Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka konfirmuar ngecjen ekonomike të vendit gjatë një dalje publike. Për këtë arsye, ai ka theksuar se Banka e Shqipërisë ka vendosur që ta ulë normën bazë të interesit në 3%.
Fullani ka thënë se kjo ulje bëhet me qëllim për të stimuluar ekonominë, e cila është në vështirësi.
Sipas tij, kjo masë ka për synim rritjen e kreditimit, që tashmë shënon nivelet më të ulëta që prej vitit 2008.
“Banka e Shqipërisë ul me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit, duke e zbritur atë në 3 %. Kjo është ulja e dytë, pas uljes së muajit të kaluar. Kërkesa agregate dhe rritja ekonomike parashikohet të mbeten nën potencial. Po kështu operacionet inflacioniste. Presionet e tyre nga tregu pritet të jenë në rënie. Lehtësimi i politikës monetare synon të mbështesë kërkesën agregate nëpërmjet kushteve të financimit. Ecuria e sektorit të jashtëm të ekonomisë tregon për dobësimin e kontributit të kërkesës së huaj në rritjen e kërkesës agregate. Po kështu, vihet re rënie e presioneve inflacioniste në ekonomi. Importet kanë rënë me 0.3 %. Kontributi i sektorit publik, i cili mbështeti rritjen ekonomike të kërkesës agregate në gjashtë muajt e parë të vitit, ka shënuar dobësim. Shpenzimet buxhetore u rritën me 7.1%, krahasuar me vitin e kaluar. Të ardhurat fiskale kane reflektuar dobësimin e aktiviteteve ekonomike. Po kështu, deficiti buxhetor ka filluar të rritet. Deri në tetor ka qenë 2 herë më i lartë se një vit më parë. Duke u nisur nga shkalla e lartë e borxhit, paraqiten vështirësi dhe duhen marrë masa”, u shpreh Fullani gjatë një konference shtypi.
Ai ka përmendur ndërkohë edhe deficitin dhe borxhin publik që janë duke u rritur, duke kërkuar marrjen e masave urgjente nga ana qeverisë.
“Duhen masa për korrektim fiskal. Konsumi dhe investimet private mbeten të dobëta. Po kështu edhe besimi i ulët konsumator. Ka burime të kufizuara të investimit. Banka e Shqipërisë forcoi lehtësimin monetar. Sinjalet e politikës monetare janë përcjellëse të pjesës më të madhe të zhvillimeve. Normat e interesit në tregun ndërbankar dhe normat e interesit në depozita kanë ndjekur prirjen rënëse, duke ndjekur linjën e uljes së normës bazë të interesit. Është përkeqësuar ecuria e kredisë në ekonomi. Projeksionet tona bazë për të ardhmen mbeten të pandryshuara. Rritja ekonomike pritet të jetë pozitive, por nën kushtet e ekonomisë. Rritja ekonomike do përcaktohet në masë të madhe nga ecuria e konsumit dhe investimeve në vend. Banka e Shqipërisë do vazhdojë të ruajë politikën e saj lehtësuese”, tha Fullani.
NORMALE QE E KONFIRMON TANI NGERCIN EKONOMIK KY LEGENI…SE DERI DIJE KUR ISHTE SALI RRUMPALLA NE PUSHTET, DILTE EDHE THOSHTE NUK KA KRIZE EKONOMIKE. JEMI TE DYTET PAS GJERMANISE
Une them qe gjithe shqiptaret qe para zgjedhjeve te 23 Qershorit i futen parate poshte dyshekut per ti ruajtur qe mos ja rruante saliserbi tani le tja lene Fullanit jo me 3% po pa perqindje fare, se shteti ka nevoje.
Ky zorzopi duhet te shkoje ne burg ne nje qeli me saliun.
bie dakort me ty era
Une personalisht nuk arrij te kuptoj faktin qe Amerika ka gjashte vjet qe normen e interesit e ka ulur ne Zero, Zvicra po ashtu, Banka Qendrore Europjane po e mban akoma normen e interesit vetem ne 0,25 % dhe “profesoret” shqiptare te ekonomise e kane mbajtur normen e interesit te larte dhe tani po e cojne ne nivelin 3% dhe nuk guxojne ta cojne ne Zero sic po ben gjithe bota. Te pa afte dhe frikacake. Kane frike nga nje rritje e inflacjonit gje qe nuk po duket fare ne Amerike ose Europe.
Z. Fullani ka humbur besueshmerine e publikut. Kur kriza filloje te ndjehej para 1 viti e gjysem ,ai njesoj si qeveria Berisha e vleresonte gjendjen ekonomike ne Shqiperi si shume normale.
Ule me nga 3 pike njeheresh o Fullano! Mos kopjo bankat qendrore ne vendet me ekonomi stabel qe e ulin interesin me vetem nje cerek pike ne 3 muaj. Edhe tek .25 nuk do ishim aq “keq”; Anglise ia merrnim gjithsesi.
Ky eshte njeriu me i pasur i Shqipris ,me ne krye Sali Serbin.
Deri dje thoshte:Jemi vendi me me rritje ekonomike ne bote.
Sote thote:jemi ne grize.
Eeeeeeeeeeeeeeeeeee baba ekonomiste kooperative.
Ky ka rritje ekonomike edhe tek gjukatat.
Ne themi :A kemi buke per neser, ky shikon sa miljona fitova ne dite.
Hajde Fyll ,hajde.
Ajdin Kuksi,
Une mendoj se neve duhet te jemi realsit dhe konkretisht eshte fakt se deri tani kemi patur gjithmone rritje ekonomike dhe nuk jemi Futur ne recesjon. Qe Sala eshte nje hajdut dhe maskara kjo nuk diskutohet.
Fullani pse nuk behet kacurels si Vebiu i Vefes, se po rine ne godinen e Vefes dhe bangat private ne shqiperi tani jane 50% bange dhe 50% piramide (me 25 % te kredive te keqia dhe me paret qe i investojne jashte).
Fullani ka fillu me u sjelle kopetent si Vebiu i Vefes se dhe zyren ja ka marre, mbase dhe mencurine. rilindarit e sotem nuk e di kujt po i ngjajne, vetem nuk mendoj se do ikin rrokullimasi prej mencurise me nam te Fullani.
Fullani me e mira qe ben eshte te menxhoj ndonje saraj apo ndonje harem, kshtu PO.
Fullani i ka rrogen 9 miljon leke. vetem per kete mendon si te rris te ardhurat personale. Paguan leke nga banka per te bere fitnes dhe orgji te tjera. Eshte simboli i se keqes ne kete vend te varfer.
Mire ben qe ule normen e interesit, por duhet te kontrolloje ne se bankat e nivelit te dyte, qe marrin tashme parate nga Fullani me interes 3%, sa japin kredi bisnezit, me çfare norme interesi dhe sa nxisin dhe investojne ne projektet prioritare te Qeverise. Ku shkojne parate qe Fullani u jep me kete norme interesi 3% bankave private te nivelit te dyte? A investohen ne ne ekonomine shqiptare apo ne bonot e thesarit e ne lojrat “financiare ” te fatit, duke prodhuar para fiktive, sikurse bene bankat e tyre meme ne perendim dhe krijuan krizen financiare me te eger te tere koherave qe po kalon tere planeti.
jam dakort me parafolsin ,i ka kontrolluar keto bankat e nivelit te dyte qe te japin kredin me 12 perqind dhe ne fund te del qe ke paguar dyfishin e asaj qe ke marre
legen, genjeshtar, i paafte, hallvaxhi qoftexhi si dhe sahanlepires i pushteteve. kur ja donte punaishte me anon pastaj ektheu kollaj fare me salen pastaj ariana fullani shpetoi liken dhe ky rimori banken..a thu se ishte dyqan orizi….oooo zott cfare te paftesh mbreterojne ne kete shtet….
Ju flisni dhe beni komente Fullani ka ngrane nje dreke model ka bere sauna dhe tani eshte me nje dy zogj te vegjel qe ti bejne masazh per tretje.
Me aq lek sa qarkullon Fullani mund te bej cti doj qejfi.
si nuk ka nje kontroll qe te shkoje ne Bangen e Shqiperise se ja fut vrapit vet Fullani. Te gjithe paskan qene te koruptuar ne shqiperi, vetem ne vendin ku qarkullon gjithe leku dhe ku njerezit i kane rrogat me te larta se thesari i SHBA, paskan qene te ndershem.
kjo te ben per te qeshur me rilindasit qe gjejne korrupsionin tek disa kapter policie qe kane firmosur cfare ju kane dhene.
hallall rilindja keni per te shkuar larg, por ne fund mos thoni qe na i futi Fullani i Sales.