Lufta ndaj informalitetit dhe vendosja e një konkurence të ndershme dhe të barabartë, janë cilësuar si elementë mjaft të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit nga zv.ministri i Financave Erion Luci. Sipas tij, situatat ku një biznes paguan dhe një tjetër jo, duhet të marrin fund. Në këtë kuadër Luci vuri theksin në zgjerimin e bazës së tatimpaguesve dhe barazi ndaj bizneseve. Sipas tij, rimëkëmbja e rritjes ekonomike është sfida kryesore që ka vendi. Por ai shtoi se nga pozicioni i politikës fiskale, rimëkëmbja ekonomike nuk mund të vijë nga rritja e borxhit, i cili, ka arritur në një nivel që është jashtëzakonisht i kushtueshëm dhe i rrezikshëm në këto momente që flasim. “Me rritje borxhi nuk mund të gjenerohet më rritje ekonomike, ashtu si edhe me shkurtimet e shpenzimeve, të cilat janë në limit, majde duhet të rriten për të ndikuar në cilësinë e shërbimeve që ofron shteti për funksionet bazë të tij, duke nisur nga rendi, shëndetësia, arsimi e kështu me radhë”, deklaroi Luçi. Lidhur me rritjen e barrës tatimore, Luçi tha se kjo nuk e bën më pak konkurent vendin në rajon dhe Europë, pasi jemi prapë poshtë shumë vendeve të tjera në nivelin e taksave.Sipas tij, një ndër shkaqet kryesore të përkeqësimit të ekonomisë shqiptare vitet e fundit, është ulja e nivelit të mbledhjes së taksave nga ana e administratës tatimore. “Përmirësmi i nivelit të mbledhjes se taksave nga administrata tatimore është kritike për të përballuar sfidën që ka Shqipëria dhe qeveria, duke nisur që këtë vit. Kemi mbi supe një barrë të fortë për zgjerimin e bazës tatimore, të paktën 3 pikë përqindjeje. Kjo për të lehtësuar barrën që ne po i vendosim bizneseve, si nga mosofrimi i nivelit të nevojshëm të funksioneve publike, ashtu edhe në aspektin e konkurrencës së pabarabartë. Nuk është e thjeshtë t’i thuash biznesit që duam më shumë lekë nga ju dhe nga ana tjetër një pjesë e tyre të mos paguajne. Për këtë kërkohet përmirësim i bazës tatimore që do të thotë barazi”, tha Luçi.
Jepni pronat ore mashtruesa nese doni me zgjeruar bazen tatimore. Sikur jemi ne Afrike jo ne mes te Europes. KTHENI POPULLIT PRONAT MBRAPSHT.
Merni studentet e te gjitha Fakulteteve Ekonomike te Vendit!
Jepuni nga nje ID ne qafe!
Caktojuni nga nje rruge ose rrugice tre-kater prej tyre!
Jepuni nje bllok faturash ne dore dhe NIPT- et e dyqaneve dhe:
CDO BISNES SEBASHKU ME STUDENTIN TE IDENTIFIKOJE KUPONIN TATIOMOR ose Fature te zakonshme shitjeje DHE TE NXJERRI SHITJET PER 10 DITE.
Pasi te fotografoni shitjet dhe percaktoni informalitetin…
Paguani studentet me 50% te sasise se lekeve te mbledhur teper per 10 ditet e proves.
Kjo menyre, mbase ju meson sesi edhe te kontrolloni Shitje- Blerjet me Fatura Tatimore… nga Magazinat e shumices tek Tregetari Pakices
po mire mor zoteri a keni ju ndonje alternative apo intelekti juaj mjaftohet vetem me kritike,apo ju diket vetja kacurrels para pasqyre
Po mire me profesora po maloku si ja doli per 7 vjet se vitin e fundit dihet qe beri katrahure , po ama 7 te paret ja doli te jepte rrogat dhe pensionet , vetem ne borxhe na e futi se vodhi me rruget . Ai nuk qahej si ju po kur i duheshin leke i merrte dhe pike dhe dinte ku i merrte jo si ju qe po pillni vetem llafe e spo beni 1 mut deri tani.