BB:Mbështesni sektorët që sigurojnë rritjen ekonomike

21 Janar 2014, 11:01Ekonomia TEMA

Menaxherja e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, znj. Tahseen Sayed,  është shprehur se , “bujqësia, industria nxjerrëse dhe shërbimet do të vazhdojnë të mbështesin rritjen ekonomike në Shqipëri në një periudhë afatmesme, në kushtet kur konsumi dhe investimet private vazhdojnë të jenë nën poptencial ndërsa ndihet rimëkëmbja graduale në Eurozonë”.

Banka Botërore parashikon që rritja reale e PBB-së për vitin 2014 të jetë 2%, pak më e lartë se në 2013-n (1.3%).

Në një prononcim për mediat, znj. Sayed, shpjegon se “Niveli i borxhit publik i Shqipërisë arriti në rreth 71% të PBB-së në 2013-n. Me paketën fiskale të 2014-s, e cila përfshin rregullime të normës së tatimit të të ardhurave për korporatat, normës së tatimit për të ardhurat personale, si dhe përjashtime nga TVSH-ja, qeveria synon të reduktojë nivelin e borxhit në përqindje të PBB-së në 2015-n dhe ta ulë atë në rreth 60% në periudhën afatmesme.”

Sipas saj investimet e Huaja Direkte (IHD) kanë qenë modeste me rreth 3% të PBB-së deri në 2007-n, por gjatë viteve të fundit janë rritur në rreth 6% të PBB-së, të nxitura edhe nga investimet në industrinë nxjerrëse (naftë dhe miniera) dhe rikapitalizimi i sektorit bankar.

“ Ne presim që Investimet e Huaja Direkte (IHD) të vazhdojnë në të njëjtin nivel në vitet në vijim. Këshilla jonë është e dyfishtë”, thotë menaxherja e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, znj. Tahseen Sayed.

Sipas saj, kërkohet një reformim  edhe në  sektorët e energjetikës dhe transportit; përmirësimi i së drejtës së pronësisë në mënyrë të veçantë i asaj mbi tokën, si dhe rritja e cilësisë së kapitalit njerëzor (arsimi dhe aftësitë). Këto hapa, tha ajo,  do të jenë shumë të rëndësishme për të rivendosur një rritje ekonomike të fortë dhe të qëndrueshme për të përmirësuar nivelin e jetesës së qytetarëve të Shqipërisë në periudhën afatmesme.

3 komente në “BB:Mbështesni sektorët që sigurojnë rritjen ekonomike”

  1. Argita_B says:

    Me duket pak çudi me keta te Bankes Boterore kur harrojne te flasin per sektorin energjitik!!
    Shqiperia ka ende rreth 70% te sektorik hidrik qe nuk e ka shfrytezuar dhe kur marim parasysh dy faktore, i pari kriza energjitike disa vjeçare ne Shqiperi (pra kerkesa e brendeshme qe Shqiperia nuk arrin te mbuloi nevojat e saj) dhe se dyti, energjia do te jete problematika me e madhe e te ardhmes ne bote.
    Zhvillimi i sektorit energjitik mundeson punesimin ne periudhe afatshkurter dhe i jep mundesine ekonomise shqiptare te rimekembet per nje periudhe afatmesme, e kosolidon per nje periudhe afatgjate.
    Banka boterore ose gabohet ne parashikimet e saj, ose ka qellime te tjera te cilat nuk i njohim!
    Si mund te zhvillosh ekonomine e nje vendi pa energji!!!

    1. black_lion says:

      Per energjine e ka fjalen kur flet per investimet e huaja direkte, pasi eshte sektor strategjik qe nuk duan t’ia lene kompanive shqiptare, ne menyre qe te garantojne varesine e perhershme te Shqiperise ndaj institucioneve te huaja financiare…

      1. redi says:

        black-lion,
        Kapitali nuk ka atdhe. Babai dhe nena e kapitalit eshte fitimi. Kapitali shkon atje ku fitimi eshte me i madh dhe i sigurte. Kapirtali nuk pjerdh per “varesine e perhreshme te Shqiperise”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje