Ndryshimi i marrëdhënies mes administratës tatimore dhe biznesit u cilësua nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, si rruga që do të garantojë zhvillimin ekonomik të vendit. Sipas tij, zhvillimi ekonomik varet kryesisht nga sjellja që aplikohet nga shteti dhe administrate e tij ndaj aktiviteteve private.
Në takimin me përfaqësues të administratës tatimore, ministri Ahmetaj u shpreh se kjo administratë duhet ti japë fund praktikave të ankthit ndaj biznesit, praktikës së dhunës fiskale ndaj sipërmarrjeve, të cilat kanë ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik të vendit. Në këtë kuadër ai përmendi gropën e madhe fiskale të krijuar nga qeverisja e mëparshme, mos pagimin e borxheve, mungesën e konkurencës dhe vendosjen e monopoleve në treg. “Taksat janë gjaku i shtetit dhe sfidat tona janë mbledhja e sa më shumë të ardhurave legjitime në buxhetin e shtetit. Ne duhet të transmetojmëme përgjegjshmëri fytyrën e re të një shteti të ri që ka marrë përsipër të përmirësojë marrëdhënien me biznesin”, u shpreh Ahmetaj. Sipas tij, kjo është kthesa vendimtare që duhet t’i japim fytyrës së shtetit që brezat që vijnë të mos e konceptojnë administratën tatimore armike, por si pjesë të domosdoshme.
Duke evidentuar kthesën cilësore të bërë nga administrata tatimore nga muaji nëntor, Ahmetaj tha se kjo është një betejë që duhet të jetë e përditshme, kundër informalitetit dhe korrupsionit. Sipas tij, nuk është niveli i taksës ajo që pengon në rritjen e të ardhurave dhe formalizimin e ekonomisë dhe rritjen e investimeve të huaja në vend, por sjellja që reflektohet nga administrata tatimore.
“Ne kemi krijuar Këshillin Ekonomik Kombëtar, që është garanti i sjelljes sonë me biznesin dhe zbatimit të ligjit”, tha Ahmetaj, ndërsa informoi se shumë shpejt do të bëhet hartimi i Kodit të Sjelljes gjatë kontrollit tatimor. Sipas tij, ky Kod, duhet të kthehet në një ligj të brendshëm të administratës që duhet të jetë i pathyeshëm.
Pashe nderin e shtetin tone a ka mundesi me m’shpjegu kush sepse per tatimet dhe ekonomine duhet me fole dhe duhet me punu si minister ekonomie nje person qe shkollimin e tij primare e ka per gjuhe te huaj angleze?????? A thu ministrit te financave qe pergjegjes direk i linjes se tatimeve i ka ike goja e ash ba memec apo flet amel ai i ekonomise per me ra dajak ky i financave, sepse siq ka thane i ndjeri Pjeter Arbnori keta nuk jane “socialista por specialista”???? Kam frike se ja kena fute vedit sa krahi edhe kesaj here njisoj si heret e tjera por tesh na asht lodhe betha e nuk duron ma as ajo.
Supermeni te Zona e Lire e Sandrit dhe e Fantomasit!
Te kujt Biznes o gay te atij qe punon me 3 bilance e qe ka 20 vite qe del me humbje e kane pasuri miliona Euro ne Banka keta jane evazore fiskale,japin rroga minimale e SHQIPETARET i trajtojne si Klandestine ne vendin e tyre duke i mbajtur ne te Zeze e te pa siguruar.Ti nuk ke moral te jesh Minister se je nje ish hajdut me 20 milion usd te vjedhura te ALB-Telekomi.KOHA E TALLAVASE MBAROI.
Po ti cne me financat. Shih more djale ekonomine se ke gjithate pune per te bere. Je bere si xhol. Tashti vetem kur te dalesh ndonje dite dhe te flasesh dhe per mardheniet me jashte ose bujqesine. Vjen FMN, del si fanti spathi ne takim, vjen BB del prape, ketu po. Shpejt do na e shpifesh.
Te thuash se merr vesh, hajde dakort, por po te njejtat gjera thua kudo. Une muk e kuptoj se si mund te flasesh ti per financat, kur zv. ministri eshte ku e ku me i shkolluar dhe me eksperience.