Qindra tregtarë, që punojnë prej 15 vitesh tek tregu i uzinës “Dinamo”, protestuan kundër përpjekjes së Bashkisë për mbylljen e tregut për interesa klienteliste të saj.
Tregtarët thonë se njerëz të familjes Berisha po tentojnë të dezinformojnë publikun duke bashkëpunuar me Bashkinë e Tiranës me qëllim që tregu të spostohet në pronat e tyre në tregun e fruta- perimeve në Kashar.
Zhurma e ditëve të fundit rreth pranisë së cianurit në atë zonë, është e gjitha fallco. Ata thonë se cianuri nuk ka qenë tek ish- uzina “Dinamo”, por tek uzina “Dajti”, shumë larg kësaj zone. Ndërkohë që akuzojnë Bashkinë se gjithçka bëhet për interesa klienteliste.
“Kemi 15 vjet që kemi punojnë në këtë treg. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për mbetje të rrezikshme. Kjo ndodhi sot. E bëjnë për ambicie, me na prishë punë e me na lanë pa punë”, thonë tregtarët.
“Cianuri është përdorur tek uzina “Dajti”, jo këtu. Të bëjnë analiza radioaktive të ajrit. Mbyllja e tregut Dinamo është për interesa klienteliste, është qëllim monopolizimi i këtij tregu. Është lojë, mashtrim i pastër, cianuri nuk ka qenë tek ne, është lojë e Bashkisë. Nuk është cianur, është kripë cianuri, dhe ata që kanë punuar aty madje kanë larë dhe duart me të”.
Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, deputeti i PS-së Eduart Shalsi, ka mbërritur në vendin ku protestojnë tregtarët. Ai deklaroi se ishte aty për të dëgjuar shqetësimet e tyre.
“Jam këtu në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. I kam ndjekur me shqetësim zhvillimet këto ditë. Jam këtu që t’iu dëgjoj të bëj një bisedë më ju dhe pastaj së bashku me titullarët e tjerë të marrim një vendim,” deklaron Edi Shalsi.
Tregtarët falenderuan Shalsin për interesin dhe sqaruan se kanë 15 vjet që punojnë në këtë treg.
“Nuk kemi marrë asnjë informacion se ka pasur ndonjë të sëmurë në këto vite pune, as nga spitali. Këto bëhen qëllimisht nga konkurrenca”.
“Unë jam vënë në dijeni të shqetësimeve, por rasti i cianurit është rast flagrant keqinformimi. Nga ana tjetër, në rast se ka biznese që nuk plotësojnë kushtet, duhet të mbyllen, por penalizimi i plotë i këtij tregu në cilësinë e një parlamentari do ta konsideroja të padrejtë. Do marr kontaktet me ministrat përkatës”, tha Shalsi, i cili më pas vijoi inspektimin.
Rekomandimin per mbylljen e tregut e ka bere ministria e bujqesise dhe jo bashkia e Tiranes. Bashkia ne kete rast eshte duke zbatuar rekomandimin e Min se Bujqesise pra te qeverise
Ministria e Bujqesise ka rekomanduar mbylljen e gjithe subjekteve qe kane punuar jashte standarteve, ashtu sic ka deklaruar dhe Kofshi. Per punen e cianurit ka 1 jave qe flet Ennnnnnnno Bozdo. Dalengadale cianuri do dali ke uzina ke 21-shi. Filloi me uzinen “Dinamo”, pastaj doli ke “Dajti”… Lepri fle ne shume vene, po ne ket rast ne Kashar eshte bere gjithe ai investim i cili duhet te filloje te mbledhe frutet… Kshu sic bohen punet ketu ke ne, nuk ka shonce qe bashkia te zbatoje rekomandimin e ndonje ministrie.
Meqe ra llafi, po tek plani urbanistik qe ka bashkia, njollat se ku mund te ndertohet ne Tirane, a ben pjese dhe kjo zona ?
Kerkoni te dalin pronaret e tregut te kthesa kamzes pastaj do e kuptoni qe pas kesaj fshihen familjaret e salserbit
Po mos te largoheni nga tregu ju te gjithe me nje mendje, cfar do te bej lulushi i bashkise…….
O Lul Basha po luan ne nivel shume te ulet, keto qe po ben spo ti besojne as budallenjt e spitalit 5, po ca i di shqipetaret mor palle?!!! u mundove me te mire, u mundove me force dhe sja dole, po kjo e cianurit i vuri kapak pisllikut tend. turp te kesh!!!
LULI PO LUAN LOJEN E FAMILJES TE BERISHES PER TI LARGUAR TREGUN TEK UZINA DINAMO PER TE NDERTUAR PALLATE TE FAMILJES BERISHA ,PRA SHKELZENI KERKON TE NDERTOJE PALLATE SEPSE PERFUNDOI PALLATET TEK LIQENI ..