Genc Boga: Ja çfarë do të bë j Këshilli Ekonomik Kombëtar!

17 Janar 2014, 20:15Ekonomia TEMA

Avokati i njohur Genc Boga është  zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ekonomik Kombëtar, një  forum biznesi që  funksionon pranë  qeverisë  shqiptare. Ai u prezantua sot gjatë  takimit të  Kryeministrit Rama me biznesin duke shpjeguar detyrat ë  këtij këshilli.

Cili do të jetë roli ynë, çfarë do të bëjmë ne dhe cila është ideja novatore? Zoti kryeministër, tha që ne kemi pasur frikë të flasim. Ne kemi folur në fillim. Kam parasysh këtu Komitetin e biznesit, shoqatat, unë personalisht. Ka pasur raste që i kemi rënë dhe daulles nga pak, pasi është e pamundur që të jesh në konflikt, por e folura jonë ka çaluar nga disa gjëra.

Së pari, pasi flisnim, me ato faqe të tëra që kemi shkruajtur qeverisë, nuk na jepej asnjë feed back dhe nuk e dinim as se ku shkonte ideja jonë. Kështu që këtu, u nisëm për të krijuar një strukturë të re, e cila do ta bëjë  të mundur që të ndiqet dhe do të ndiqet nga njerëz si puna ime, që kanë kohë që merren me këtë punë. Do të ndiqet ideja e komunitetit të biznesit, pranë ministrive dhe do të shikohet se çfarë konkretisht do të bëhet me ligjet dhe projektet, me idetë  e qeverisë. Kjo është gjëja  e parë që ne duhet të garantojmë.

Së dyti, ajo që unë kam konstatuar si anëtar i këshillit të vjetër ka qenë një këshill ku kemi marrë pjesë gati të gjitha shoqatat, Këshilli Konsultativ i Biznesit. Ne ishim në këshill, por pjesëmarrja jonë ishte formale, ishte bukur për personat që drejtonin dhe aspak produktive për ne që ishim aty dhe prisnim që idetë tona të merreshin parasysh.

Këtë gjë me Këshillin  e ri do ta ndryshojmë. Këshilli i ri është një proces permanent këshillimi. Nuk është një këshill në sensin e 5 njerëzve që ulen rreth një tavoline dhe aty merr fund çdo gjë. Këshillimi do të zhvillohet në tre nivele. Në nivelin e parë ku është i përfaqësuar i gjithë biznesi nëpërmjet të gjithë shoqatave të biznesit pa asnjë përjashtim, as gratë në biznes, as biznesi i vogël, pra të gjithë do të kenë mundësinë të japin opinionet e tyre për iniciativat ligjore të qeverisë. Do të organizojmë një web-site. Kuptohet jemi në fillimet  e punës, mos prisni të jenë mbaruar të gjitha. Këtu, këto ligje që do të renditen, që janë projekte, do të qëndrojnë për një periudhë dy mujore dhe qeveria angazhohet që të mos i kalojë këto ligje pa marrë mendimin tonë. Si do të merret vendimi? Secili do t’i shkruajë mendimet, do të faqosen, do të lexohen nga të gjithë. Ne si sekretariat do t’i përmbledhim dhe do t’i ndjekim. Ne do t’i ndjekim me ministritë e linjës, me Kryeministrin, me qeverinë në përgjithësi. Siç e tha dhe Kryeministri, ne  e kemi zyrën këtu, për të pasur kontaktin direkt me qendrën e qeverisë. Gjithashtu, në këtë faqe do të kemi mundësinë që të korrigjojmë ato fenomene, të cilat ju i dëgjuat, keqfunksionimi i qeverisë, moszbatimi i ligjit, abuzim me ligjin, pse jo dhe raste korruptive. Metodologjia se si ne do t’i përpunojmë informacionet që jepni, si do të garantojmë disa aspekte siç është “kush denoncoi, çfarë”, që mund të shkaktojë ndoshta pasoja, janë të gjitha gjëra që do të vijnë më vonë. Rregullore në vijim të ligjit që do të kalojë së shpejti, do të ketë, por ideja është kjo që Këshilli Ekonomik Kombëtar të jetë filtri, të jetë përçuesi, çfarë biznesi në përgjithësi pretendon që nuk shkon mirë me zbatimin e ligjit, që nuk shkon mirë me ligjet që ekzistojnë apo me ligjet që qeveria po bën. Në planin e parë kemi këtë web-site, ku gjithë biznesi është i përfaqësuar, i gjithë biznesi jep mendimet e tij. Kemi një plan tjetër bashkëpunimi që është ai i mbledhjeve të Këshillit Ekonomik Kombëtar, një herë në muaj. Këto mbledhje drejtohen nga Kryeministri dhe në këto mbledhje detyrimisht në këto mbledhje marrin pjesë disa ministra dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Në këto mbledhje trajtohen përsëri probleme që kanë dalë nga biznesi, nga web-site, nga kontakte të tjera, por në këto mbledhje kemi edhe pjesëmarrës të tjerë të ftuar, akademikë, njerëz me njohuri të veçanta nga fusha që mund të na japin ne ide, që dalin pak nga ajo marrëdhënia e ngushtë qeveri-biznes. Kemi dhe një plan të tretë që do të jetë dhe intensiv, ky që kemi prezent sot, ku do të kemi Kryeministrin, ministra, anëtarë të qeverisë, drejtori të caktuara, në forma të ndryshme, në formën e banketeve, në formën e mbledhjeve të tilla, ku do të shkëmbejmë ide, kemi pyetje-përgjigje, njësoj si kjo. Këto janë tre nivelet e këshillimit permanent të marrëdhënies që biznesi dhe qeveria do të kenë në të ardhmen dhe do të garantohen nga KEK-u. Padyshim askush  nga shoqatat nuk do të përjashtohet nga asnjë nivel, qoftë edhe nga niveli i dytë, niveli i mbledhjeve me Kryeministrin dhe ministrat e qeverisë. Pasi aty kemi parashikuar një sistem rotacioni, ku shoqatat e biznesit të gjitha do të vinë. Do të ketë dhe biznesmen që dalin pak nga kuadri i shoqatave. Kuptohet ka biznesmenë të cilët janë taksapagues të mëdhenj, të cilët kanë ide specifike të fushës së tyre dhe pastaj të ftuar të veçantë. Kjo është ideja jonë. Shpresoj që ju pëlqen sot, por të na pëlqejë në vazhdim.

 

 

20 komente në “Genc Boga: Ja çfarë do të bë j Këshilli Ekonomik Kombëtar!”

  1. 21janari says:

    Kesaj i thone futja pordhes, grij sallate sa te kaloje edhe kjo nate.

    1. rrushi says:

      Ideja e komunikimit duhet vleresuar sidomos nepermjet personaliteteve si Boga. Uroj q e nisma te funksionoje pasi biznesit I duhet komunikimi me qeverine, jo per ambiecie personale, po per komunikim te vazhdushem dhe intensiv per ate qe do behet me kete vend.

    2. Elton says:

      Femijet e Genc Boges kane gjakun e diktatorit me te madh dhe me te neveritshem te ketij vendi, Enver Hoxha. Genc boga u martua me te mbesen e diktatorit te popullit shqiptar tamam ne kohen kur urrejtja popullore per Enver hoxhen ishte me e forte se kurre. Diferenca qe ka genc boga me te mbesen e diktatorit thone se eshte rreth 13 vjet! Enver hoxha grabiti shqiptaret, shkaterroi Shqiperine, vodhi pronat, vrau eliten e kombit, si dhe kreu shume krime monstruoze. E terhoqen zvarre enver hoxhen kur ra komunizmi, por e vjehrra e ketij genc boges flet me superlativa per nje monster si enver hoxha!!!

      Kush e vendos ne krye nje njeri si genc boga ben gabim dhe jo per lufte klasore, por sepse ne mendjet e njerezve enver hoxha duhej rrjepur i gjalle dhe cdo kujtim i nje njeriu te ndyre si ai eshte nje kujtim i shkaterrimit te Shqiperise dhe shqiptareve si dhe i monstruoziteteve te tij. Kaq nen kontroll e ka avokati veten e vet, sa e dashuroi shume te mbesen e diktatorit, qe besohej aq shume se kishte “pjesen” e vet nga thesari i shqiptareve qe monstra gjyshi i saj enver hoxha grabiti.

  2. Analisti Politolog Cim Nurellari says:

    U ngrit Enveri nga varri.
    Baca Sali, me gjithe brockullat qe thote, ca gjera i ka te sakta.
    Keta bllokqenet u rigjeneruan.

  3. ku je dhenderi i xhaxhi enverit ose verit ,ti do terheqesh per hunde te tjeret bravo

  4. Genti Suedi says:

    Pa luftuar informalitetin,konkurencen e pa ndershme per shkak te mos pagimit te taksave,kompanite qe sponzorizuan familjen Berisha dhe ministret e saj per kompani si Antea Cement,Kurum,pa zbardhur vjedhjen me koncesionet,pa zbardhur vjedhjen e Lulit ne rrugen e kombit ske gje ne regull. Po e kuptove rritjen ekonomike me rritje taksash, edhe keto kompani qe numerohen me gishtat e dores te cilat deklarojne gjithcka dhe nuk bejne evazion do ta bejne shume shpejt se u bene si ajo prostituta, hyr Sala ne krevat 8 vjet pallo, dil Sala hyr ti pallo. Bej pune lere shown mediatik… Se na plaset.

    1. Analisti Politolog Ermul Hasimovic says:

      Ke te drejte. Antea Cement eshte pisllek nderkombetar me epiqender ne Greqi.

  5. Artan says:

    Ou me ne fund dhenduret e familjes Hoxha e vrane friken e po marrin frenat e pushtetit ekonomik.

  6. Arjani says:

    Genc dakort por mos shmang pagimin e taksave te biznesit tat.

    Bon xhiro disa milion USD dhe nuk don me pagu divident. Shmangia e taksave duke manovruar si pelivan me ligjet vertet nuk eshte veper penale, por eshte e denueshme dhe e pamoralshme, sidomos per ata qe kerkojne role dhe funksione publike.

  7. kodoshi says:

    Shume mire ka zgjedhur! Zgjedh nje avokat te bizneseve me te medha te huaja ne Shqiperi per te folur me bizneset shqiptare!!!

    Ah te lumte o Rama! Je me mjeshter edhe se Sala!

  8. babec says:

    Paska marr shokun e ngusht te GRulit!

    Pisllek!

    Plus Supermeni te Sandri?!?!?!?

  9. Titi says:

    Genco sa nuk ngopesh dhe ti plako. Po Bona qe ka nja 1 vit e gjysem qe ka ik ne Austri si i bohet? Ik dhe ti se ke dale jashte mode.

  10. rilindasi pa mjeker says:

    Nje dite korriku 2006 kalon Bona te Blloku dhe ky Genci thote per grun e vet
    “Shif Cfare gopi po kalon”
    Tung

  11. Shkemb i perjetshem says:

    Qe t’a kuptojne lexuesit e artikullit dhe te komenteve ne fjale,se kush eshte Genc Boga,duhet te marrin informacionin minimal qe ky person eshte dhender tek familja e Enver Hoxhes(Pra burri i vajzes se Sokol Hoxhes djalit te Enverit).

  12. Aljor says:

    Po pse Sali Berisha nuk permend se Av.Genci Boga eshte djali kolegut te tije Prof.Dr.Panajot Boga,specialistit te nderuar qe ka sheruar jo qindra por mijera shqipetar per mbi 60 vjet ne profesionin e tije si kirurg e ortoped i famshem jo vetem ne Shqiperi? Apo per Salen me afer eshte gjyshi i nuses se sa prindi i tije?mbete komunist ne cdo gen.

  13. Mimi says:

    Tani qe kemi dhendrin e Enver Hoxhes qe na flet per biznesin besoj ska ndonje dyshim per Rilindjen!!!!

  14. REA says:

    diktatura boga keshtu emerohet biznesi i ri i ketij palaco avokat derdimen mendjemadh i hicit

  15. zamira says:

    Po mire, ky Genci eshte ne konflikt interesi. Si mund ta kryej kete detyre. Ai eshte edhe Audits.

  16. viktor hoti says:

    Avokat Boga gjithe jeten ka punuar “ne emer e per llogar” vec jo per gjy qe por per allishe se nga gjyqet nuk ka haber Ai kujton se meqe ka mbie mrin Boga, qenka i zoti nderkohe qe vete mbiemri tregon se ka zbritur nga mali

  17. LEDRA says:

    ngrihu A. malltez te ulet G.Boga.
    Ngrihu hoxh te ulet prifti vajti kjo pune.
    si boga si malltezi jane hicer te hicit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje