Biznesi i kërkon borxhin Ramës dhe shprehet kundër taksës progresive

6 Dhjetor 2013, 15:33Ekonomia TEMA

Pas konstatimit të borxheve që qeveria i ka bizneseve, sidomos atyre private, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar nga kryeministri Rama, që të marrë masa ndaj shlyerjes së detyrimeve financiare që kjo e fundit ka ndaj tyre.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, tha për Ora News se kjo ka qenë një ndër kërkesat kyçe që biznesi i ka drejtuar qeverisë.

Sa i takon reformës për hartimin e paketës fiskale, Jaka tha se “nuk jemi njohur ende me të”, ndërsa kërkon nga kryeministrit Rama që të fokusohet në tre çështje, që sipas tij janë me rëndësi për gjallërimin e ekonomisë dhe bizneseve në vend.

Sakaq kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka duke shprehur qëndrimin e tij kundër taksës progresive, tha se qeveria duhet të reagojë dhe të hartojë një masterplan, i cili do të stimulonte bizneset në 5 vitet e ardhshme.

Ndërkohë për Top Channel, Jaka i kërkoi qeverisë që të heqë dorë nga projekti i taksës progresive dhe përshkallëzimi i tatimit mbi fitimin.

“I bie që do kalojmë një treg informal lidhur me punësimin, pasi kemi të bëjmë me një taksë progresive, e cila rëndon pagat e larta. Lidhur me tatimin e korporatave është goxha atraktive kur ke një reformë apo një paketë fiskale me tarifa të thjeshtuara, me tarifa fikse në shifra të ulëta. Nëse do e komplikojmë këtë lloj pakete fiskale dhe këtë lloj reforme lidhur me legjislacionin fiskal, parashikimet janë që investimet e huaja do të jenë të tkurrura dhe nuk do të jenë të pranishme në Shqipëri”, tha Jaka.

Zyrtarisht konsultimet e qeverisë me biznesin pritet të nisin në datën 10 kur do të mblidhet Këshilli Ekonomik Kombëtar, por zoti Jaka listoi paraprakisht një sërë kërkesash që Dhoma e Tregtisë ka për paketën e re fiskale.

“Marrja e masave për shlyerjen e borxhit ndaj biznesit, duke e parashikuar atë edhe në futjen e buxhetit për vitit 2014, nëse nuk shihet mundësi tjetër. Kërkojmë diferencim të TVSH-së, që është jo më e lartë se 10 për qind për produkte bujqësore blegtorale vendase, si dhe shërbime turistike; heqjen e TVSH-së për të gjithë pajisjet dhe makineritë që i nënshtrohet skemës së rimbursimit të TVSH-së dhe që i shërbejnë aktivitetit dhe sipërmarrjes së private; heqja e TVSH-së për transportin publik qytetas dhe ndërqytetës”, tha Jaka.

20 komente në “Biznesi i kërkon borxhin Ramës dhe shprehet kundër taksës progresive”

  1. Korabi says:

    Ku ishit deri ne gusht ju zotrinj, apo fshiheshit si minjte per shkak te tenderave te fituara me ryshfete? Tani u kujtuat qe keni te drejta.

  2. LORA says:

    Ky nikolin jaka eshte pjese e procedures antiligjore (ka qene pjese e dikasterit te ndertimit ne kohen qe e drejtonte lul-kusaro-krimineli ) te rruges Durres-Kukes.Si ja hudhi ky me nje burg simbolik?! E me pas burgut na u be kreu i Dhomes se Tregetise dhe Industrise?!
    Sa per borxhet ndaj biznesit le t’ja kerkoje ish-qeverise se tij,ndaj se ciles nuk e hapi squpin ndonjehere.Qenka bere birbil hajduti me cizme!!!!

  3. leo england says:

    A kane cipe keta muter?? Ptu rrace shpellash, rritur me ariun po kur lehin bejne krra,krra, krra si sorrat apo korbat. Aman o Mero cu jep vend ne gazete ketyre te tredhurve te plakut Mere.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Kerkojani atij “kokerrotes” qe thoshte Ridvani..C’fare borxhe kerkon ky ?!?! Ridvani tha se s’ka borxhe te fshehura..Ja ku jam thot I pacipi…Me coni ne prokurori..Pagoje ti o “shoku” Ridvan..Se ti the s’ka borxhe..Kush e akumuloj k’te borxh..Me miratimin e kujt?!?! Te kushtetutes?!? Morret konsensus e 3/5-ve sic e perpilon KUSHTETUTA?!?! Ja shkelja e pare flagrante..Ehhuu, gjen shesh e ben pershesh ti..

  5. mira10 says:

    Pse s’ja kërkuan Salës? Edi s’ju ka marrë ndonjë borxh këtyre. Na duan paratë për ato rrugë të bukura që na kanë bërë. T’u jepen paratë pasi të kenë përfunduar punimet.

  6. mira10 says:

    Ky është ai Nikolini që kërcen me barkun jashtë në majë të tavolinës?
    Aferat i ka bëë me Saliun, le t’ja kërkojë paratë Saliut.

    1. Bern says:

      Gjërat që nuk i shkojn mir PS gjithëher ia lënë Fajin Salihut. Taksat Progresive ësht Ide e EdiRames,Socializmi ësht ide e mir por ësht si Prohobicionizmi nuk funksionon.

  7. ben says:

    Ky Nikolini, para zgjedhjeve,thonte qe qeveria nuk i ka borxh biznesit.

  8. Ky mirditori rrujti 1.2 milon euro kur ishte zevendeminister,beri nja 4 muaj burg u bo kryetar i kesaj dhome anonime cecenesh tani do prap leke. Ti duhet te ishe ne burg,por ne kete vend kurvash behesh kryetar dhome,parlamenti etj.

  9. Ina says:

    Pse nuk i kerkuan me perpara borxhet keto plehra? Vetem t’a kryqezojne Ramen ka ngelur. Berishes i thurnin lavde, apo kishin frike nga gjyshi?

  10. qytetari vlore says:

    hodhet leket te priste shirita babai juaj. epo tani cprisni tju themi ne? kesaj i thone nema se sma ke. ne fakt sipas lapsit tuaj babai juaj do rinte akoma ne pushtet e do jua shperblente 5fish.pergjigjen e dini vete tani … ne fillim te vegjlit ju ngrohuni ne diell.

  11. fieraku4u says:

    SA QESHARAK JAN KETA TE “DHOMES TE TREGETIS”…

    POR DERI DIJE KUR ISHTE BERISHA NE PUSHTET, PSE NUK E KERKUAT BORXHIN JU,..?? POR THOSHNIN, NUK NA KA BORXH QEVERIA, KURSE SOT NA DALKA BORXHI.

    AHHHHH JU BREK GRISURIT E MUTIT…

  12. Ajdin Kuksi says:

    Me qene une ne vente Rames u theme;Hajde merrni K…..e madhe.
    Deri dje thoshin se s’na ka borxhe Berisha.
    Keta hane te gjithe hajdute.

  13. leo says:

    kjo puna è borxheve eshte e rehatshme me u zgjidh. qeveria krijon nje grup pune e verifikon te gjithe tenderat. per shembull ndonje firme ka ndonje borxh sepse ka ndertuar rruge apo dicka tjeter. shume mire shikohet cilesia e ndertimit, sa puntore ka pasur te punesuar me letra firma e per sa kohe e ka mbaruar punimin. kam pershtypjen qe dalin shume te palara e shume firma nuk kerkojne asgje.

  14. viol says:

    ti kerkoine te vani,ajduti ,sal ajduti e krimineli.ose te marin lendet e dushkut qe qeveria gangestere ka lene,pse strukeshit deri dje si minjte e ha,,,,te gjitha keto i beni qe te falimentoi kjo qeveri,sjetoni dot pa korupsion.

  15. Lali says:

    Ah moj Jak xhakete ti se bashku me Berishen dhe suiten tuaj eshte i mire burgu po se kuptoj cfare pret Edi Rama……pastaj biznesi nuke ka nevoje per borxhin e qeveris….pis milet paskeni pas qene.

  16. A says:

    Kush i tha ketyre mendere bisnesmeneve qe te bejne pune pa pare. Ne qoftese ke fituar tenderin e nje rruge, ne fillim te punimeve merr 30% te shumes, pastaj kur keto shuma jane drejt perfundimit merr 30% tjeter, kur edhe kjo shume eshte drejt fundit merr 30% e fundit. 10% i shumes merret mbas 1 vit garanci, neqoftese rruga dhe objekti eshte ne rregull. Prandaj keto pare kerkojani SALI BERISHES dhe RIDVAN BODES, kush ju tha te punoni pa pare duke marre kredi. Tung.

  17. altin says:

    Me vjen keq qe keta BUSINESMEN TE MEDHENJ kane paguar sekserin SHKERDHEN BERISHA por kjo qeverri nuk duhet te ktheje borxhet e te tjereve dhe ju beni mire ta mbyllni sqepin dhe te punoni.dembela llafazane batakcinj

  18. Treviso says:

    Borxhi i shtetit tek investitoret eshte ne çdo shtet, por jo me perjudha te gjata si ne Shqiperi. Ne kohen e diktatures numer 2, ku udhehiqte sali Berisha, nuk kishte asnje investitore pa u paguajtur sipas thenjes se investitoreve. Zoti Bode ka te drejte ku thote se nuk ka borxh te fshehur, dhe une e mbeshtes thenjen e tije. Te hapen dokumentat dhe intervistat qe kan dhene investitoret dhe kryehajduti i dhomes se tregetise, para votimeve. Nuk jam ne kundershtim qe te mos baguhen borxhet e disa viktimave te regjimit Berishjan. Keto qe protestojne per borxhin duhet hetuar se jane komplot mafjoz i kryesuar nga kapo, sali Berisha.
    Menyra tjeter e pagimit eshte: Te thirret zoti Bode dhe t’ju pergjigjet ketyre invetitoreve per borxhin, siç ju pergjigjte kur ishte minister i thesarit. Nuk ka pse te shtrydhet akoma populli per te baguajtu borxhet qe hajdutat i kan dhene hajdutave. Ky problem eshte dhe ne Itali dhe problem i madh. Taksa, taksa dhe vetem taksa. Shqiperia ka mundesi ti rregulloje keto problemet e taksave, se eshte sa tre qytete te vogla te Italise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje