Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri inspekton situatën në dy hidrocentrale, atë të Vaut të Dejës dhe të Komanit, për të parë nga afër situatën pas reshjeve të ditëve të fundit.
Në një prononcim për mediat, Gjiknuri theksoi se reshjet e fundit kanë shtuar prurjet në hidrocentrale, duke përmirësuar situatën hidroenergjitike, si edhe duke garantuar furnizimin me energji në vend. Sipas tij, kuotat janë të menaxhueshme, por nuk përjashtoi mundësinë e shkarkimeve.
Në këtë kuadër, ministri i Energjisë tha se shkarkimet do të realizohen duke respektuar rregulloren, por njëkohësisht edhe duke lajmëruar në kohë familjet që mund të rrezikohen.
“Nëse do ketë prurje të tilla uji, të papërballueshme, në bazë të rregullores, gjë që është parashikuar që kur janë ndërtuar këto vepra energjetike, dhe në koordinim të plotë me të gjithë strukturat e emergjencës, do të merren masat dhe do të lajmërohen njerëzit në kohë”, tha ai.
Gjiknuri siguroi se ky dimër s’do të ketë asnjë problem me furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike.
“Korporata faktikisht është në një gjendje të vështirë financiare për shkak të situatës me shpërndarjen, duke akumuluar borxhe të mëdha, qindra milionë dollarë. Është e pafalshme që korporata në këtë situatë të menaxhohet keq, siç ka ndodhur më parë, duke pasur edhe raste skandaloze abuzimi që janë bërë publike në media. Unë dua të përgëzoj stafin drejtues për denoncimet dhe auditimet që ka bërë, ku ka konstatuar se është blerë skafi sikur të ishte blerë një jaht. Pra, vjedhje në kurriz të pasurisë publike, të një kompanie publike, e cila nuk duhet të trajtohet nga këtej e tutje si një mall pa zot, por do të konsiderohet si një aset i çmuar dhe duhet menaxhuar financiarisht shumë mirë”, deklaroi ministri.
Ai shtoi se situata financiare në sektorin energjetik nuk e lejon luksin e shpenzimeve të tepruara, njëkohësisht në asnjë rast nuk duhet të lejohen abuzime, si këto rastet që po zbulojmë kohët e fundit.
“Qeveria shqiptare përgatiti edhe një paketë financiare për të blerë energji, por me ndryshimet e reja atmosferike, ne po e shikojmë me kujdes në mënyrë që t’i administrojmë siç duhet ato para. Lajm që duhet të na gëzojë, është që edhe në ditët që vijnë pritet të jenë kohë me reshje. Është lajm i mirë nga pikëpamja e rezervës energjetike që krijohet”, u shpreh ai.
Gjiknui, ka mbi 15 vjet qe banka boterore ka kryer nje studim per optimizimin e kaskades se rezervuareve te lumit Drin. Qe prej asaj periudhe asnje nga qeverite nuk ka realizuar kete projekt per te menaxhuar prurjet e ujrave te kaskades ne menyre qe te rritet prodhimi i energjise se prodhuar nga hidrocentralet e kaskades te lumit drin dhe per ulur risqet nga permbytjet.
Si mund te menaxhosh kaskaden me metodat qe u parashikuan kur ajo u ndertua!!
Ka sot sisteme bashkekohore qe egzistojne, perse nuk realizohen projekte te tilla, çfare ju pengon apo duhet te permbyten akoma me dhjetra mijera hekrtare e te humbasim dhjetra miliona euro?!
Cili eshte vizioni, strategjia qe keni per energjitiken se nuk mund te rregullohet gjendja vetem me vizita e fjale te mira!!
Zoti Gjiknuri, ky vit do te ndihmoje me reshje dhe nuk do te mungojne ne çdo stine.Rendesi ka qe brenda keti viti te behet 20-30% riparimet e linjave, dhe keto te behen me standartet nderkombetare.
te them te drejten une kurre nuk kam votuar apo mbeshtetur ndonje parti te majte, por kur shoh qe ato I bejne disa pune me mire se te djathtet the mund te me ndryshoje mendja. prona publike eshte e te gjithve the askush nuk munde ta keqperdore ate.
un kepus koken nqs ti voton kundra te majtes , se asnje i djathte nuk e koncepton dot fjalen prone publike.