Peleshi-Gjiknuri vizite zyrtare në Izrael: Hidhen piketat për bashkëpunimin dypalësh

8 Janar 2014, 10:17Ekonomia TEMA

Një delegacion i Qeverisë shqiptare i kryesuar nga zv.Kryeministri Niko Peleshi dhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë  Damian Gjiknuri po zhvillojnë një vizitë zyrtare disa ditore në Izrael. Gjatë kësaj vizite, delegacioni zhvilloi një takim me Ministrin e Energjisë dhe Ujërave të Izraelit Silvan Shalom. Në takim u diskutua për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, duke vënë theksin në zgjerimin e mundësive që shoqëritë izraelite të investojnë në Shqipëri.

Ministri Shalom shfaqi interesim të veçantë për disa fusha potenciale investimesh siç janë ato të energjisë, ujit dhe teknologjisë së informacionit. Në kuadër të këtyre bisedimeve, Shqipërinë do ta vizitojë shumë shpejt një grup ekspertësh nga Qeveria izraelite me qëllim përgatitjen e marrëveshjeve të nevojshme të bashkëpunimit në këto fusha specifike e me rëndësi për zhvillimin e vendit.

Gjatë qëndrimit të tyre në Izrael, Peleshi dhe Gjiknuri patën rastin të takohen edhe me shoqëritë më të mëdha izraelite në fushën e energjisë, turizmit dhe industrisë prodhuese. Këto të fundit shprehën interes për tu njohur me politikat e qeverisë dhe lehtësirat që do të krijohen për të garantuar investimet e huaja në Shqipëri.

7 komente në “Peleshi-Gjiknuri vizite zyrtare në Izrael: Hidhen piketat për bashkëpunimin dypalësh”

  1. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Fillimi I mbare eshte qysma e punes I themi ne
    Zoterinj Israelite mire se te vini e me kembe te mbare ne tokat e Gjergjit
    Qeveria jone per mendimin tim duhet te lidh nje fqinjesi dhe partneritet te fort e te pa thyeshem me Israelin ne kete menyre sigurohet prosperiteti dhe begatia afatgjate e Vatanit tone

  2. xha jaho says:

    Nji veprim mjaft i mencur i qeverrise Shqiptare .
    Bravo . Ndoshta nji liidhje e fort me kte supershtet ,
    do ishte vet Shpetimi Shqiperise ,
    nqs do shikojm se ne cgrope na kan perplasur poltikat e kurves plake.

  3. gent says:

    A mundesh të bëhesh si israeli, se bashkëpunimi ëshrë i vështirë me ta.

  4. Leshko says:

    Ceshte kjo vizit kot me paret e taxapagusve shqiptare .E shikoje kete vizit si kerkese per bashkepunim midis hajdutit dhe bankes.po ku vini kerkoni investime ju o tru thare ne nje vend ku mbahet si vend per te testuar korrupsjionin si nje sahat qe shikohet nga gjith bota .Eh more Likja nga Skrapari paraja pa djerse ti cone trute ne bythe dhe ti e mbane gjith kuhen ulur e se le trurin te punoje

  5. zhapiku says:

    leshko…sic paske emrin qenke…leshko…..

  6. net says:

    Allahu i shkaterrofte jahudite, inshalla!

  7. Arion says:

    Ik on NET shko lufto e ler kockat ne Siri se atje eshte origjina jote. Ik sa me shpejt se keshti pastrohet Shqiperia nga kerrma si ty.
    Lidhja me Izraelin duhet te ishte bere qe ne fillim ne demokracise, por Salush Mullah Plakush Serbi na coi e Konferenca Islamike qe jane b*the e breke me Rusin e Serbin. Lidhja me Izraelin eshte lidhje ne USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje