VIDEO/ Miratohet Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Gjermeni: Ja si do administrohet vija bregdetare

22 Janar 2014, 14:09Ekonomia TEMA

Qeveria miratoi sot krijimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të shtrijë veprimtarinë e saj në të gjithë brezin bregdetar të Republikës së Shqipërisë, brez i shpallur nga Këshilli Kombëtar i Territorit si zonë me rëndësi kombëtare.

Agjencia do të organizohet në Drejtori të Përgjithshme, në nivel qendror dhe në katër degë rajonale.

Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të ketë 30 punonjës dhe shpenzimet do të mbulohen nga buxheti i ministrisë. Ministrja e Turizmit dhe Zhvillimit Urban u shpreh se objektivat e veprimtarisë së kësaj Agjencie janë: mbrojtja dhe zhvillimi i qëndrueshëm i zonës bregdetare, zbatimi i politikave dhe strategjive, për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare, bashkërendimi i programeve të lidhura në këtë zone dhe nxitja e investimeve në zonën bregdetare.

Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të garantojë zbatimin e politikave dhe strategjive kombëtare në këtë zonë, të hartuara për një menaxhimin të integruar të bregdetit, si dhe do të bashkëkoordinojë zbatimin e tyre.

Sipas Gjermenit, në misionin e saj parësor, kjo Agjenci ndjek dhe respekton rregullat mbi përdorimin e pasurisë së patjetërsueshme publike në zonën bregdetare.

Një nga detyrat kryesore të kësaj agjensie është krijimi i një sistemi rregullash dhe strandartesh për administrimin e hapësirave publike të vijës bregdetare. Kjo me qëllimin për të mirëpërdorur subjektet publike apo private në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.

Agjencia është institucion përgjegjës që monitoron zbatimin e instrumenteve të planifikimit të territorit dhe operon në nivel qendror dhe degë rajonale në zonën bregdetare.

Me krijimin e kësaj Agjencie do të krijohen kushtet e nevojshme për të bashkëpunuar me organizma, investitorë vendas dhe të huaj, si dhe duke i përfshirë ata në projekte konkrete për zhvillimin e bregdetit dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT E AKB-SË

1. AKB-ja e shtrin veprimtarinë në të gjithë territorin e zonës bregdetare të Republikës së Shqipërisë, të përcaktuar sipas lidhjes 1 bashkëlidhur këtij vendimi.

2. AKB-ja ka objekt të veprimtarisë së saj dhe kryen këto funksione:

a)    Mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës bregdetare;

b)    Zbatimin e politikave e të strategjive për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare;

c)    Bashkërendimin e programeve të lidhura me zonën bregdetare;

ç)  Nxitjen e investimeve në zonën bregdetare;

d)    Dhënien e kontributit në informimin, konsultimin dhe aksesin e publikut gjatë hartimit dhe zbatimit të politikave e të strategjive të lidhura me menaxhimin e integruar të zonës bregdetare;

dh)    Marrjen pjesë në hartimin e politikave e të strategjive kombëtare për menaxhimin e integruar të bregdetit dhe bashkërendimin e punës për zbatimin e tyre;

e)    Propozimin e ndryshimeve dhe përmirësimin e kuadrit ligjor e nënligjor për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare;

ë) Bashkëpunimin me organet përkatëse për projektet dhe aktivitetet për mbrojtjen dhe zhvillimin e bregdetit dhe monitorimin e zbatimi të tyre;

f)    Nxitjen dhe bashkëpunimin me organizma, institucione, investitorë dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë apo vendas dhe ftimin e tyre për pjesëmarrje dhe përfshirje në projektet dhe zhvillimet me rëndësi për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare;

g)    Monitorimin e zbatimit me përpikëri të instrumenteve të planifikimit të territorit, të miratuara nga autoritetet qendrore dhe vendore në zonën bregdetare;

gj) Monitorimin e respektimit të rregullave për përdorimin e pasurisë së patjetërsueshme publike në zonën bregdetare;

h)    Hartimin e rregullores së posaçme, ku përcaktohen standardet kombëtare, sipas të cilave administrohen hapësirat publike të zonës bregdetare, që përdoren si plazhe publike apo të administruara nga subjekte private. Kjo rregullore miratohet nga ministri përgjegjës për turizmin;

i)    Monitorimin e respektimit të kritereve ligjore për dhënien në përdorim dhe administrimin e plazheve, duke verifikuar administrimin e tyre nga subjektet shtetërore dhe private, si edhe lënien në dispozicion të publikut të plazheve publike pa pagesë për përdoruesit;

j)    Hartimin e rregullores për disiplinimin e zhvillimit të veprimtarive turistike, të cilat zhvillohen në zonën bregdetare. Kjo rregullore miratohet nga ministri përgjegjës për turizmin;

k)    Monitorimin e respektimit të kritereve ligjore për kryerjen e veprimtarive turistike detare, të cilat zhvillohen në zonën bregdetare;

l)    Lajmërimin e organeve shtetërore kompetente në rastet kur vërehen shkelje administrative, veprime apo mosveprime në kundërshtim me ligjin, duke u propozuar  organeve përkatëse marrjen e masave disiplinore ndaj personave përgjegjës, si dhe përgatitjen e kallëzimit penal për veprat penale të vëna re gjatë ushtrimit të kontrollit dhe paraqitjen e tyre pranë organeve përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi;

ll)    Administrimin e pasurive të paluajtshme shtetërore dhe publike, të cilat i kalohen në përgjegjësi administrimi, në përputhje me rregullat e përcaktuara nga legjislacioni shqiptar në fuqi.

24 komente në “VIDEO/ Miratohet Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Gjermeni: Ja si do administrohet vija bregdetare”

  1. Kadri Dushku says:

    Agjensia e KOMUNISTEVE per Bregdetin!!!!

    1. heerta says:

      Po tpakten behet agjensi moj kadrie nuk shitet me 1 euro shkelzenin e gites se babit bashk me zarat e tjere. Vihen ca rregulla e ca norma kshu.

      1. Lika says:

        Po lehin qente e saliut, por te hane mune. Lehin se po ju prishen klientelat, e per kete populli gezon. Pizavenger

    2. gjyshja says:

      Bravo per nismen.Kjo do na ndihmoje shume ne promovimin e vendit si destinacion turistik.Promovimi i turizmit me qellim ardhjen e sa me shume turistëve eshte edhe nje nder proritetet e kesaj qeverie.

      1. Lola says:

        Shume mire. Ju lumte. Keni pare qe flet opozita percart se ska cju thote..hahahaha bravo

      2. Naimi says:

        Te krijohet e te punohet sic eshte nisur. Punet e mira behen me projekte e ju e keni. Ju lumte, qeveri per se mbari

    3. arditi says:

      Po pse e shpallni kaq hapur injorancen o idioter te Saliut.? Po pse vetem shani ate qe punon more te mjere? Po me keto mend tere jeten ne injorance e vargeri do ju veje jeta se sdini gje tjeter

    4. Dulla says:

      Punoni sic e keni nisur se na keni bere te besojme qe ky vend perrallor is shqiperia mund te behet per se mbari me njerez te punes e fjales se mbajtur

  2. Ahhh says:

    A do instaloni banjo publike dhe dushe ne plazhe?
    A do te vendosni kosha mbeturinash?
    A do te kete hapesira mes ‘shazlloneve’ qe te mos nigjojm pordhet e njeri-tjetrit?
    Dhe….a do beni me te vertet pune qe ta shofim plazhin shqipetar si plazh europjan dhe jo si hale, ku 90perqind e lokaleve nuk kane banjo ose ata qe kane, i kane te pa-disponueshme per mugese uji ose dicka tjeter….

    1. Hashash+Kallash=Kromash says:

      Pordhet nuk do i degjosh; po eren e hashashit dhe zhurmen e kallashit ndoshta

  3. tepelenasi says:

    A eshte ne liste AURON TARE,apo e harroi Rama edhe kete?Nuk mund ta beje me mire se ai drejtimin e asaj Agjensie;rajonale a kombetare qofte.Ne se Znj.Gjermeni ka ndonje kopetence,le ta beje,ne se jo le te heshte.Apo do i a besoni atij deputetit “te ri” qe zgjodh me nje telefonate nga New jorku!? (nga PS-ja)

  4. aqi says:

    thjesht agjensia do punesoj 30 kushurinj dhe te aferm qe do vendosin kush do punoje dhe kush jo ne baze te pageses sigurisht por jo per shtetin po per kushurinjte . dhe historia perseritet

  5. Leone says:

    Nji hape mjaft pozitiv per nji shtet i cili pretendon te jete i civilizuar dhe pjes e be-se.
    Haleja qe vandalet e shpellave instaluan gjate bregdetit shqiptare ,
    me ne krye funderinen e historise malokun e ndyre e te pakulture ,
    me ne fund jo tha STOP !
    Shqiperia duhet te zhvilloj bregdetin ,turizmin ne raport me vendet e tjera mesdhetare , ndoshta jo te behet ne ndertime e stil nji kopjo e tyre ,por duke gjetur nji stil te vetin brenda karakterit arkitektures mesdhetare . Duhen te vihen ligje te forta mbi hotelerine ne bregdete ,
    cilesia e dhomave qe ate afrojne , kualiteti ushqimit ,gatimit sidhe pergatitja speciale e personelit te restoranteve ,kamriere me kurse per kamariere ,pra sidhe te gjithe dijme , nji turizem qe duhet dhe ti pershtatet pritshmerise Turisteve Perendimore ,te cilet dihet kerkojn nivel e kualitet kudo . Turizmi ka aq shume per te bere ,por mendoj se nji vend aq i vogel si joni ,mundet tja arrije ne nji kohe relativisht te shkurter te beje ate qe duhet .

  6. Titi says:

    Mossss ,ja drodhen prape Auronit?PO cdo bej ai tani se i bie te kaloje me LSI-ne ose te vrasi veten!Gjynah i varfri se punoi goxha,na kerkoi CV me FB,i mori dhe mire vete po na dogji dhe ne!

  7. adi n;Y says:

    Ore ca bene u badellenj, se ngelet duke kriju vnede publike o idiota, po ku do e qoni borxhin publik o hajvana, o piktora.
    Ne vend qe ti jepni krah biznesit krijoni vende publike, ju nuk jeni ne terezi, thirni mendjes o njerez, se kane per tiu vene lakun ne fyt.
    Keto jane eksperimente, ju luani me ekonomine e nje vendi o zhele.

  8. TASO says:

    ME komentusin e pare seç me kujtohen disa gojdhena KOMUNISTET HANE FEMIJTE,ne 2014 te flitet me folklorin e Ballit Kombetare me duket absurde,ne çdo vende te botes kur punohet me planimetri qe i rezistojne kohes thone BRAVO dhe nuk pyesin kush e beri,ju ZAGARET E SHPELLARIT pa filluar ndertimet keni filluar te lehni.

    1. sala says:

      TASO , as’mendon se je duke i kerkuar shume funderinave te kazanve te plerave ?
      Ata jane thjeshte qelbsa te ksaj bote ,kta jane rrace afganistani ,
      per ate shoqeri jane te pershtatshem kta ,jo per kze shekull .
      Ata jetojn akoma ne mesjete ne trute e tyre dhe i pelqen ai stil jete

    2. Kadri Dushku says:

      Per Taso Tarasin,
      Jo gjithe anti-KOMUNISTAT jane nga shpellat. Nga malet zbritet edhe ju fara e Komunsitave dhe sot ju duket vetja “fushore” se mbaruat shkollen e Enverit, Dulle-bythes. Ju KOMUNISTAT jeni te gjithe pa perjashtim fare hajdutesh dhe kriminelesh, nuk jeni ju me te mire se shpellaret, ju jeni kacaket e maleve me gropa..

  9. Gjenerali Bato says:

    A do flasi njeri per ish pronaret apo vazhdon plani i grabitjes se prones private ne emer te me demek “Planit Kombetar”? Si sju vjen turp?! Hajdute si ata qe iken.

    1. Ke te drejt Gjenerali Bato . I kam shkrujt personalisht disa her z.Kryeminister dhe skam marre asnji pergjigje mbi tokat qe kta mafioze poltikan na mbajn peng pa asnji te drejte ,vec atyre qe i kane pergjysmuar siperfaqet .Kta jane poltikante tane .Paret e grumbulluara nga buxheti shtetit ne 2013.en sali moterqiri kurva e serbise i futi ne xhep te tij ,si beri dhe gjithe kohen me tokat tona dhe kta poltikan qe jane sot ne pozite , ashtu si nuk e rrujten kurr per pronaret ,por i lane dore te lire sali kurves kombetare ,sepse i interesonte loja e batutave idiote qe luanin me daljet ne Tv e konferenca shtypi .Kjo eshte poltika e ktyre debilave loja mediatike para popullit dhe ne prapaskene mashtrimet .
      besoj se e keni te qarte ,se vet sabri godo bamir topi jozefina Topalli etj funxionar ne poltike i morren me cmimet maximale tokat e pronat e veta apo te grave te tyre ,nderkoh qe per neve kushedi cmendojne .Ktyre do qir robt se na e prune shpirtin atje ku smban me . Ne asnji vend te botes nuk i mbahet peng toka pronarit . Te gjithe kemi tapite e dekumenta te provuara me gjykate ,dhe degjeneratat poltikan ti mbajne peng .

  10. aus München says:

    qe turistet ngado qe te vijne, te vijne ne bregdetin Shqiptar per pushime, nuk mjafton vetem rregullimi i bregdetit, por duhet tu lehtesohet edhe aritja deri ne zonat e bregdetit.. pra rruget per te shkuar deri atje, siguria neper rruge,, dhe te mundesohet ardhja ne bregdet edhe me ane te fluturimit… te ndertohen aeroporte, te pakten nje ne jug dhe nje ne veri te Shqiperise…

  11. mirel says:

    mire e kini
    Shisni lumenjte dhe reklamoni detin.
    Politike e mire bojatisjeje
    Zbukuroj po nuk genjej
    Variant artistik sipas piktorit
    O burra ngrini sa me shume departamente, po Shqiperise lijani ne dore Greqise dhe MAqedonise
    Merren ata me territorin dhe ujerat.
    Me projektet e vertetta them dhe jo keto pislleqe demagogjike te Ramiut

  12. nesti says:

    do ti thosha edi rames, te vendoste ne zonen e Himares jo militant se jane injorant, as njeri i kokedhimes, as nga bashkia socialiste qe ka humbur fatalisht elektoratin me fatkeqesite qe i ka sjelle familjeve himariote duke i shkaterruar pronat, as merxenare qe i sjell nga Tirana, por te konrdinoje veprimet me personalitete nga himara ndoshta edhe jashte saj ne komunitet.

  13. ali baba says:

    Po ja fusin kot m,gja ene kto te PS se te pakten brgdeti i durrsit eshte komplet i pa rekuperueshem nga ndertimet pa kriter te ngritura 10-15 vitet e fundit.Edhe mos kete ligj pra me bo ca te dush nuk ke ku nderton me se s,ka ven te lire,ato qe jane si,prish dot me pak fjale ngelin po ashtu si bunkeret e Enverit ne kohe te monizmit!Turizmi ne pj me te madhe te plazhit te durresit perbehet nga kosovar qe e shtrengojn shume lekun(me te drejte) se gjejn sherbime leshi e pisllik kur qofte ex yugosllavia apo shtetet e krijuara me pas nga ajo kane tradite turizmi dhe ofrojn shume me cilesi e siguri!Pjesa tjeter e pushuesve jane pabuksa qe i ka zone vapa e shkojn ne plazh me buke me vete e me shishe coca-cola me uje!thene troc- Ska me turizem cilsor dhe vende cilsore apo sherbime cilsore.Rrofsh o sali koqja se na knoqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje