Open Data Albania ka bërë një vëzhgim mbi strukturën e tatimit nga të ardhurat personale TAP dhe krahason tipat e këtyre të ardhurave dhe peshën që kanë në të ardhurat e përgjithshme.
Fillimisht të ardhurat personale që tatohen mund të kategorizohen në nëngrupe si vijon: TAP mbi të ardhurat nga paga në sektor publik dhe sektor privat; TAP nga interesat bankare; TAP nga dividendët; TAP nga shitja e pasurive të paluajtshme dhe TAP për burime të tjera të ardhurash.
Përmes analizës detajohet se: Peshën kryesore në strukturën e vlerave të TAP e zënë të ardhurat që vijnë nga tatimi mbi pagat, që mesatarisht për vitet nën shqyrtim zënë ë 60% të totalit të TAP.
Sipas vëzhgimit, në vitin 2009– 2010, të ardhurat që vijnë nga tatimi mbi pagat e sektorit publik kanë vlerë dhe peshë më të madhe se të ardhurat që vijnë nga tatimi mbi pagat e sektorit privat.
Vetëm në vitin 2011, tatimi mbi pagat e sektorit privat ka më shumë peshë se tatimi i pagave të sektorit publik.
Në vitin 2012, TAP nga pagat e sektorit publik shënonte 33% të totalit të TAP.
TAP mbi interesa bankare është rritur në vitet 2010– 2012 duke shënuar peshën 12.5% te totalit.
TAP nga dividendët në viti 2012 zë vetëm 5.4% të totalit të TAP.
Rënie të theksuar ka pësuar edhe TAP mbi të ardhurat nga shitja e pasurive të patundshme e kjo si pasojë e tkurrjes së tregut sikurse edhe e procesit të rivlerësimit të pasurive të patundshme.
Administrata tatimore rendit si të ardhura të tjera të paspecifikuara një pjesë të mirë të të ardhurave që i nënshtrohen tatimit personal.
Kështu, rreth 15,62% e totalit të TAP nuk kategorizohet se nga çfarë burimi të ardhurash vjen.
TAP TAP E TAPPPPPPPPPPPPPPPPPPPP
Artikull pa vlere edukuese, thjesht nje statistike.