Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj ftoi biznesin kinez të investoj në Shqipëri duke i garantuar se klima e re e krijuar për biznesin pas ndryshimeve politike ofron stabilitet dhe siguri për investime.
Ahmetaj theksoi se qeveria e tij ka njohur borxhin ndaj biznesit dhe do të paguajë në mënyrë transparente dhe të drejtë borxhet e akumuluara ndaj bizneseve gjë që do të vërë në lëvizje ekonominë dhe do të ndikojë pozitivisht në rritjen e saj.
Ai theksoi se është ngritur “Këshilli Ekonomik Kombëtar”, nën drejtimin e Kryeministrit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të biznesit dhe konsulentëve me famë botërore, për konsultime në funksion të vendimmarrjes, si edhe për dëgjimin e drejtpërdrejtë të shqetësimeve të tyre në lidhje me procedura burokratike apo të padrejta që frenojnë aktivitetin e tyre.
çdo sipërmarrje ka tashmë mundësi të “ankimit online” për procedurat ligjore dhe administrative, duke aksesuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si dhe në faqen e Këshillit Ekonomik Kombëtar që është duke u ngritur.
Ne do të angazhohemi të krijojmë një sistem rregullator që lehtëson funksionimin e tregut dhe që mbron interesat e publikut , një sistem që buron dhe administrohet nga institucione solide.
Ahmetaj vlerësoi qeverinë kineze për kontributin e saj në financimin e projekteve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe për asistencën teknike të ofruar për ngritjen e kapaciteteve, për stafet teknike dhe funksionarët e administratës shqiptare.
“Duam që shkëmbimet tona tregtare të rriten dhe ky është momenti i duhur për të vepruar. Bashkëpunimi jonë duhet të rritet akoma më shumë me veprime konkrete.” tha Ahmetaj.
Sipas informacioni më të fundit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) janë rreth 83 kompani kineze të pranishme në Shqipëri-kryesisht kompani të vogla. Ne do të vlerësonim së tepërmi rritjen e prezencës së kompanive kineze për të investuar në të gjithë sektorët e ekonomisë në të ardhmen ndaj po marrim të gjitha masat për të lehtësuar hyrjen e biznesit të huaj në Shqipëri.
Ne jemi të interesuar të njohim termat e referencës të paketës së propozimeve që lidhen me aplikimin në fondin kinez të kreditimit prej 10 miliard $ si dhe në atë të investimeve prej 500 milion $ dhe shpresojmë se projektet që do të propozohen do të konsiderohen financiarisht në terma të leverdishëm.
Lidhur me fushën e transportit dhe infrastrukturës, një nga projektet tona prioritare është “Ndërtimi i Portit të ri të Shëngjinit”- një projekt jo vetëm për Shqipërinë, por për Kosovën, Serbinë, Bullgarinë dhe për gjithë rajonin, i cili do të ndikojë në zhvillimin e gjithë rajonit, sidomos në rritjen e shkëmbimeve tregtare.
Sa i takon sektorit energjetik, nga pala shqiptare janë identifikuar një numër i konsiderueshëm projektesh të rëndësishme si psh.
“Për rritjen e kapaciteteve gjeneruese të energjisë elektrike- ku përfshihen Projektet: “Ndërtimi i hidrocentraleve mbi lumin Drini i Zi (Skavica) dhe “Ndërtimi i Hidrocentraleve mbi lumin Vjosa”
dhe “Për rritjen e kapaciteteve transmetimit të energjisë elektrike” ku përfshihet projekti: “Ndërtimi i Linjës 400 kV nënujore të Interkonjeksionit Shqipëri–Itali”,
projekte të cilat do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori, si dhe në rritjen e sigurisë së furnizimit të vendit me energji elektrike.
ky lajm esht muzik per mua!! shpresoj qe lutjet e shqiptareve te behen realitet!!
Epo kishte ardhur koha te degjoje per shtetin tend si ngrehine serioze qe punon me plane te percaktuara e jo me lajthitje Sale. Bravo
Ja per te tilla projekte ka nevoje shqiperia e jo qe te perzihen bisnesmenet e huaj
EM Te tilla projekte i duhen shqiperise te dali nga rrenimi i ekonomis Kush do ta realizoj kete bashkpunim do mari nje vleresim shume te madh tek populli shqiptar
jane thashetheme dhe vetem fjale pa lidhje ose me prpaskena kriminale e tipit mafioze sepse une i kam kerkuar z.minister si perfaqesues i nje konsorciumi kinez per marrjen me koncesion per 25 vjet te portit te shengjinit ku perfshihej edhe investimi dhe ndertimi i nje porti modern por pergjigja ka qene jo e prere po kush ka qene arsyeja ec e gjeje e pyet minister trapin qe ka marre votat ne permet e gjirokaster e ska ndihmuar njeri edhe e di se ka per tu zgjedhur prape deputet ne ate qark
Po shyqyr me ne fund ! Ca te kthejme permbys !
Kokeveza nga telefonia po e zhvendos vemendjen per korrupsion ne energji.
Ti ja ke more doren, ke eksperiencen e Alb-Telekomit aty sa vodhe me Raftin 20 apo 30 milion dollare se ato vite kompania kishte 50 milion Usd humbje.Ty do te ti hapim letrat atehere kur nuk do ta mbash dot burgun.
Kujdes edhe nga kinezet se nuk jane ata te dikurshmit.
Levije shume e zgjuar per mardheniet tregtare me kinen. duhet bere edhe me rusine mardhenie trgetare e te tjera se na cau trapin ky bashkimi europan seshte se me patjeter qe duhet te hyjme ne europe. rendesi ka qe shqiperia te kete zhvillim ekonomik dhe zhvillimi ekonomik duhet gjithperfshirje
Gjithmone duhen anashkaluar 20 komentet e para qe postohen tashme ne Gazeten Tema se vijne drejtpersedrejti nga FRESSHistat e Ripjelljes!
Na e shpifen me keto bythelepirje.
Sa per temen, asgje e mire nuk vjen nga nje TOC KUKLLE si hajduti Ahmetaj.
Projektet si TAP, ndertimi i hidrocentaleve, interkonjuksioni me kosoven dhe italin, porti i shengjinit, dhe n’è te ardhmen ndertimin e nje sistemi hekurudhor, kto do e bejn shqiperin nje shtet evropjan!
Kina eshte nje shtet qe ka shume uri.Mos i nenvleftesoni marveshjet me ta.Jane me shume serjoz se te tjeret.Ndryshimet do te jene shume te dukshme brenda nje kohe te shkurter.
Ne rast se ky lajm eshte i vertete (pasi ketu te ne cdo gje duhet marre me rezerve), duhet mirepritur, pasi kinezet, ne se nuk u futen gure nen rrota, e bejne realitet shpejt ate qe premtojne! Keshtu qe do shohim me syte tane, se sa shume kemi gabuar duke shpresuar te disa kompani te kontinentit plak, te cilave u a kemi pare me kohe hajrin!
Për djeni,
Shqipërija ime zemra ime shpirti im, ja ku ëndra bëhet realitet qe 10 vjet po punoj ne kët Projekt, vitin 2009 kam mar në londër qmimin njiqind Projektet me të mira në Botë, në qendrën e londër nga WORD FINANCE, ne selin e Stock excheng. Kjo sësht më nji ëndër u bë realitet.
Uroj Populit Shqipëtar nji vit realitetësh dhe nji gëzim më të madh në historin qe kan kaluar
http://www.lm-europort.eu
Projekte dhe propozime shume te kendeshme. Uroje te realizohen sa me shpejt.
Keto akoma flasin perralla,ministri thote qe porti Shengjinit do i leverdise te gjithe shteteve, komshinj me ne,por realiteti eshte ndryshe,ndoshta pak kosovarve,se per te tjeret, as nuk i leverdis fare.
ZOTI JA KA FALUR SHQIPERISE NATYREN E MBREKULLUESHME KU MUND TE NDERTOHET NJE PORT DETAR ME KAPACITET KAQ TE MADHE NE SHENGJIN, QE SIGURON JO VETEM TE ARDHURA EKONOMIKE TE MEDHA E PUNSIME TE KONSIDERUESHEM POR E KTHEN SHENGJININ E SHQIPERINE NJE QENDER TE RENDESISHME PER GJITH RAJONIN E BALLKANIT E ME GJERE KU ME TE DREJT BREZAT DO KRENOHEN KUR TE THON SE NE SHENGJIN SHQIPERI ANKOROHEN PERVEC ANIJEVE E TRAGETET E THJESHT E JATET TURISTIK NGA E GJITHE BOTA POR EDHE ANIJE TRANS-OQEANIKE ME KAPACITETE NGA ME TE MEDHA NE BOTE.PER PUNE TE TILLA ,STUDIME TE TILLA DHE INVESTIME TE TILLA KA NEVOJ SHQIPERIA QE ME TE DREJT NE LONDER NGA WORD-FINANCE ESHTE VLERSUAR ME CMIM.BRAVO LIRIM MUAHRREMI,BRAVO QEVERIA E RE PER VLERSIMIN E PROJEKTEVE KAQ TE MEDHA E ME VLERA QE SHQIPERISE I JEP EMER TE MIRE NE BOTE. NGA AGIMI
E MERITONTE SHENGJINI,LEZHA NJE INVESTIM KAQ TE MADH PER VETE ,VERIUN SHQIPERINE DHE GJITHE RAJONIN.GJERA TE MIRA ME VLERE QE JA LARTESOJNE EMRIN KOMBIT TONE;MBRINE NE PORTIN E SHENGJINIT SHQIPERI ANIJA TRANSOQANIKE 200000 TONESHE NGA AMERIKA,KINA,ARGJENTINA E TJE…… NUK DO KET LAJM ME TE MIRE ,TE RENDSISHEM E TE BUKUR;U REALIZOFT DHE ZOTI E BEKOFT .AGIMI