Energjia, Qeveria i jep garanci bankave për të kredituar KESH

22 Janar 2014, 13:51Ekonomia TEMA

Qeveria vendos të miratojë garancitë ndërmjet dy bankave të nivelit të dytë dhe KESH për blerjen e energjisë elektrike. Vendimi përcakton miratimin e garancive qeveritare, të lëshuara në favor të Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe bankës Societe Generale Albania, në kuadër të kushteve të kontratave të kredisë për importin e energjisë elektrike, ndërmjet këtyre bankave dhe KESH, sh.a.-së, për shumat, si më poshtë vijon:

a)    Për kontratën e kredisë që do të lidhet, ndërmjet Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe KESH, sh.a.-së, për shumën 1 000 000 000 (një miliard) lekë.
b)    Për kontratën e kredisë që do të lidhet, ndërmjet bankës Societe Generale Albania dhe KESH, sh.a.-së, për shumën ekuivalente në lekë të shumës 6 000 000 (gjashtë milionë) euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje