Ndërsa prokuroria ka përfunduar hetimet në lidhje me abuzimet me peshën e karburanteve dhe është në fazën e vendimmarrjes, publiku ende nuk e di se cilat janë këto kompani që kanë abuzuar.
Kjo, për shkak të nenit 9 ligjit për inspektimet, i cili sanksionon që të dhënat e kontrolleve bëhen të ditura për publikun duke ruajtur konfidencialitetin, bazuar kjo në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Por, pavarësisht këtij ligji shumë të debatuar, kreu aktual i inspektoratit qendror teknik, deklaron se shpejti ky institucion do të publikojë të dhënat për çdo kontroll, së bashku me emrat e kompanitë që do të konstatohen me shkelje, raporton Vizion Plus.
Sipas tij, tashmë është rinovuar edhe laboratori, i cili kryen matjet për cilësinë e karburanteve, ndërsa ka përfunduar fazën e pare të infektimeve që përfshin kryesisht pikat e karburanteve përgjatë autostradës Tirane- Durrës.
Në lidhje me cilësinë e karburanteve është duke hetuar edhe Prokuroria e Tiranës.
Megjithëse edhe ky hetim ka nisur njëkohësisht me abuzimet me sasinë, burime nga grupi hetimore kane bërë me dije se janë ende në fazën e verifikimeve.
Hetimi nisi kryesisht pas shkeljeve të konstatuara nga Drejtoria e Metrologjisë e cila nuk pranoi të publikonte emrat e subjekteve abuzues dhe vetë organi i akuzës vendosi ta thellojë si hetim duke përfshirë edhe cilësinë e karburanteve.
Kur kushtetuta nuk parashikon nje ligj per te denoncuar hajdutin dhe te mos mbroje te drejtat e viktimes nuk ka se si te quhet me kushtetute.
Stop vjedhjes se na grin hajdutet e karburanteve. Bravo Edi.
Po per gazin e lenget ,ju shkon ndermend ketyre te kontrollojne apo jo ,abuzimet me te medha do te jene atje si ne sasi ashtu edhe ne cilesi
Tani do dalin zullumet e verteta!
http://goo.gl/jFJdHG
Luli nuk mbrojti dot pallatin e vet,
do mbroje Tironen Tuej ?
http://goo.gl/ZpjrQX
Gazetat na lodhen me artikuj pa emra te hajduteve.
Si eshte e mundur qe te na vjedhin kaq kohe dhe emrat te mos publikohen???Arsyeja eshte se pas karburanteve fshihen politikane te korruptuar deri ne gryke,prandaj vazhdojne dhe na vjedhin ne Shqiperi…turp per ato institucione qe mbrojne konsumatorin dhe nuk arrijne te nxjerrin emrat e hajduteve.Kot quhen Institucione per mbrojtjen tone,sepse ne fakt nuk po e bejne…
po keta gazetaret po na cuditin gjithmon dhe me shume? nuk dine me se maten lengjet??? me peshe thote ky gazetari ha ha ha
Vetem ne shqiperi kemi pare qe hajdutet vjellin popullin dhe drejtoresha qe eshte per ta luftuar ate thote se nuk lejohet publikimi i tyre sepse u demtohet biznesi me te cilin vjellin.Ky a eshte turp si shtet kurva i yne nuk vendos dore ne kte mesele por lejon disa hajdute ordiner ta na zhvasin,keta persona po na zhvasin perdite pak e nga pak.
Mendoj qe pas verifikimit te cilesise se karburantit te vendoset nje shenim ne hyrje te pikes se shitjes qe : “Kjo pike shitje nuk permbush standartet e kerkuara ne cilesine e karburantit”. Data edhe organi kompentent qe ka bere verifikimin.
O gazetar i nderuar karburanti shitet me mase e jo me peshe. Litri eshte mase e jo peshe per lengjet. Po c’faj ke ti qe nuk di te dallosh masen nga pesha. Po redaktor ka gazeta qe te kontrolloje shkrimet para se te botohen. Sa keq. Faleminderit.