Kompania turke “Aydiner Insaat” A.S. hedh poshtë komentet e gazetarit A. Ndoja rreth sasisë së bakrit dhe arit që sipas tij kjo kompani po nxjerr jashtë Shqipërisë.
Në një njoftim të shpërndarë nga avokati i kësaj kompanie thuhet se kjo akuzë është e rëndë dhe përbën vepër penale që nuk mund të bëhet pa patur fakte të forta dhe të verifikueshme.
Gazeta Tema ka cituar gazetarin në fjalë në botimin e saj onlinë në një intervistë të dhënë për gazetën Dita.