Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka deklaruar se në përfundim të auditit të kompanisë “Deliotte”, ka rezultuar se borxhi i shtetit ndaj biznesit është 24.6 miliardë lekë.
Në një konferencë për shtyp, Cani ka theksuar se kjo shifër është si pasojë e papërgjegjshmërisë së qeverisë së kaluar.
Cani tha se kjo shifër ka në pjesën e vet sektorë të ndryshëm të ekonomisë, por pjesën dërrmuese e ka infrastruktura, që zë 65% të shumës, pastaj shëndetësia, arsimi etj.
“Në procesin e auditimit të borxhit të buxhetit të shtetit, shoqëria “Deloitte”, me ndihmën e Ministrisë së Financave, si dhe të gjithë ministrive të linjës, identifikuan inventarin e gjithë borxhit që këto të fundit kishin ndaj biznesit deri më datën 31 gusht 2013, i cili u konfirmua dhe u rakordua edhe nga 150 bizneset që kishin detyrimet më të mëdha dhe që përbënin 78.2% të borxhit total të identifikuar. Duke qenë një kampion me shtrirje kaq të madhe, ne besojmë se shifrat e gjeneruara nga ky ushtrim janë shumë përfaqësuese. Me 50 obligimet më të mëdha, të cilat përbënin 57.6% të totalit të identifikuar të borxhit në këtë ushtrim, u kërkua informacion i detajuar mbi kopjet e kontratave dhe gjithçka lidhur me historikun e pagesave të tyre. Një burim tjetër i të dhënave, i cili u kryqëzua me informacionet e mbledhura nga ministritë, ishte dhe informacioni online i deklaruar nga biznesi në websitin e Ministrisë së Financave. Nga gjithë ky proces, “Deloitte” identifikoi shifrën prej 24.6 miliardë lekë që buxheti i shtetit i detyrohet aktorëve të brendshëm dhe të huaj të ekonomisë shqiptare. Në këtë shifër, pjesën dominuese e zë borxhi ndaj infrastrukturës rrugore, i cili është rreth 65% e kësaj shume; borxhi kryesisht në sektorin e farmaceutikës dhe të pajisjeve mjekësore zë rreth 17.03% të tij; si dhe arsimi identifikohet me një peshë prej 8.4% në këtë borxh, kryesisht, me borxhin ndaj ndërtimit të shkollave të reja,” tha Cani.
Megjithatë, ministri i Financave thotë se ky nuk është borxhi i plotë.
“Ministria e Financave është e ndërgjegjshme që procesi i bërë deri tani nga “Deloitte” është vetëm një nga komponentët e këtij borxhi, por ky borxh ka edhe komponentë të tjerë, siç janë vendimet e pashlyera të përmbarimit në xhepat e mijëra qytetarëve, të cilat, vetëm nga zyra e përmbarimit shtetëror, janë rreth 1.1 miliardë lekë; borxhet e sistemit fiskal të biznesit; detyrimet që ndërmarrjet shtetërore kanë; detyrimet që lindin si rrjedhojë e një sërë ligjesh, si ai i dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë e të shpronësuarve; faturave financiare ndaj vendimeve gjyqësore të Strasburgut, etj.
Ministria e Financave është duke hartuar një strategji, e cila përfshin jo vetëm identifikimin e borxhit, por edhe mënyrën e shlyerjes së tyre, ku në bazë të saj do të jetë identifikimi, auditimi, certifikimi i këtij borxhi nga të gjitha institucionet që e kanë atë. Gjetja e mjeteve të nevojshme financiare nga institucionet ndërkombëtarë dhe identifikimi i mënyrës së shlyerjes së këtij borxhi duke respektuar parimet e transparencës, gjithëpërfshirjen, barazinë e secilit, është një tjetër komponent i kësaj strategjie. Si pjesë e kësaj strategjie, Ministria e Financave, së bashku me institucionet ndërkombëtare të zhvillimit, po rishikon të gjithë sistemin e financave publike, me qëllim që të mos lejojë përsëritjen e këtij fenomeni në të ardhmen, duke bërë axhustimet e duhura si në sistemin informatik të thesarit, ashtu edhe në gjithë procesin e buxhetimit në tërësi, duke i dhënë përgjegjësi direkte ligjore njerëzve që, me autoritetin e tyre, guxojnë të ndërmarrin angazhime përtej mundësive, apo lejojnë prekjen e fondeve kur këto të fundit të jenë të angazhuara”.
Cani mos bej gam gam kot por bej punen per te cilen u zjgodhe tamom coje ate qe ishte para teje ne burg qe te nxjerri parate e vjedhura.
O Berlin,Cani nuk ben gam,gam por ne unison me Berishen po ven ne zbatim nje grabitje tjeter qe do te vazhdojne ta paguajne dhe vuajne po shqiptaret.Cani-Bode jane fytyrt e se njejtes medalje,ato qe ideuan skamat piramidale duke grabitur shqiptaret me fuqin e pushteteve,po ato por me nje metode tjeter si borxh ndaj bizneseve te botes se krim-korrupsionit-politik ne vite po vazhdojne duke i mashtruar dhe grabitur shqiptaret.Hapni syte o vellezer dhe mos bini viktime e riciklimit te bots se krim-korrupsionit-politik ne te tria pushtetet ne vite.
