Prefekti i Qarkut Tiranë mblodhi në një tryezë të përbashkët përfaqësuesit e njësive vendore të qarkut, për krijimin e Task-Forcës e cila do të monitorojë shlyerjen e detyrimeve për energjinë elektrike.
Vorpsi tha se ngritja e këtyre njësive operative tregon gjendjen e mjerueshme dhe abuzive të trashëguar nga një sistem mosndëshkimi dhe bashkëveprimi korruptiv.
“Jo më kot janë në këtë tavolinë përfaqësues të të gjitha drejtorive dhe agjencive rajonale të qarkut, si edhe të zgjedhurit vendorë, sepse fatkeqësisht po të kthejmë sytë nga vetja do të shikojmë se shumë nga institucionet shtetërore janë vetë debitorë ndaj CEZ Shpërndarje. Mendoj se si masë e parë që të gjithë ne të fillojmë të paguajmë faturat e dhjetorit dhe sipas mundësive në tratativa me specialistët e CEZ për rregullimin e kësteve, të fillohet të shlyhen edhe detyrimet e prapambetura për të gjitha institucionet që përfaqësojmë”, tha ai.
Sadi Vorpsi u shpreh se shpreh se Prefektura e Qarkut Tiranë ndërmerr iniciativën, që për çdo punonjës të administratës së saj, të kërkojë vërtetimin e pagesave të rregullta të faturave të energjisë elektrike.
“Brenda harkut kohor të 10 ditëve çdo punonjës i Prefekturës duhet të paraqesë pranë shërbimeve mbështetëse një vërtetim që nuk figuron debitor ndaj CEZ Shpërndarje. Për mospagimin e detyrimeve ligjore të energjisë do të merren masa të rrepta administrative deri në pushimin e tyre nga puna”, tha ai.
I pranishëm në këtë tryezë, ministri i Energjisë dhe Industrisë u shpreh se Task-Forca është e vendosur për të ndërhyrë në lidhjet e paligjshme dhe mosfaturimet.
“Duhet të sensibilizojmë të gjithë qytetarët pasi mospagesa është problem për tregun. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Nuk do të ketë amnisti për faturat e papaguara”, theksoi Gjiknuri.
Le te ngrihet Taske Forca, por jo sa per te qene, se pervojen e kemi te hidhur me keta lloj organizmash. Nuk i kemi askujt borxhe qe te paguajme per ata qe kane mbi 20 vjet qe nuk fusin doren ne xhep! Po te behet llogaria, shteti na detyrohet miliona lek, dhe kete duhet ta fusni ne llogarine tuaj.
Ndaj te njejtin mendim dhe revolte me ju,Gezim.
O TEMA, PSE nuk e jepni ate lajmin per thirrjen qe KMSH u ka bere myftinjve per te denoncuar cdokend qe shkon te luftoje ne Siri?!! Jo per gje po ju vdisni per lajme te tilla
Ops pse ka edhe keshtu.
Hajde prefekt hajde. Pushim nga puna per punonjesit nqs nuk kane paguar faturat. Mbi bazen e kujt ligji ? Nuk kane paguar te rrine pa drita.
Dhe, me këtë ultimatum për 20 punonjësit e vet e kreu detyrën e tij si kryetar i task-forcës për qarkun e Tiranës (!)
Hajde pallë, hajde!
ho me, ju hyni frika gjer ne palc e? nji me nji do i jepni leket qe i keni shtetit mer maskarenj, se kan pagujt te tjeret per ju kaq e kaq vite. se ishit bo si mbreterit ju maloket. bile bile, mire e ka ANONIMI… Jo t’ju heqin nga puna, po t’ju kthejne atje ne malci, qe ta qani enverin me lot
ai te heq nga puna me te drejtene zotit dhe te robit, o kelysh i saliut.
Se kur spaguan detyrimet e shtetit dhe sje korrekt me shtepine tende, nuk ke si te jesh korrekt me detyren. po u mesuat ju 8 vite qe e ndate popullin ne dy kategori: demokratet dhe delet
Shume te drejte ke anonimo. Nuk ka asnje ligj qe te heq nga puna.
Po me te fut ne burg kur vjedh shtetin a ka ligje? Je dakort te te fusim ne burg? Plehra qe ja moret frymen Tirones dhe te gjithe vendit.
Këta mesa duket nuk kanë b..thë të balllafaqohen me realitetin, ligji është ligj: kush nuk paguan ose kush dëmton matësit preju energjinë dhe kush ndërhynë në rrjet paditi në gjykatë, pse duhet gjithë ky pompozitet si në kohën e Dullës, me fushata. Taskë Force le të bëjë punën të presë lidhjet e paligjshme, të sistemojë matësit, por jo të merret me propagandë. E dyta nuk duhet të ndërmerren nisma “revolucionare” si shembja e kishave dhe xhamijave, dmth me ato faturat e shpifura aforfe, si një mjet revolucionar për të mbushur arkën, se kanë për ta lënë fare bosh. Do krijohen të tjera familje mos-paguese sepse unë do paguaj aqsa harxhoj vetë jo sa “mendon” ti… aforfe.
Vjedhja e dritave eshte e denushne dhe duhet te marre funde.
Por edhe çmimi i dritave eshte shume i larte , me nivelin e jeteses dhe rrogat.
Dritat ikin e vine sipas qejfit , tensioni nuk eshte 220v.
Kesh duhet te beje kontrate me klientin, ku te saktesohen detyrat dhe detyrimet me klient – furnizues.
Lajmi se 300 mije abonente jane pa matesa,eshte skandaloze,Eshte realizuar vjedhja e energjise elektrike dhe ne fund jane vjedhur dhe matesit.
Nga ana tjeter shikohet nje pa aftesi totale.
Matesit kane nje cmim,kush e ka demtuar ta c’demtoj,brenda vleres.Mates ka sa te duash ne Kine,me cmim shume te lire,ku abonenti e shlyen brenda muajit.
Nuk ka nevoj per aforfe !
Varjanti i dyte eshte modernizimi i rjetit,pagesat me karta elektronike.
Vetem hajduteve nuk ju ka interesuar ky varjant,perseri kjo qeveri do vazhdoj te bej matje dhe te paguaj njeres qe vjedhin njeri tjetrin.
Prefekti energjine elektrike ta blej dhe konsumoj me karte elektronike,ne zyre dhe ne shtepi,nuk ka per te pushuar asnje punonjes nga puna.
Z.Prefekt nje mates i energjise elektrike nuk ben me shume se 20 $,mos u shqetso,faturoje tek ai qe e ka demtuar.
Po te kini deshiren e mire ky problem,me mates dhe konsum elektronik,realizohet shume shpejt dhe Shqiperia siguron te ardhura qe i duhen shume ne kete periudhe.
Sa me shume prefekt te afte aq me shume arktetime te energjise elektrike do kemi.
Zgjidhje fare e thjeshte,si me karta tel.cel gervishte jep nr vjen korenti.kur te ngelen 200lek jep sinjal mushe se do ngelesh pa drita.Kshu e ka Anglia
BRAVO qeverise qe do ngreje task-forcen se keta palaco njerez kane 22 vjet qe vjedhin parate e popullit te destinuara per rruge-shkolla-spitale,dhe per te gjitha keto vjedhje fajin e ka saliu se ai i tha hajdeni ne tirane dhe zini tokat e pronarve te ligjshem,se ju mbroj une,vidhni energjine elektrike se ju mbroj une,nuk ju denon njeri,prandaj i themi qeverise tia mbledhe rripat ketij pis mileti,kush nuk paguan gjobe 10,000000 leke,ose futu ne burg,kush kundershton te rrihet publikisht nga njerzit e policia.
Normale se po pagujm nga 300 mij lek drita per ate zhulsat e bathores paskuqanit etj etj qe nuk njofin shtet nuk njofin ligje i kemi dhurat nga sala se i dote per votime tani na i la ne ne menaxhim kafshet e qelbta.Tok te zaptume as leje ndertimi as taksa as drita asigjo vetem voten per salen ishalla qeveria i tregon vendin bagtive
Te shikojme a do te fillojne te vejne rregull qe te gjithe te paguajne, por do ishte me e lehte dhe me e besueshme nqs fillohet me nderprerjen e vjedhjeve nga abonentet e pallateve te Tiranes, qe perbejne dhe nje krim penal dhe te shikoni se sa lehte do te jete per t’u ndergjegjesur dhe zonat e tjera te vendit.
Duhet te fillojne te disiplinohen njerezit dhe kjo nuk mund te ndodhi ne qoft se nuk merren masa disiplinore, denime. Populli duhet te ndergjegjesohet lidhur me detyrimet qe ka ndaj sherbimeve qe i ofrohen. Nje individ i cili nuk paguan faturat tregon papergjegjesi dhe njekohesisht vjedhje dicka e cila e bene te papergjegjshem si personalitet. Prandaj mendohuni me mire para se te flisni dhe te kritikoni. Ose nese nuk ju pelqejne propozoni zgjidhje me efikase te cilat te jene te aplikueshme dhe te zbatueshme!