Rama: Asnjëherë s’kemi premtuar se taksat do i vendosë biznesi

17 Dhjetor 2013, 19:13Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama, në një postim të shkurtër në Facebook, ka komentuar zërat se biznesi nuk është pyetur për buxhetin e ri.

“Asnjëherë s’kemi premtuar se taksat do i vendosi biznesi, po se do dialogojmë me respekt me biznesin dhe e kemi bërë këtë si asnjëherë!” shkruan Rama.

Një ditë më parë ishte Shoqata e Ndërtuesve që e vlerësoi si jotransparente nismën e fundit të qeverisë për ndryshimin e disa taksave.

Në një letër drejtuar kryeministrit, ndërtuesit shprehen se miratimi i paketës fiskale është bërë jashtë çdo premtimi që socialistet bënë para zgjedhjeve të 2013-ës.

Kështu, grupet e interesit jo vetëm që nuk janë pyetur, por kjo shoqatë është njohur me ndryshimet që do të ndodhin në sistemin tatimor vetëm përmes mediave.

Nga ana tjetër, shoqata e ndërtuesve kërkon pjesëmarrje në Këshillin Kombëtar të Biznesit, siç ka qenë gjithmonë pjesë e tij.

Ata thonë se dega e ndërtimit është një nga më të rëndësishmet në ekonominë e vendit, por nuk ka përfaqësim në këshillin e vetëm, që bën lidhjen mes ekzekutivit dhe biznesit.

5 komente në “Rama: Asnjëherë s’kemi premtuar se taksat do i vendosë biznesi”

  1. Ilo says:

    Epo tani dhe si do frengu sdo behet..prandaj duam te vendosni jj o rama qe tembrohet interesi ipopullit.

    Aman ate imamin ne burg. Qafsh ilon.

  2. No Partiak - No Party. says:

    Ato qe nuk ka “thene” jane me te rrezikshmet.

  3. Arli says:

    Disa shqiptare jane kodosha te medhenj. E kane mesuar shume mire se si te veprojne per interesin personal ne kapitalizem dhe nuk duan tja dine fare per interesat e Shqiperise ne pergjithesi. Shikoni, edhe autobuzat qe jane privatizuar me patedrejte, sepse jane monopol, bejne shoqate te pronareve te autobuzave dhe diktojne cmimet ne treg, natyrisht ne dem te konsumatorit. Keto jane ceshtjet qe Europa nuk na afron, sepse keni krijuar nje kapitalizen hibrid ne kundershtim me rregullat e ekonomise se tregut. Qeverine, e cila cakton taksat, e zgjedh populli dhe ju duhet ti zbatoni ato. Ku eshte pare qe taksat ti caktoje biznesi sipas qefit!!! Doni ta beheni antare ne Europe? Hiqini keto absurditete dhe do te antarsoheni menjehere.

    1. henri says:

      Arli,
      Ne se disa pjese te nje Industrie te caktuar si per shembull, pronaret e autobuzeve, ndermarjet e ndertimit te banesave, ndermarjet e ndertimit te rrugeve, firmat elektrike, behen se bashku dhe vendosin cmimet ne treg, kjo gje cenon bazen e ekonomise se tregut, qe eshte konkurenca dhe per kete aresye ne cdo vend te perparuar kapitalist ka nje institucjon qeveritar, qe denon kartelet ( keto organizata ) me denime shume te forta me gjoba dhe penalisht duke i derguar ne gjyq.

      Mendoj, se edhe Shqiperia e ka keto institucjone se per ndryshe, sic ka thene edhe Mero Baze, ne ne Shqiperi kemi problemin e madh, se e vendosem ekonomine e tregut dhe i hoqem asaj faktorin baze qe eshte KONKURENCA.

      Mendoj se neve shqiptaret duhet ta dime se tregu nuk eshte Jesus Krishti, ai ka ligjet e tija te cilat duhen njohur dhe respektuar pa harruar edhe faktorin shume te rendesishem qe eshte SOLIDARITETI ne planin socjal. Une nuk njof ndonje vend ne bote qe bisnesi duhet te vendosi per taksat. Taksat jane monopoli i politikes pra i qeverise dhe jo i bisnesit.

  4. erald says:

    keto biznese para se te kerkojnE duhet te zbatojne rregullat TE LUTEM KONTROLLONI SHERBIMET QE OFRON SHERBIMI URBAN QE VETEM SHERBIM NUK QUHET,PO PRONARET E PALLATEVE PO PUNIMET NE RRUGET E TIRANES QE S,LAN TORTUAR PA PRISHUR ,PO FARMACIT ETJE. KA PUNE PLOT QE QEVERIA DUHET TI FUSE NE SHINA SE PARAT ATY JANE SE KETO BIZNESE FITIMIN E KANE MARRAMENDES KONTROLLONI me pelqen per pergjigjen qe u ke kther Z RAMA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje