Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka folur në konferencën për strategjinë kombëtare kundër korrupsionit, ka thënë se ekonomia jonë është në limitet e rrezikut të humbjes së ekuilibrit.
Sipas tij, qeveria e shkuar e ka lejuar korrupsionin më shumë se çdo qeveri tjetër.
“Është bërë si një ritual që përsëritet që duhet të luftojmë korrupsionin, por ai është shumë i shpejtë dhe shumë më efikas se institucionet. Është pozitive që në ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, që përkon me 100 ditët e parë të qeverisë, të kemi gati një strategji kombëtare kundër korrupsionit. Çdo qeveri e ka pasur një strategji të tillë dhe unë uroj që kjo të jetë e fundit dhe më fitimtarja.
Ne jemi në fund të tabelës europiane në tabelën për korrupsion dhe sot, në vigjilje të marrjes së statusit kandidat, kjo trashëgimi e hidhur nuk ndihmon për të zmbrapsur skepticizmin e disa vendeve anëtare. Qeveria mund të kritikohet për shumë gjëra, por nuk mund të kritikohet për sa ka folur për korrupsionin. Qeveria e kaluar ka qënë qeveria që e ka lejuar korrupsionin më shumë se çdo qeveri tjetër. Fjalët kundër korrupsionit jo vetëm nuk mjaftojnë, por nëse teprohen, krijojnë një “jorgan” të ngrohtë që shërben për ta mbuluar.
Nëse ka diçka që e dallon qartë korupsionin në Shqipëri, është fakti që në Shqipëri korrupsioni është në çdo qelizë të organizmit të shtetit. Jo pak raste tregojnë se shembujt janë të pamjaftueshëm dhe bëjnë transferimin e pushtetit të korrupsionit. Sot ne vazhdojmë të vuajmë pasoja të rënda nga korrupsioni për shkak se në vite kemi gabuar në reformat strukturore. Strukturalisht Shqipëria është reformuar pak dhe është deformuar shumë. Reformat strukturore ndihmojnë më shumë se sa shembujt e ndryshimit të mendësisë”, u shpreh Rama.
Draftin e parë të strategjisë kombëtare kundër korrupsionit, e ka prezatuar ministri i Shtetit për Çështjet Lokale, Bledar Çuçi, i cili u shpreh se lufta kundër korrupsionit është prioritet bazë i qeverisë Rama dhe se kanë nisur konsultimet e para të cilat do të vijojnë duke bërë pjesë të gjithë aktorët.
“Dokumenti i strategjisë do të jetë i shkurtër por dinjitoz. Ai do të bëj të mundur që lufta kundër korrupsionit të jetë e matshme. Proçesi i hartimit të strategjisë do të jetë i hapur, institucionet do përfaqësohen do të japin mendimet e tyre”, u shpreh Çuçi.
Epo coni boden me shoke ne burg se pari qe populli te besoje me fort ne shtetin tuaj qe per hir te vertetes po ben pune te mira.
Ju uroj suksese dhe keemi besim tek ju
Bravo Edi. Te lumte per transparencen e bere e ngahera jemi krah teje.
VEtem, te lutem, ata qe vodhen e bene kerdine dje cojini atje ku kane vendin. Ekonomia gjallerohet e kemi besim tek ju
Qeveria e re ka filluar punen me kembe te mbare duke mos toleruar asnje veper dhe keshtu duhet te vazhdohet, ndeshkim maksimal sipas ligjit per te gjithe qe abuzojne me detyren dhe fondet publike.
Plage ka qene dhe do te mbetet, dhe nuk do te bejme dot kurre perpara nese nuk luftohet korrupsioni me rrenje e dhemballe, nese nuk ndeshkohen te gjithe shkelesit e ligjit.
Cilin Bode? ai po kerkon vete te vete Edi i thote lere se tani eshte ftohet,4 muaj qeverisje vetem permendet gropa financiare…..ku jane arrestimet? Ate po pret populli…….pastaj dalin leket.
Wahahahahahhaagha qesh me kete lajm enderro Sale Se per ta rreziar e Keee ik o plakushhh
More Edi nuk sfidohet korrupsioni me kete gjykate! arresto disa, beji shembuj se ne te tilla raste duhet te ndeshkosh disa e te marresh disa masa te tilla!
Duhet tolerance zero ndaj te gjithe atyre qe e ngulen ne palce korrupsionin, tu merret gjithe c’kane grabitur e te dergohen prapa kangjellave.
Te duhet shume pune Edi per te crrenjosur korrupsionin, por kemi besim se do t’ia dalesh!
Si mundet te luftohet korrupsioni kur drejtohet nga kupola e shtetit?
Si mundet ta quash lufte kunder korrupsionit kur drejtesia e drejton kete korrupsion?. Une mendoj se po behet shum zhurme per lufte, nenje kohe baruti i armeve eshte i lagur. Pa u kapur personat qe lagen barutin,nuk behet lufta, se ato perseri do ta lagin barutin.
___________________________________________________________________________
*************************************************************************************
…. Z.Rama, populli e di qe Krye-Prokurori Llalla dhe Presidenti Sakat Nishani te s-Ali Bishes sebashku me gjykatesit e tij, po pengojne luften kunder korrupsionit.
___________________________________________________________________________
*************************************************************************************
Ata qe futen duart te buxheti dhe te te ardhurat duke shkaterruar ekonomine te shkojne ne burg. Leri llafet Rama, po fut Boden me gjithe zinxhirin abuziv ne prokurori.
Me vjen keq te them qe te njejtit drejtore qe cuan shtetin ne gjendjen qe eshte MIZERABEL , jane perseri dhe po minojne Canin.
Une them ta fillojme nga Ilir Floriri e Mona biseksualja pastaj me te gjithe organizaten kriminale Lsi qe mbajti Malokun Plak per 8 vite ne push-tet.Harrova 2 byrek e nje LLALLE o usta.
Ekonomia eshte ne limitet e lekundjes,por jo pa shpres !
Vjedhje gjigande eshte bere nga berishjanet.
Per te frenuar kete fenomen duhet te denohen qeveritaret qe kane bere vjedhjet.
Sherimi i ekonomise vjen nga ruajtja e “shpenzimeve” ne drejtim te pa ditur.
Populli eshte ne risk,ai nuk ka bere shpenzime lluksi,ekonomin e kane demtuar vjedhjet e pushtetarve,
.
Korigjimi i “gabimeve” varet nga Ju !
po kete ta tha sali-qeni mo zoti Rama……..Qeni e dinte se ku po e contr vendin e thoth qe do te te gjeje si papandreun…Qeveria ku eshte qe t’ia beje turinjte pershesh tani….?Se nuk ke force ,ne c’te bejme?Tani ke gurin e arren….Shtypja koken kafshes