Ahmetaj: Nuk ka ende një tabelë përfundimtare për taksën mbi të ardhurat

2 Dhjetor 2013, 20:47Ekonomia TEMA

Fillimisht në gazetën Panorama dhe më pas në shumë media të tjera ka qarkulluar një tabelë në lidhje me tatimet e reja mbi pagat.

Por ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, thotë se nuk ka një tabelë përfundimtare.

Duke folur për Top Channel, Ahmetaj tha: “Duhet të sqaroj se nuk ka ende një tabelë përfundimtare për taksën mbi të ardhurat personale. Ajo që ka parë publiku nuk është e vërtetë. Nuk ka akoma një tabelë të taksës mbi të ardhurat personale. Gjithë kjo zhurmë është propozuar nga opozita, që është shkaktarja e parë e gjendjes së mjeruar ekonomike. Sot në pushtet ka ardhur një qeveri e përgjegjshme, që nuk vrapon pas prerjes së shiritave dhe është e gatshme të mbajë premtimet e bëra.

I garantoj shqiptarët se premtimi ynë është në themel të programit tonë. Ne jemi duke u përfshirë në një program me FMN dhe Bankën Botërore për të stabilizuar ekonominë shqiptare dhe për ta futur në rrugën e një rritjeje cilësore. Për të arritur këtë duhet të stabilizojmë këtë gjendje të mjeruar. Shqiptarëve do t’u duhet të bëjnë sakrifica për shkak të asaj papërgjegjshmërie të qeverisë së djeshme. Është pikërisht opozita e sotme shkaktare e rrënimit ekonomik.

95 për qind e shqiptarëve do paguajnë më pak. Ne nuk heqim dorë nga ajo që kemi premtuar: kush fiton më pak paguan më pak dhe kush më shumë paguan më shumë. Pasi të kemi përfunduar programin me FMN dhe Bankën Botërore, sistemi monetar do të bëhet i tillë që 95 për qind të paguajnë më pak. Situata është e rëndë dhe kërkon sakrifica. Me të mbaruar negociatat me FMN dhe BB, në mes të dhjetorit, shqiptarët do të kenë të rejat mbi atë çka do të vendosim së bashku me institucionet ndërkombëtare. Nuk dhashë një përgjigje konkrete sepse nuk ka tabelë”./ep

25 komente në “Ahmetaj: Nuk ka ende një tabelë përfundimtare për taksën mbi të ardhurat”

  1. Nini says:

    Dmth ne fillim te gjithe do paguajme me shume qe pastaj me “vone” 95% te paguajne me pak …..

    Ju premtuan ulje taksash dhe ne fakt do au rrisin sepse u duhet te paguajne miliona euro per lobing

    1. Patriot says:

      Ju kerkoni qe shqiptaret te bejne sakrifica?!…Ok.por deri kur?!…sa gjate?!….pa limit?!…cfare premtoni ju si shperblim per sakrificat tona?!…do coni te korruptuarit ne burg?! sepse ju thoni se shkaku eshte papergjegjshmeria e qeverise se djeshme! Apo mendoni vetem te mallengjeni njerezit me fraza patetike?!…Filloni me Drejtesine zoterinj,sepse pas skandalit qe transmetoi “Fiksi” nuk qendron asnje lloj alibie ne kembe!!! “Fiksi” ofroi fillin per te zgjidhur lemshin! Me nje fjali te sekretares se gjykates se Pukes,e cila tha: “…Jam mafie,kam 21 vjet qe e bej kete pune…” Ti behet e qarte keasj zonje se rrezikon denim me gurgim te perjetshem.Ose ne kembim te bashkepunimit me drejtesine-duke rrefyer mafiozlleqet 21 vjecare,te tregoje emrat e gjithe gjykatesve dhe prokuroreve qe kane marre zarfat me leke!!! Pastaj gjykatesit dhe prokuroret qe sot ndodhen ne pozicione te ndryshme do tregojne ku kane paguar nje pjese te lekeve per t’u ngjitur ne karriere…e keshtu shkohet deri ne maje.Pra,drejtesia do ndjeke po te njejten rruge,qe ia ka bere gati “Fiksi”! …A ka gjasa te ndodhe keshtu?!…Une nuk besoj! Sepse Edi ka xhan Berishen dhe Berisha ka shume xhan Edin! Doni prova?!…Kane levizur naten…si kusare…themelet e shtetit!!!!…

  2. Aldo says:

    Nje gje nuk kuptoj…. Ne vend qe te perveshin menget dhe te luftojne evazionin fiskal, keta zoterinj gjejne rrugen me te shkurter dhe rrisin taksat. Eshte njesoj si me energjine elektrike… Rriten cmimin dhe pjesa qe paguan mbulon humbjen e atyre qe nuk paguajne. Ata qe jane te ndershem dhe deklarojne pagat sakte, do a hane perseri. Une nuk votova socialistet qe te vazhdojne avazin e vjeter. Kjo eshte e pafalshme, e papanueshme dhe arrogante. Nga pikepama ekonomie gjithashtu nuk ka sens. I bie fuqishem konsumit. Keta njerez qe marrin mbi 100,000 leke ne muaj nuk po bejne haane. Bejne nje jete normale, ndihmojne prindit te cilet kane punuar 45 vjet dhe marrin nje pension lemoshe, heqin barren mbi sistemin arsimor publik duke i cuar femijet te privati, heqin barren mbi sistemin shendetsor publik duke shkuar tek privati, e gjithcka e konsumojne ne kete vend. Ndrkohe, korporata te pacipa qe nuk respektojne asnje rregull tregu i rrjepin shqiptaret me tarifat e kripura dhe e dergojne fitimin jashte. E kta te fundit do te tatohen me PAK! Kjo thjesht nuk eshte filozofi e majte. I keni dhene nje grusht nje shtrese te mesme intelektuale, e cila ne mase derrmese eshte votuese e juaj zoterinj te Rilindjes. Dhe trumbetimi qe rrogat e vogla do ta tatohen me ak eshte me shume se qesharak . Nje njeriu me rroge 60,000 leke i kurseni 3000 leke qe do ja merni me rritje e akcisabe dhe taksave te karburanteve e taksat e makinave. Kjo eshte per te vajtuar!

    1. Islam says:

      Aldo, i ke rene kokes !

  3. dajt says:

    Ca letyrash keta more, gjithmone ua ka fajin media. Flisni pra qelbesira, pse heshtni, ka nje jave qe gelon muhabeti per taksimin e pagave. NUk eshtethjesht muhabet kafesh por nje ceshtje qe na prek te gjitheve. Edhe per armet kimike futet koken si struci dhe pastaj ua kishte fajin populli dhe mediat qe paska “keqinformuar”.

  4. abc says:

    Po beje pse se ben. Tu bene 100 dite çar do i thuash kryeministrit ne Janar?

  5. Male ozdrimi says:

    Demagog, i pafte dhe i papergjegjshem

  6. linda says:

    Po pse akoma nuk ta ka shpjeguar RAMA
    ty tabelen e taksave, o sherbetor i
    pushtetit te rradhes.

    Ju ka kapur Rama me keq se Saliu
    Ridvanin.

  7. Kristo says:

    O Arben !
    Edhe per taksimin e te ardhurave personale do t’i merrni doren BB-se e FMN-se ? Te na i thoshit qysh ne fushate, or burre, qe ne nuk kemi sovranitet politik, ekonomik, etj. Pra s’kemi asgje ne dore dhe ne ta dinim cdo benim me voten tone.
    Se keshtu sic del nga theniet e tua, me voten qe ju dhame ju morrem ne qafe edhe juve qe ju beme deputete e ministra.
    Se Juve Arben ju vjen rende qe nuk po mbani premtimet. Psh, Ty o Beni nuk na the fare ne fushate qe do ngrije taksat per makinat e perdorura, por sa u bere minister dhe u takove me Hari Lenen(BMV) e perfaqesuesit e bizneseve te makinave te reja e the menjehere do te rriten taksat.
    Ore e ke pyetur FMN-ne qe do ti ngresh keto taksa se do turperohesh ?
    Ikni ore karagjoza, se s’behet stan me lepuj si puna jote.

  8. en says:

    Rama, qeroje kete delirantin qe nuk rri dot pa dale ne tv. Si nuk e kupton mashtruesin e Tos Nanos, flet e flet, e asgje ne thes.
    Do jete vone kur ta marresh vesh se cte ka bere Uria Hipi.

    1. Trendi says:

      en edhe une jam shume dakord me ty. Ky eshte nje supemashtrues qe ka vjedhur sa ka thene mja Albtelekomin ne kohen e NANOS me kompanine e tij Hermes dhe tani na hiqet si i ndershem. Nuk e di se si Edi Rama merret me njerez si ky edhe si ay G99 i MJAFTIT qe po ben kerdine aty ku ka marre pushtetin. Keta kane per tja futur thelle Rames po mos morri masa.

  9. Albnr1 says:

    Po beje pse s eben. Vfare do i thuash Kryeministrit ne janar?

  10. Aldo says:

    Nje gje nuk kuptoj…. Ne vend qe te perveshin menget dhe te luftojne evazionin fiskal, keta zoterinj gjejne rrugen me te shkurter dhe rrisin taksat. Eshte njesoj si me energjine elektrike… Rriten cmimin dhe pjesa qe paguan mbulon humbjen e atyre qe nuk paguajne. Ata qe jane te ndershem dhe deklarojne pagat sakte, do a hane perseri. Une nuk votova socialistet qe te vazhdojne avazin e vjeter. Kjo eshte e pafalshme, e papanueshme dhe arrogante. Nga pikepama ekonomie gjithashtu nuk ka sens. I bie fuqishem konsumit. Keta njerez qe marrin mbi 100,000 leke ne muaj nuk po bejne haane. Bejne nje jete normale, ndihmojne prindit te cilet kane punuar 45 vjet dhe marrin nje pension lemoshe, heqin barren mbi sistemin arsimor publik duke i cuar femijet te privati, heqin barren mbi sistemin shendetsor publik duke shkuar tek privati, e gjithcka e konsumojne ne kete vend. Ndrkohe, korporata te pacipa qe nuk respektojne asnje rregull tregu i rrjepin shqiptaret me tarifat e kripura dhe e dergojne fitimin jashte. E kta te fundit do te tatohen me PAK! Kjo thjesht nuk eshte filozofi e majte. I keni dhene nje grusht nje shtrese te mesme intelektuale, e cila ne mase derrmese eshte votuese e juaj zoterinj te Rilindjes. Dhe trumbetimi qe rrogat e vogla do ta tatohen me ak eshte me shume se qesharak . Nje njeriu me rroge 60,000 leke i kurseni 3000 leke qe do ja merni me rritje e akcisabe dhe taksave te karburanteve e taksat e makinave. Kjo eshte per te vajtuar!

  11. Thoma says:

    I nderuar z Minister.Buxhetet vendore jane akoma te pa miratuara, afatet ligjore per miratimin e buxheteve jane ne prag te perfundimit.Nuk jane miratuar grantet, priten ndryshime ne paketen fiskale;Çfar do te behet me taksen e biznesit te Vogel,do te hiqet apo jo?çfare ndryshimesh do te kete per taksat nacionale etj.Kur do te jete koha e mjaftueshme per pergatitjen e buxheteve.Do te kemi ndryshime te ligjit 9632 “Per sistemin e taksave vendore”? Ligjit 9920 “Per proçedurat Tatimore?.Koha ka qene mese e mjaftueshme qe grupet e punes te kishin dhene shpjegimet prane komisionit parlementar te Ekonomise.Presim pergjigje.

  12. Trendi says:

    Ajo qe eshte per te ardhur keq eshte qe para fushates eshte premtuar qe kufiri do te jete 150000 Lek te reja, poshte kesaj taksat do ulen dhe siper do rriten, e ka thene Edi Rama diten per diell me ze e me figure.
    Tek faqja e PS egsiston akoma kalkulatori per taksimin e ndershem.

    Eshte nje Zhgenjim total nqs fillohet duke shkelur premtimet. NJe gje eshte e sigurt qe 4 vjet kalojne shpejt dhe ky popull qe rrezoi Sali Berishen , Edi Ramen e rrezon per 24 Ore nqs e genjen. Popullin nuk mund thjesht ta genjesh sa te marresh pushtetin.

  13. Tefta says:

    Si sju vjen turp e talleni me popullin???!!!

    Po pse mo gazetat ku i gjeten informacionet i shpiken,ju jeni qe i furnizoni me Informacion se doni te beni testet tuaja me popullin po dijeni qe ka per tju ngritur populli me keq se per armet kimike se shqiptari ste fal per leket
    A se kuptoni qe ju votuan per te na nxjerre nga gremina dhe jo pe te na zhytyr me keq.
    Shperhje idiote qe ska reforma pa dhimbje,po as po kuptoni

  14. mashtrusi says:

    PS, mos harroni ate qe keni deklaruar per fushate.

    Sa per kujtim po ju rifreskoj linkun e faqes tuaj zyrtare.

    http://ps.al/taksimi-i-ndershem

    Cdo gje tjeter eshte nje mashtrim elektoral i paster qe partia demokratike do ta shfrytezoje ne maksimum dhe qe shume njerez mund te ndihen te tradhtuar.

  15. Tefta says:

    Si sju vjen turp e talleni me popullin???!!!

    Po pse mo gazetat ku i gjeten informacionet i shpiken,ju jeni qe i furnizoni me Informacion se doni te beni testet tuaja me popullin po dijeni qe ka per tju ngritur populli me keq se per armet kimike se shqiptari ste fal per leket
    A se kuptoni qe ju votuan per te na nxjerre nga gremina dhe jo pe te na zhytyr me keq.

    Shperhje idiote qe ska reforma pa dhimbje,po as po kuptoni qe populli jone nuk mban me dhimbje o Njerez !!!!!

    Turp-Turp-Turp

  16. populli says:

    Z. Rama, mos e mashtro popullin, se 4 vjete kalojne shpejte

  17. Patriot says:

    Ne qofte se do taksohen me 15% rrogat deri ne 100 000 leke(te reja),kjo eshte thjesht manover per te mbushur arken me keq se me taksen e sheshte!!! Qe te kete sens taksimi i ndershem,pagat deri ne 50 000 leke te mos taksohen,sepse kete page marrin te rinjte e sapo dale nga universiteti qe kane zene pune si inxhiniere,mjeke…etj dhe jane “shkundur” duke shpenzuar per shkollen.Jane familje te reja te sapo martuar,qe kane marre shtepi me kredi ne banke ..etj.Pagat nga 50 mije deri ne 100 mije te taksohen 10% per vleren PERTEJ 50 mije lekeve.e keshtu me radhe! Sepse kjo shtrese e popullsise,kyesisht te rinj te shkolluar,jane edhe votuesit me te shumte ne 23 Qershor te programit te shpallur nga Edi Rama….

  18. bravo rilindja! mer rripini lekuren ketij populli,tamam si ne 45″ FIKS SIC BENE BABALLARET …..

  19. VL.HAS. says:

    Te pame dhe ne debat televiziv . Hallall e paq rrogen qe e merr nga shteti . Me argumente te sakta ,ishe i carte per te gjitha ato qe shtjellove . Urojme qe dhe ministrat e tjere te Rilindjes , te paraqesin ate nivel qe populli te bindet per ate qe u thuhet !

  20. populli says:

    Ne pjesa e popullit qe ju votuam, gjithmone kemi sakrifikuar, por kjo sdo te thote te na hypni ne kurriz dhe ju qe ju votuam.

    Bete politike dhe fushate dhe thate qe do beni shume gjera.

    Taksa e sheshte ishte nje nga ato, dhe me thene te drejten shume njerez pane nga ju se pane nje perfitim direkte te kjo gje. Bile nxorret dhe nje link te faqja zyrtare e Partise ku njerezit te benin perllogaritje.

    http://ps.al/taksimi-i-ndershem
    eshte e turpshe se brenda dites e hoqet, pasi ajo qe keni premtuar nuk perkon me ate qe do beni. Te pakten keshtu te lini te mendojme, pasi e hoqet linkun brenda dites.

