22 banorë, prej të cilëve 15 këshilltarë dhe shtatë kryetarë të fshatrave të komunës Zharrëz në Fier janë futur në mesditën e së premtes në një grevë urie, si akti më ekstrem i protestës ndaj aktivitetit të kompanisë “Bankers” që sipas tyre u ka shkatërruar shtëpitë gjatë 3 viteve të fundit.
Grevistët deklaruan për Vizion Plus se kjo formë proteste ishte zgjidhja e fundit përballë heshtjes sipas tyre të shtetit mbi problemet e tyre.
Grevistët kanë deklaruar se nuk do të dalin nga vendi i ngujimit nëse nuk gjendet një zgjidhje aq shumë e kërkuar prej tyre. Greva e urisë ka nisur në një nga lokalet në qendër të fshatit Zharrëz, ndërsa për tre ditë rresht banorët kanë protestuar, duke bllokuar aksin rrugor Fier-Berat.
Në protestë së bashku me banorët janë bashkuar edhe fëmijët e shkollës së fshatit Zharrëz.
Në rrugë edhe në ditën e sotme janë vendosur gurë dhe blloqe betoni, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë për të mos përshkallëzuar irritimin e banorëve.
Boll me me greva, por kthehuni jetes normale.
Ju uroj kembengulje per te shporrur “bankersat”!
Eshte e vetmja zgjidhje per te shpetuar prej GRABITESVE MODERNE TE PASURISE ME ME VLERE TE NENTOKES SONE ARBERORE.
Fitore! No passaran!
Ata nuk jane kundra Bankers per faktin se kjo e fundit nuk paguant taksa per naften qe shfrytezon ne Shqiperi, po jane kundra pasi ne shtepite e tyre ka thyerje te cilat mendojne se vijne nga punimet e kesaj kompanie.
Per kete pune, duhet te therrasin ekperte per te identifikuar problemet dhe nese kuadri ligjor shqiptar parashikon ndeshkimin per Bankers le ti drejtohen gjykatave. Negociata eshte raport forcash keshtu qe pak veshtire te fitojne duke bere greva urie.
a e dine grevistet qe kompania “bankers”vetem per renten minerare paguan 80 milion dollar ne vit?megjithese ne ligj eshte qe kjo shume duhet ti koloje komunitetit,qeveria e meparshme e prdorte si pjese te buxhetit dhe nuk ja dorezonte komunave.sikur krto para te vinin te qytetaret as qe di e vrisnin mendjen per krisje muresh.se sa e ligjshme eshte bankersi le ta zgjidhin strukturat perkatse,por kjo shume duhet ti vej komunitetit se i takon me ligj dhe qeverite ja vjedhin dhunshem.gjithmon grevistet jane perdorur politikishte .edhe kesaj radhe politika do perfitoj populli i shkrete nuk e di se ca pzaresh luhen ne kurriz te tyre.kjo do merret vesh kut greva te perfundoj dhe pa u zgjidhur asgje.vitin e kaluar nje emigrante prej 15 vjetesh ne itali,u gjend ne greve dhe perfundoi ne qeli.me dhembi ne shpirte kur me takoi pasi e kisha pasqyruar konfliktin ne tv ,dhe me tregoi sa kishte paguar per tu liruar pas nje viti .e them me pergjegjsi nuk kishte bere asgje ,dhe u akuzua se kishte hapur cisternat.i lutem zotit te jem i gabuar por kam frike se keshtu do ngjaj prape.