Klani Berisha vazhon e shkel mbi gjaun e viktimave te tij,dhe e quajtura mazhoranca e ngjales se breishes ngrene tek shtepia e Metes ne breg te Adriatikut vazhdon ti toleroje duke I ejuar ti bejne karshillek drejtesise dhe premtimeve te dhena gjate fushates nga te quajturit socialiste,duke i mbajtur nen sqetull dhe bere avokatine Djallit.
O Berlin nje te thene me nje te bere e ndan mes nje det i tere:-thote populli.Krimi krimin do te mbroje,per sa kohe qe krimet macabre te diktatures komuniste dhe persekutoret ne to si dje dhe sot nuk jane ndeshkuar nga drejtesia.
Dita e shtetit te se Drejtes po troket ne deren Shqiperi,por as Berisha dhe as Rama me shoke nuk duan ta besojne,se shume shpejt do te kenenje fund te turpshem dhe pa kthim,sikurse Milloshevici-Sadami,apo Gadafi me shoke.Beso dhe bindu dhe denonco.
ORE U ESHTE BERE MENDJA BURG. POR I BIE TE FUTEN TE GJITHE SHQIPTARET NE BURG NGA 1990 E TANI. S’KA NEVOJE PER BURG, KA KONFISKIM PASURISH SEPSE SHTETI ESHTE VARFERUAR NGA VEPRIMTARIA E KETYRE PERSONAVE. NE DUAM TE NA KTHEHEN MBRAPSHT ATO QE NA KANE VJEDHUR, PERSONAT LE TE DERGOHEN ME GJOBA TE FORTA DHE ARREST SHTEPIE, NUK KEMI PARA TE MBAJME NJEREZ NE BURG SI NE KOVALISHENCA…
Borxhi te paguhet nga te ardhurat qe do ti merret ish funsionareve te shtetit.Borxhi i marre eshte perdorur per nevojat personale te qeverise mafjoze dhe jo per popullin. Atp qe kan firmosur per marrjen e borxhit te paraqesin dokumentat se ku i kan perdorur keto para.
Nqs ky borxh qe qeveria berisha i pervetesoj dhe depozitoj neper kontot e veta neper bankat e botes (sepse gjeti kta idiote biznesmen) kjo qeverri e sotme do bej gabimin kapital ,tja heqi popullit shqiptare e fali sali berishes ,kini per te pare z.Edi Rama se cdo bohet ne ate vend .
Qe nji kryehajn qe ka pervetesu miljarda sa ishte ne pushtet ,me menyrat nga me bixarret , nepermjet krimit ,presionit, mashtrimit ,tradhetis te shkaterroj jeten e nji populli te tere ,nji shoqerie dhe te ardhmen e disa brezave dhe jo vetem te dal i palagur sot por te vazhdoj te qelb opinionin shqiptar e jet i lire duke ber gangsterrin nga shpella ,kjo eshte kulmi i maskarallikut qe nji qeverri e vertet mundet te toleroj . Bojeni nqs ju mba suma ate gabim ,hiqjani kto shuma popullit dhe jepjani shkedhrdhatave qe e qujn veten biznes qi u shkerdheýn me salkurven me qejfin e vet ,( jo pa marreveshje perfitimi nga pas ) dhe keni me pa si i vihet zjarri ktij vendi . Paret kto bizneskurva duhet tja kerkojn sales e ky i fundit ti terheq nga bankat ku i ka mcef ne bote pik . Jeni duke lujt me zjarrin mendohuni mir Zoja qeverri
Ky borxh nuk duhet paguar . I takon cdo shqiptari , edhe foshnjave , te paguajne nga 8000 dollare . T’i gjeje ish qeverrija parate . Le te grumbullohen ne nje palester dhe te gjejne mundesine e pageses . Populli nuk mund te paguaj te tille vjedhje galopante . Illo
24.6 miliard leke jane 236 milion dollare, pra nga $78 per person.
Gjithsesi kjo shume eshte me e madhe se tere produkti bruto i nje muaji ne gjithe Shqiperine.
KU JANE PERFAQSUSIT E KTIJ POPULLI !!!
PO SHOFIM QE POLITIKA KA NJI MARREVESHJE MAFIOZE ME BIZNEZIN
SE POLTIKA PASUROHET NE MILJARDA ME GJAKUN E KTIJ POPULLI
SOT ESHTE MOMENTI KUR KY POPULL TE KET PERFAQSUSIT E VET NE PARLAMENT
OSE NE RRUGE PER TU MBROJTUR KUNDER KURTHIT QE BIZNEZI ME POLITIKEN
KURDISEN NE KURRIZ TE KTIJ POPULLI TE SHKRET !
NQS JU POLITIKAN MAFIOZE DHE JU BIZENESMEN MAFIOZE MENDONI SE DO
VAZHDONI TE RIPNI KET POPULL E MJERONI JETEN E SHKATERRONI KET VEND
ME ME TE TILLA MENYRA MAFIOZE GABOHENI REND –SEPSE CDO DURIM KA NJI KUFI
NDOSHTA KA ARDHUR KOHA QE TE GJITHE JU MAFIOZ POLITIKE E BIZNES TE
MERRNI CFAR DHE MERITONI NGA KY POPULL
Trevisio e ju injorantet e tjere qe komentoni me lart:si mendoni ju se per borxhet qe kan qeverite nuk mbahen llogari?Si mendoni ju se ka shtet ne bote qe nuk ka borxhe te mbrendeshme ndaj bisneseve?Amerika qe eshte fuqija me e madhe ekonomike ne bote ka mijra miljarda borxhe te brendeshme.Shkurt ata borxhe jan para ende te papaguara nga shteti per ndertimet komunale qe bisnesi ka bere,sidomos per ndertime rrugesh,qe ne vendin tone gjate kesaj periudhe jane bere sa s’jane bere per 100 vite ne shqiperi…Keshtu punon cdo shtet.Por kompjuteri tashme kujte s’i ka rene ne dore qe te zhgarravise budallalleqe;vazhdoni knaquni me vetveten e vrisni kohen…
Une kam mendimin se duhet sqaruar keto gjera :
– Borxhi publik. Eshte borxhi qe qeveria ka marre duke shitur bono thesari jashte dhe brenda vendit.
– Borxhi i siperm publik, nuk ka te beje fare me borxhin, qe shteti ju ka firmave te brendeshme dhe te jashteme per punimet publike, qe keto firma kane bere per shtetin. Ketu dua te theksoj, se edhe qeveria italjane ju ka borxhe te medha, te pa paguara, firmave italjane, qe kane bere punime publike me kontrata te rregullta me qeverine. Pra, qeveria italjane ju merrte ketyre firmave taksat dhe nuk ju jepte leket, qe ju kishte borxh dhe dihet, se shume pronare firmash italjane, sidomos te ndertimit, kane vrare vehten per kete aresye, sepse nuk kishin leke per te paguar punetoret dhe kistet e kredive, sepse edhe bankat italjane te shkalles se dyte nuk ju jepnin kredi.
– Une mendoj se aresyeja kryesore e ketij borxhi ( qe qeveria ju kishte firmave per punimet e bera ) ne pjesen me te madhe eshte shkaktuar nga pazotesia e partiakeve qe ishin ne administraten e ekonomistit me te madh te botes me emrin Sali gomari. Sala e ka bere kete budallallek se kishte frike se mos ekonomia shqiptare nuk do te mbetej per jete si ekonomia e dyte ne Europe pas asaj gjermane. Ne aktualisht tani pritet qe ne fund te vitit 2013 te kemi nje borxh publik prej tete mije miljarde e 959 miljone dollare borxh. Cfare do te ndyshonte ne se do shtoheshin edhe borxhi qe qeveria ju kishte firmave per punimet e bera ?! Kete e di vetem Sala. Kujtoj ketu se Ilir Meta para nje muaji the se neve cdo vit VETEM per pagesen e interesave te borxhit publik duhet te paguajme 500mije dollare ose 50 miljarde leke te reja.
– Djema, politike eshte per ti q… nenen! Ne vetem per interesat e borxhit publik paguajme aktualisht cdo vit, dy here me shume se sa borxhi qe ju ka qeveria firmave per punimet e bera. Pra vetem per intereat e borxhit publik paguajme DY HERE me shume dhe mediat dhe qeveria nuk e thone kurre kete te vertete te llahtareshme. Sa per kurjozitet Italia vetem per interesat e borxhit publik paguan cdo vit
85 miljarde Euro.
Korrigjim ;
Ne vend te 500mije dollare duhet 500miljon dollare.
Ndryshe nuk zhvillohet nje shtet e nuk punesuhet njeri,o zoteri,vecanerisht per shtetet e varfera;te gjith erkojne borxhe,apo s’eshte keshtu ?
henri,
nuk e paske degjuar se ky eshte borxh per vepra komunale krysishtndaj firmave te ndertimit,65 perqind?
Z. Cani – duhen bere verifikime edhe ne terren – ne realitet sa pune eshte bere ne te vertete jo ne letra se ne letra i kishte mbaruar rruget edhe vete Olldashi i ndjere!!! Puna jote ta fut Z. Cani kujdes – Bode katunari ka shire me parate e shqipatreve dhe gjeja e pare eshte ta denoncsoh ne prokurori per gjithshka qe ka bere ne shkejle te ligjit Bode Katunari, Z Cani.
Mos ja zgjat katunarit Bode – piramidali se ka paguar ende 1997!!!
ZOTI CANI ESHTE FINANCIERI ME I MIRE NE VEND DHE ME KULTURE TE TE SPIKATUR. ESHTE ME I MIRI QE MUND TE BEJE MINISTRIN E FINANCAVE DHE EDI RAMA TE VETMEN ZGJEDHJE TE SAKTE KETE KA BERE, NDERSA TE TJERET AI I BEN EDHE VET NDERS MINISTRA QENDROJNE ATY E RROTULLOHEN NE KARRIGE