Spiropali: Prokuroria t'i shkojë deri në fund denoncimeve. Crown Agents: Do rrisim të ardhurat në një kohë të shkurtër

27 Janar 2014, 12:30Ekonomia TEMA

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali kërkoi nga organi i akuzës të marrë me shumë seriozitet denoncimet e kryera, ndërsa shtoi se në këto muaj të parë u prenë fijet e trafikut.

Bëmë eficente strukturat e ligjit dhe ato kontrolluese. Evidentuam shkelje të rënda të ligjit deri në shumën e 22 milionë dollarëve. Për të gjitha rastet e evidentuara nxisim prokurorinë që të hetojë dhe shpresojmë që do e çojnë deri në fund. Administrata doganore në muajt tetor-nëntor-dhjetor 2013 mblodhi 60 milionë dollarë më shumë krahasuar metë njëjtën periudhë të një viti më parë”, theksoi Spiropali.

Në vijim ajo shtoi se do ndryshohet Kodi Doganor, por dhe imazhi i pikave doganore, që janë kontakti i parë i të huajve  me Shqipërinë.

“Puna më e madhe mbetet për tu bërë. Dje dhe pardje vizituam bashkë me Kryeministrin dy dogana, Durrësin dhe Hanin e Hotit. Ato dogana kanë kushte të papranueshme dhe ju punoni aty edhe me turne 24 orëshe dhe e dini që punoni në ambientet të padenja. Ndryshimi i këtyre pikave doganore është prioritet, i premtuar nga kryeministri Rama. Në qendër të punës tonë do të jetë lehtësimi i shkëmbimeve tregtare, heqja e korrupsionit, thjeshtim të procedurave doganore. Do të nisë puna për përmirësimin e ligjeve në bashkëpunim me biznesin. Do të ndryshojmë kodin doganor, sipas standardeve të BE. Dogana do të shndërrohet nga një hallkë që krijonte bllokim në një strukturë që lehtëson punën”, tha ajo.

Duke folur për Crown Agents, Spiropali shprehu kënaqësinë dhe gadishmërinë për të bashkëpunuar me këtë agjenci e cila do të sjellë një standard të ri të doganave shqiptare.

‘Crown Agents’ do të ketë në përbërjen e saj 12 agjentë doganorë, të cilët nën drejtimin e David Smith do të asistojnë sistemin doganor shqiptar. Gjatë prezantimit të kësaj kompanie, ku ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali, ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe ai i zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, Smith u shpreh se në fokus të punës do të jetë një administrim më i mirë i punës në dogana, luftën e korrupsionit dhe rritjen e të ardhurave për llogari të qeverisë shqiptare.

Zbatimi i kontrolleve në dogana dhe zbulimi i mashtrimit do jetë teknologjia jonë kryesore që do aplikojnë agjentët tanë, të cilët do të jenë në terren për të zbuluar mashtrimin. Do të lehtësojmë procedurat doganore dhe do të përcjellim në nivelin qendror cdo informacion që do të mblidhet në terren. Në fushën njerëzore do të rrisim nivelin e integritetit, duke reduktuar rrezikun e korrupsionit”, tha ai.

Në vijim kreun i stafit të Crown Agents u shpreh se objektiv tjetër mbetet rritja e të ardhurave, ngritja e kapacitetit doganor në përputhje me atë të vendeve të BE-së.

Kemi një ekip me ekspertë ndërkombëtarë nga Britania, Letonia, Finlanda, Suedia apo nga shtete të tjera. Nuk jemi të fshehtë, që t’u dalim njerëzve papritur, por do të  jemi në sytë e publikut”, theksoi Smith.

Në vijim ai shtoi “cfarë do të bëjmë? Do  të rrisim të ardhurat në një kohë të shkurtër dhe që këto të ardhurat të rrinë në këtë standard afatgjatë. Dua të bëjë shumë të qartë që jemi si këshilltarë dhe jo si menaxherë, për të punuar me ju dhe qeverinë”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj theksoi se shërbimi doganor duhet të jetë pasqyra e një klime të re në marrëdhënien me biznesin.

“Të dhënat e këtij viti tregojnë se administrata e doganës kanë bërë një ndryshim rrënjësor, tregojnë një përqasje të re mes administratës doganore dhe biznesit dhe një marrëdhënie të re mes shtetit dhe sipërmarrjes. E rëndësishme është ndryshimi i figurës së inspektorit tatimor dhe doganierit në mënyrë që të bëjmë një diferencë me krahasim me atë që ka qenë. Të jemi pasqyra e një klime të re dhe e një dogane të re”, u shpreh Ahmetaj.

Sipas tij, detyra e parë është lehtësimi i tregtisë, e dyta është mbledhja e të ardhurave dhe e treta është klima e biznesit.

“Ne kemi edhe një detyrë tjetër që merr rëndësi në vitet që vijnë: Të jemi pasqyra e një klime të re me biznesin. Kryeminsitri ka thënë: Të mbledhni të ardhurat është përgjegjësi, por të trajtoni biznesin ashtu siç duhet është përgjegjësi. Bashkëpunimi me Crown Agent është një shenjë e drejtpërdrejtë për të mbyllur shtigjet e kontrabandës”, tha Ahmetaj.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka vënë theksin në luftën ndaj evazhionit dhe korrupsionit.

“Ne jemi karakterizuar për ngritje të institucioneve, por dy institucione nuk kanë ndryshuar: Doganat dhe Tatimet. Ne do të luftojmë korrupsionin, evazionin në dogana. Edhe nga mënyra se si jemi trajtuar tani, nga telefoni, ngjyra e partisë, korrupsioni, duhet të ndryshojë, që të ndryshojmë përgjegjësinë ndaj shtetit, me një ego profesionale jo për xhepin por për shtetin.  Gjatë këtyre 4 muajve ne kemi insistuar në këtë ndryshim. Ne arritëm që të ndryshojmë trendin. Të dhënat e 3 mujorit të fundit të 2013 janë shumë shpresdhënëse dhe më të mira se vitet e kaluara. Të gjithë në këto 4 muaj ka rezerva për të shmangur korrupsionin dhe mashtrimin dhe rastet e gjetura nga ju tregojnë qartë që ka vend për të punuar.  Sot i japim doganave një mbështetje profesionale Crown Agents. Në emër të ministrisë i premtojmë mbështetje të plotë dhe suksese”, tha Cani.

7 komente në “Spiropali: Prokuroria t’i shkojë deri në fund denoncimeve. Crown Agents: Do rrisim të ardhurat në një kohë të shkurtër”

  1. Rrespekt , rrespekt ,mirenjohje per kte zonje Shqiptare e cila ,
    eshte shembulli me origjinal i poltikanit ne ate bote qelbur nga maskarenjt qe vetem e shqyen Shqiperine sa munden .
    Shqiptaret e qytetaret e vertet te ktij vendi ,ata te cilet kerkojn
    qe ky shtet te funxionoj vertet si nji shtet dhe ne shqiptaret te ndihemi krenar si qytetare te ktij vendi ,duhet ti bashkohet ne cdo aspekt zonjes nderuar E.S e cila po tregon vlerat e verteta qytetare ,si nji shqiptare e cila e do kte vend dhe punon ne te mire te ktij vendi .

    1. herta says:

      Shyqyr po funksionon nje here shteti ligjor e po merren masa tamam se skishim degjuar ndonjeher denoncime nga doganat po vetem rryshfete e korrupsion.

      1. lini says:

        Bravo drejtoresha suksese te metejshme dhe po e justifikon komplet besimin qe tu dha dhe po ja del mbane, shqiptaret duhet te kuptojne se eshte shume e veshtire te punosh ne kushtet qe e ka katandisur shqiperine Sali Ahmed Nexhat Berisha.

  2. mira says:

    respekt dhe shume besim per Eliza Spiropalin…per punen,qe po e justifikon vehten per punen e mire e kryer ne dogana….

  3. Valbona says:

    Nje te lumte te madhe e te pakursyer per kete modele femer,me vizion,seriozitet e kembengulje te pashoq! Per njerez e drejtues te tille ka nevoje ky vend,i katandisut si mos me keq . Te lumte Elisa Spiropali!

  4. "BALASHI" says:

    Bravo Spirollari! Puno per te miren e vendit. Shqiptaret do te jene shume mirenjohes. Karjera behet duke punuar e jo duke vjedhur si ata qe iken me turp.

  5. Roland says:

    Vizitoni Kapshticen Znj.Drejtoreshe .Eshte vertet geto E PAPARE . vETEM KJOSKA DHE PISLLEK KA KUDO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje