Partia Demokratike akuzoi sot Qeverinë se po shtrembëron statistikat për nevoja politike. Ish.zv.ministri i Financave Alfred Rushaj në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së reagoi në lidhje me publikimin e shifrave nga ana e INSTAT një ditë më parë, sipas të cilave në 3-mujorin e fundit të 2013 pati një rënie në të gjithë sektorët, përvec bujqësisë. “Me shumë bujë, INSTAT publikoi rezultatet e vlerësimit tremujor të GDP-së për tremujorin e tretë të 2013. Kreu i paligjshëm i këtij institucioni, pa e fshehur kënaqësinë, deklaroi se më në fund, pas 31 tremujorësh me rritje pozitive, tremujori i trete i 2013 paska rezultuar me rritje negative prej 2,26%, dhe sigurisht për këtë na u dashka fajësuar qeverisja e mëparshme”, theksoi Rushaj.
Sipas tij, skenari është i qartë dhe i lexueshëm: tremujori i tretë të dalë negativ, meqenëse në drejtim kanë qenë ende demokratet, dhe nga tremujori i katërt kur në pushtet kanë ardhur socialistët, të filloje optimizmi, rritja, me një fjale, të ndrisë çdo gjë.
“Mjafton një analizë e thjeshtë për të kuptuar se këto të dhëna janë të manipuluara dhe se futja e duarve në shifrat e statistikave te vendit është bërë me ngut, pa kujdes, dhe shkel e shko. Po paraqesim këtu 3 fakte. Së pari, na del se tremujori sipas shifrave të publikuara, turizmi ne tremujorin e dytë, pra në pranvere, paska pasur turizëm më të madh se sa tremujori i tretë që është tremujori i muajit të verës. Industria nxjerrëse e cila ka rritje të eksporteve për rreth 22% krahasuar me të njëjtin tremujor të 2012, çuditërisht del me rënie me rreth 4%”, tha Rushaj.
Në vijim të argumenteve kundër shifrave të INSTAT, Rushaj theksoi se GDP-ja tremujore përgatitet bazuar në deklaratat tatimore të cilat siç e dimë tashmë ato mungojnë dhe për këto nuk është përdorur asnjë burim alternativ të dhënash për të zëvendësuar deklaratat që mungojnë.
“Është e qartë se qeveria dhe INSTAT po kryejnë një krim të rëndë, po fusin duart në shifrat që institucionet e pavarura paguhen për t’i deklaruar të pandryshuar. i bëjmë thirrje kryeministrit që të mos ndërhyjë në institucionet e pavarura, ti lërë ato të bëjnë punën e tyre dhe shqiptarët të dinë se cila është në të vërtetë ekonomia e vendit të tyre”, tha ish-zv.ministri i Financave.
Ku e gjeni surratin te dilni dhe te flisni ju ?
Kujtoni se jane te gjithe karagjoza dhe fallsifikatore rezultatesh
sic jeni ju !?
Ja ca keni per kto 8 vjet ju ordinerlleqe e mashtrime pafund mos u trembni nga realiteti tani.
Rrusho ju qe e cut vete ekonomin per dore do beni llafe tash? Apo kishit instat ju, me Kim Jong Salen q e brohoriste veten sa here mbetej ndonjeri pa buke. Spaguat Asnjerin, mbushet xhepat e tani ben dhe bukuroshin edhe ky rrushi
aman e aman !!! ju keni 8 vjet qe thoni qe jemi ne vend te dyte , mas gjermanise jemi ne me ekonomi :P!!! e dilni e thoni kshtu gjerash
ore rrush i vyshket per shtemberim statistikash pyt eprorin tend bolennnn e rakickes se ta tha shqetell tek blendi fevziu sistemin e sudes tuaj…
O rrush je rrush qe ste ha kush te mbajne afer per ta mbush.
Sa te forte jane….kur ka goje dhe PD-ja per shtremberim Statistikash,cnccncncn.
Me duket pak si çudi qe Tema fshin komente te cilat i japin te drejte argumentave te perdorur nga Alfred Rushaj!! Komnte qe shkruaj qe nuk editohen! Mos valle dhe Gazeta Tema eshte shnderuar ne organ propogande te mazhorances apo thjesht moderatori ka preferenca personale dhe anashkalon principet me elementare te te drejtes se fjales!
Kam pare boll kiomente ku shahet e ofendohet ne menyren dhe fjalet me banale qe jane postuar ketu, dhe komente qe nuk permbajne asnje ofendim te mos botohen!
Mos harroni kurre shprehjen e Evelyne Beatrice Hall e cila kur donte te jepte definicionin e shpirtit te Volterit e tha “Nuk jam dakort me ate qe ju thoni, po do te luftoj deri ne fund qe ju ta thoni”.
Per tju kthyer temes se mesiperme, Alfred Rushaj ka te drejte ne argumentat qe thote, ka sens dhe do te ishte me mire te gjeheshin argumenta per te kundershtuar me lologjike e jo te shahej e ofendohej ne menyre ordinere.
Duke pare se Partia Demokratike nuk po luan rolin e saje si parti opozitare por vazhdon rrugen si parti fashiste dhe mafjoze,kur dalin persona serjoz brenda saje qe kritikon qeverine, zeri i tyre mbytet pa dalur. Komentuesit jane te irituar nga drejtuesit e Partise Demokratike dhe nuk pranojne asnjelloj kritike prej antareve te asaj partie dhe pse kan te drejte. Partia Demokratike nuk e luan dot rrolin si parti opozitare, pa u reformuar