    Nese, ju thate qe qeveria e vjter na vodhi , u koruptua, e terri e verri. Ato i dime dhe ju kerkoni sakrifica nga ne, por edhe ju duhet te beni sakrifica per ne. Duhen futur ne burg ata qe torrutruan dhe vodhen kete popull, po nuk e bete atehere i bie qe edhe ju do te na mashtroni dhe ne do sakrifikohemi gjithnje.

    Boll se na ka humbur durimi

  21. Artan says:

    Une kam pershtypjen qe rritja e takses ne formen e taksimit te ndershem eshte nje loje fjalesh e Rames sepse ne fakte vetem kete di te bej mire. Po behen 100 dite e Shqiptareve pervec rrenojave te disa tabelave e disa ndertesave nuk po i shfaqet gje para syve. Turp tju vij edhe per aksionin e tabelave ka akoma ne Autostraden Tr Dr dhe aq me keq kur mendon qe kjo qeveri ndikim e vet nuk e con as deri tek qyteti 20 km lark sic eshte Durresi! Turp per Saimirin e Turp me i madh per Ramen si sju vjen turp qe i prishet ne menyre me te poshter spektakulare vetem per show kurr rreget dytesore si tek Kristali apo QTU apo Matane QTU mund te jete shume vrastare per kalimtaret e makinat TURP
    Ndersa per taksen une nuk jam dakort sepse e para nuk ka nje qartesi ne komunikim nuk kam qene dakort as per ate qe eshte deklaruar per zgjedhje sepse nje parafoles me lart thoshte se me 1 mil lek ky person mban prinderit qe kane nevoje per sherbim dite e nate e ne mos ai ose ajo ti kishte ato para keta prinderi qe derdhen djerse per 50 viti si do i kaloj pleqeria e shkrete
    Ato nuk jane baballaret e Lindes apo Rames apo Argites e Zenit por jane femijet e punetoreve te dikurshem qe ndertuan per ne qe investuan per ne e ne mos tu kthejme asgje TURP
    Po kalbet shteti e Rama Krihet me artistet Pse nuk mbledh ekonomistet Z Rama pse nuk mbledh sociologet e psikologet e analiazo e pastaj nderto nje strategji me te sakte sepse ai libri bosh i parazgjedhjeve po kethehet si perralla e nastradinit
    Me pelqen qe Ministri del e sqaron por nuk tregon se cfare po ndodh
    Saper makinat e vjetra jo taksa po jasht fare te mos jene ne Shqipei 1/3 aksidenteve me pasoje vdekjen shkaktohen nga makina mbi 12 vjet 790 te tjera nfa makina mbi 8 vjet e pra jasht sepse per qefet e dikujt smund te vdesin kaq shume njerez. te investohet ne trasport publik themi perdite jemi te varfer e makina nuk eshte per te varfer por per ato qe kane me se ta mbajne. Ne Shqiperi makina ne 90% te rasteve eshte luks e pra duhet taksuar e jo makinat e reja te mos kene takse fare. Te vjetrat jasht se po na vrasin perdite.

    Duhet vullnet miq por edhe shume si ne qe te mos i lejojme te bejne cte duan 4 vite jane shume per te pritur ne Rama do ndrisi gje. une thjesht nuk besoj ne aftesite e tij pavaresisht se situata eshte shume e veshtire e kete e gjeti e nuk e krijoj ai, por ai u votua per ta zgjidhur.
    Me shume me mire, me me dije me mire, me pak te uritur me mire, me pak makina me mire me shume trasport publik me mire me pak taksa me mire e me shume investime.
    Z Minister ju dikur ishit biznesmen mos e humb sensin e te menduarit ne ate forme sepse vetem keshtu do jesh me i sakte ne vendim marrjen tende e per rrjedhije me i sukseshme
    Te uroj shume fat

  22. arben says:

    Arben ahmeten e njoh mire jemi ritur bashke ne gjirokaster dhen ne universitet kemi studiuar bashke,nje gje mund te them me siguri nuk mund te kate person me karierist dhe me te koruptuarne politiken shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje