Buxheti i ri/ Pjesa më e madhe shkon për pagimin e borxheve, ulen investimet

23 Dhjetor 2013, 15:47Ekonomia TEMA

Projekt-buxheti i shtetit për vitin 2014 kap shifrën e 460 miliardë lekëve. Duke ju referuar të dhënave të prezantuara, shifrën më të madhe të fondeve e kapin shpenzimet për interesa borxhi.

Ndërsa në top-listën e institucioneve me më shumë fonde qëndron ministria e Mirëqenies Sociale, e cila trajton shtresat në nevojë. Më pas vijnë Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë, raporton Vizion Plus.

Një zë i rëndësishëm për nxitjen e ekonomisë, ai i shpenzimeve kapitale, do të jetë 70 miliard lekë, më i ulëti i viteve të fundit dhe me një tkurrje prej 4 miliardë lekësh në raport me buxhetin e rishikuar të 2013-ës.

Pozitive me këtë projekt financiar është shlyerja e detyrimeve të prapambetura në masën e 35 miliardë lekëve. Por, nga i gjithë ky fond, i cili përfshin të ardhurat nga taksat, si dhe borxhi që do të marrë qeveria, 18 miliardë lekë janë para që do të merren nga rritja e tatimeve.

Ndonëse nga skema e re që ka përcaktuar qeveria për tatimin mbi të ardhurat, efektet në buxhet janë minus 1.5 miliardë lekë, të cilat do të mbeten në xhepat e qytetarëve.

Por nga ana tjetër, kjo shumë do të kompensohet, duke i marrë biznesit të madh 5 për qind më shumë tatim-fitimi. Por ndërkohë edhe rritja e taksës së qarkullimit për naftën dhe benzinën do të sigurojë të ardhura të konsiderueshme në buxhet, se bashku edhe me rritjen e akcizës për cigaret dhe pijet alkoolike.

TCH raporton sakaq se qeveria pret që vitin e ardhshëm të mbledhë rreth 364 miliardë lekë ose 40 miliardë më shumë se këtë vit. Kjo është sa 26.1% e Prodhimit Kombëtar.

Por gati gjysma e kësaj shtese vjen nga rritja e drejtpërdrejtë e taksave mbi qytetarët dhe biznesin. Ky është dhe kundërshtimi i parë ndaj buxhetit.

Qeveria do taksojë më fort për të shpenzuar më shumë, përkatësisht 455 miliardë lekë në total. Ndaj Prodhimit Kombëtar ky është niveli më i lartë që nga viti zgjedhor 2009.

Por, edhe me këtë ritëm shpenzimesh, ndryshe nga vitet e tjera buxheti ngrin pagat dhe si rrallëherë më parë ul investimet nën 5 për qind të Prodhimit Kombëtar.

Ngrirja e pagave dhe ulja e investimeve ka dy arsye. Së pari, maxhoranca e re ka përcaktuar të tjera prioritete për ekonominë.

Ndërsa arsyeja e dytë lidhet me borxhet e prapambetura që qeveria e kaluar la ndaj biznesit. Ministria e Financave thotë se në 2014-ën do të shlyejë 35 miliardë lekë.

6 komente në “Buxheti i ri/ Pjesa më e madhe shkon për pagimin e borxheve, ulen investimet”

  1. Amir says:

    Po keto rilindasit e sumes jane votu te qeveria in apo te luajne Bircher e Saliut?!!! Hajde qeveri hajde!!!!

  2. halldupi says:

    Pse duhet ti paguajnë borxhet e Saliut shqiptarët? Sekuestrojani pasuritë Saliut dhe berishistave dhe shlyeni borxhet.Kjo është për të vënë duart në kokë!

  3. astriti says:

    o milet nigjoni e merrni vesh .RAMA DO LAJE BORGJET QE SHPENZOI PER TE RREGULLUAR KMINISTRINE.

    1. DREJTESI says:

      Vetem artist nuk je!

      Pa te njohur do te thoja qe je debilist!

  4. Arber says:

    Sikur e thate nje dite ju burizanet e EDIT se kompania e huaj nxirte borxh, me mace e me kuce, me genc e me gol, me top e me porte e me te gjitha, 200 e sa milione. Besoj shume se as gtjysma e tyre realisht nuk jane borxhe, po hajde per nje csat po dal nga ana juaj. Si i behet pastaj qe sot thoni nje gje, pendoheni per te, e ndryshoni neser, por edhe kjo nuk u mjafton, jeni ne vete apo keni rrjedhur nga mendja. Sot Canin e gjore e digjova te pohonte se borxhi madje kapte nje miliard. Kur duhet t’u besojme dhe ku?

  5. pejgamberi says:

    NJE TAKSE PROGRESIVE PER FATOS LUBONJEN.

    Qe ta kete si nje dhurate per Vitin e Ri 2014 nga Edi Rama. Ndryshe analisti i Panorames Fatos Lubonja nuk do te kuptoje qe taksa famoze socialiste PROGRESIVE eshte vetem per pagat, dhe nuk prek biznesin albanez fare keshtu qe RILINDJA fiskale e Edi Rames “Kush fiton me shume te paguaje me shume” ne fakt eshte zgerlaqur si kokoshi ne nje thele dhe ka shume gjasa te perfundoje si: “Kush di te genjeje e mashtroje me shume te paguaje me pak”, sepse kur nuk prodhon ASGJE nuk ka sesi te jete ndryshe. Prandaj edhe nastradini don te nxjerre ne pah disa gabime te analistit Fatos Lubonja qe nuk e ulin kursesi vleren e shkrimit te tij per taksat dhe tatimet.

    – Taksa PROGRESIVE nuk eshte shpikur nga komunistet e majte per te mbrojtur shtresat e varfera dhe ne nevoje te popullates nga kapitalizmi i pashpirt dhe lakmitar sic e komenton totalisht gabim Fatos Lubonja ne Panorama. Kjo takse per here te pare doli si nje nevoje e shteteve te zhvilluara evropiano-perendimore pas Luftes se Pare Boterore per te plotesuar buxhetet e tyre te mbetura bosh per t’i dhene nje zhvillim ekonomise dhe prodhimit te pas luftes dhe jo si nevoje per ndihma sociale. Kjo takse kishte per qellim te vilte pjesen e “Luanit” te fitimit te firmave prodhuese qe ishin pasuruar nga porosite per municione dhe armatime dhe trajtonte pothuaj fare pak sistemin e pagave te popullates ne pergjithesi. Me kalimin e kohes u pa qe taksa progresive po behej pengese per ekspansionin ekonomik te Kapitalit Privat dhe Iniciatives se Lire dhe per biznesin u mendua forma e uljes se taksave me kushtet e riinvestimit te kapitalit. Sot ne SHBA niveli i tatimit mbi te ardhurat ne total eshte rreth 33 %, por kur biznesi riinveston fitimin e tij kjo takse shkon ne vleftat e 12 %. Obama kerkoi ta conte kete shifer ne 15 % dhe u quajt nga Kongresi si komunist. Ne Shqypni ku Prodhimi yne Kombetar eshte per faqe te zeze taksa progresive eshte vetem nje komedi elektorale pa kurfare vlerash reale, bile ka shume gjasa qe te kete efetin e kundert ne mbledhjen e tatimeve ne total per buxhetin e shtetit, ne nje kohe qe qeveria po cuditet si te arnoje brimat e ketij buxheti qe ka trasheguar nga Sali Berisha. Ketu lind pyetja: Kujt i duhej nje komedi e tille fiskale? Dhe pse shqyptaret duhet te jene ndryshe nga vendet e tjera ish komuniste te rajonit qe ndjekin kokeulur taksen e sheshte duke shikuar vetem nivelin e grumbullimit te tyre? Pse shqyptaret kane deshire te krahasohen me gjigandet e prodhimit boteror kur nuk prodhojne ASGJE te hajrit me vulen Made in Albania dhe qe mund te tregetohet ne Evrope dhe Bote? Prandaj taksa PROGRESIVE e Edi Rames eshe veem nje SHOW politik pa vlere ekonomike reale pavaresisht reklames fantastike te sajuar nga ekipi i tij dhe koha do ta vertetoje shume shpejt kete gje. Me e ndershme do te ishte qe Edi Rama te dilte para popullit qe e votoi dhe te deklaronte se Vatani ka nevoje per rritje taksash dhe tatimesh per te perballuar krizen ekonomike dhe per te mbyllur brimat qe ka lane qeverisja mafioze e Saliut me Boden. Mileti qe i dha voten ne 23 qershor do ta kuptonte me mire kete mesazh te Edi Rames ne drejtimin e duhur sesa perrallat me mbret te ministrit Ahmetaj apo te deputetit Balla e Brace me shume shoke socialiste nga pas, perralla qe mesa duket e kane bindur edhe analistin Fatos Lubonja te besoje ne cudine e takses famoze PROGRESIVE te Edi Rames si ILACI cudiberes per sherimin e ekonomise se falimentuar kombetare.

    – Babai i ekonomise se tregut Adam Smith ne librin e tij te pare teorik „The Theory of Moral Sentiments“ ka treguar se Boten e con perpara jo MORALI tek njeriu qe eshte nje qenie egoiste ne vetvete qe kur lind, por ndjenja e tij per t’u pasuruar ne konkurence te vazhdueshme me boten qe e rrethon.
    Per fatin tone te keq kete teori unikale dhe te hershme te Adam Smithit nuk e kane kuptuar pushtetaret tane 23 vjet pas renies se Murit te berlinit qe te fillojne te mendojne si shteti te ndihmoje biznesin qe te filloje te prodhoje me ne fund dicka qe mund e shitet dhe te tregetohet ne Bote dhe me pas te vjele edhe taksat si t’ja doje qefi: te SHESHTA apo PROGRESIVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje