deri në vitin 2016”, konstatohet në dokument. Për këtë pjesë, raporti jep dy rekomandime bazë.

E para zhvendosjen e orientimit të ekonomisë nga kërkesa e brendshme tek eksporti dhe rekomandimi i dytë fokusimin tek konsolidimi fiskal dhe ulja e borxhit për shkak të rrezikut të lartë.

Por borxhi publik nuk është kërcënimi i vetëm i ekonomisë sipas Bankës.

Tashmë edhe sektori financiar ka rreziqe të larta që burojnë nga ngadalësimi i ekonomisë dhe rritja e kredive të pashlyera.

“Zgjidhja e kredive të këqija është çështja më e rëndësishme që duhet të adresohet nga autoritetet shqiptare,” vërën raporti. Për sektorin financiar rekomandimet janë disa. Pikësëpari ekspertët rekomandojnë kryerjen e një simulimi të gjerë krize në fillim të vitit të ardhshëm ku të përfshihen të gjitha bankat dhe institucionet e tjera, për të evidentuar problemet potenciale të sistemit.

Po kështu ata kërkojnë ndryshimin e taksimit për kreditë e këqija, forcimin i procedurave gjyqësore për garancitë dhe ngritjen e një mekanizmi ligjor, që do të mundësonte ndërhyrjen me fonde të buxhetit nëse banka të caktuara do kenë nevojë kapital.

Sektorët e tjerë në të cilin banka ndalet gjatë është ai i mbrojtjes sociale dhe sistemi i pensioneve. në të parin rekomandohet reformimi urgjent dhe forcimi i mbikëqyrjes për skemën e ndihmës ekonomike dhe atë që asiston personat me aftësi të kufizuara për të ulur abuzimet.

Ndërsa për skemën e pensioneve banka i kërkon Qeverisë që lidh më shumë kontributet me përfitimin për ta bërë skemën më tërheqëse, të zëvendësoje pensionet e fshatit me pensione sociale me tavan dhe të rrisë moshën për gratë duke e barazuar atë me burrat./ Top Channel

10 komente në “BB: Rritja ekonomike do jetë e ulët deri në vitin 2016. Zgjidhni problemin e kredive të këqija”

  1. valter says:

    Ohhh, me ne fund institucionet financjare po thon te verteten qe kemi vite qe po na plas buza me injorantet militante (si ekonomia e dyte mbas gjermanise), por kisha deshir te ishte akoma sala ne pushtet, qe ta kishte zen populli si çaoçeskun ne rumani.

  2. Meleku says:

    Banka Boterore e ka shume gabim! Ne po rilindim dhe brenda mandatit te pare do te punesojme 300 mije njerez.

  3. lili says:

    Dmth mbrotja e bankave qe na Kane sakatuar me tarifate e tyre?
    Bullshit!
    Bankat Kane dhane pare-me nje kosto te pashoq se interes ne shqiperi eshte trefishi i evropes,edhe prape ne duhet te bajme faj in pse ato banka Kane marr guxim me dhane kredi pa mbuloje? Sicili riskun e vete:bankat Kane marr nje risk,le ti paguane vete pasojat!

    1. Argita_B says:

      Banka Boterore ka kopetencat e saja ne fushen e ekonomise, po je te njeten gje, Banka Boterore eshte pergjegjesja kryesore per krizen energjitike shqiptare. Qe ne vitet 1995 Banka boterore ne rkomandimet e saj kurre nuk i sygjeroi Shqiperise per te ndertuar burime te reja prodhimi, ne nje kohe qe konsum i brendhshem i energjise u trefishua.
      Banka Boterore eshte e implikuar ne afera te me dha korrupsion ne vende si Nigeria per shembull dhe per kete nuk flet kush. Sygjerimet e Bankes boterore jane per tu mare me pinceta, pasi ajo ndodhet ne Shqiperi per te pasuruar aksioneret e saj dhe jo per te ndihmuar Shqiptaret.

    2. redi says:

      lili,
      Me lejo te lutem te te them, se funksjoni kryesor i bankes eshte kreditimi ( dhenje a kredive ) per ekonomine reale. Ne se kjo gje nuk behet eshte nje gje shume e keqe per shtetin. Ne shtator 2008, kur falimentoi banka e e madhe investuese ne bote Lemon Brotheres, u krijua nje situate, ku bankat nuk e dinin, se sa kredi te keqia ( paketa te keqia ) kishin ne barkun e tyre dhe te bankave te tjera dhe u fut ne loje armiku kryesor i financave MOSBESIMI. Bankat nuk i jepnin leke njera tjetres. Problemi ishte, se disa banka ishin shume te medha ( to big to fail ) dhe ne se falimentonin nuk do funksjononte kreditimi i ekonomise reale pra ekonomia pa leke, papunesi, ulje konsumi, ulje kerkese, ulje oferta dhe katastrofe. Per te menjanuar kete, gjithe shtetet e medha te botes, qe ishin ne krize u detyruan te rifinanconin bankat jo liquide ( qe nuk kishin leke te thata )duke marre borxhe. Pra qysh atehere deri me sot shtetet jane mbytur ne borxhe.

      Mendoj, se banka boterore ka te drejte ne propozimin e saj, sepse ne te kundert do te keqesohet edhe me tej kreditimi i ekonomise reale. Une nuk jam ekonomist, por me beri pershtypje, se banka boterore do te shkaktoje nje perkeqesim te faktorit socjal ne Shqiperi dhe konkretisht :
      – Mosha e daljes ne pension te grave do te jete sa ajo e burrave, pra grate do dalin me vone ne pension dhe pra leket do ti marrin me vone.
      – Forcimin e procedurave gjyqesore per garancite bankare. Kjo do te thote, qe njerezit, qe kane marre kredi te keqia tju merret kolaterali ( garancite qe kane dhene per Kredite ) dhe krijimi keshtu i tregut te kolateralit. Pra garandcite e dhena per marje kredie ( shtepi, dyqan, makineri etj. do te vihen ne shitje (ankand ) dhe kuptohet, se cmimet do bien.
      Nuk e di, se pse mu kujtua ate, qe kam pas lexuar shume kohe me pare. Ne Rusi pllakosi uria e madhe, sepse bolsheviket kishin ndjekur nje politike te eger kunder kulakeve ne fshat dhe fshati nuk jepte aq grure dhe miser sa duhej. Njerezit vdisnin si miza. Ne kete kohe Lenini shpalli nje plan, qe te lirohej pak kulaku, qe te rritej sasia e drithrave ne treg. Lenini, atehere tha frazen e fameshme : Po bejme nje hap prapa, per te bere dy hapa perpara. Rikovi, kreyredaktori i gazetes bolshevike Pravda, qe po degjonte kete raport te Leninit tha : Kukumjacka kendoi fundin e pushtetit sovjetik.

      Dihet, se banka boterore dhe FMN do bejne ate qe bene me Greqine, do japin kredi te buta ( me norma interesi te buta ) dhe do ti imponojne qeverise politiken e shtrengimit te rrypit. Qeveria do detyrohet te ngrije taksat, te uli vendet e Punes ne administrate, te uli investimet publike ne rruge dhe shkolla, ndoshta te uli pensionet dhe rrogat e administrates. Ndryshe ku do ti gjeje qeveria leket. Neve si shtet cdo vit VETEM per te paguar interesat e borxhit publik na duhen mbi 500miljon dollare.

      Mendoj se rritja ekonomike prej 2% deri ne vitin 2016 eshte nje gje e mire.

  4. Ku jane parate tona? ....................................................................................... says:

    -Ku jeni ju maloket shpellare te Cetes-Dragobi qe na zhvilluat “mbrapsh” pas Gjermanise ?
    -Z.Rama, duhet te gjeje ku kane shkuar parate dhe te arrestoje Kriminelin Shpellar Sali Bisha.

    1. Meleku says:

      Edi Ramen dhe PS e pret fundi i Papndreut dhe PASOK-ut. Veçse do te jete nje fund shume here me i turpshem.

      Vetem vazhdimesia e qeverisjes nga forca e qendres se djathte (pa Berishen) do te ishin shpetimi i Shqiperine.

      Gabimi me i madh i shqiptareve qe rane pre e mashtrimeve elektorale te Edi Rames. Ai ka ka nisur ti paguaje ato, por shqiptaret do ta paguajne me rende zhgenjimin.

  5. MEMEDHETARI says:

    Melek.dole prape ti,o pampersi i Berishes???

  6. dnerguti says:

    Demek kur bankat Kane fitim,fitimi per ta,kur Kane kredit te keqija humbje per ne?
    Ni,e Kane marr vete date rezik,vete Kane dhane kredi vend e pa vend,pra vete ti paguajne démet!
    Ose atehere banke shteterore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje