BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit. Fullani: U rrit borxhi publik

29 Janar 2014, 15:17Ekonomia TEMA

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit duke e lënë në nivelin prej 3 përqind. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, ndërsa paraqiti raportin mujor të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, theksoi se ulja e normës bazë të interesit u bë për të stimuluar ekonominë.

Fullani e ka cilësuar 2013-ën si një vit të vështirë për ekonominë e vendit, ndërsa shtoi se defiçiti dhe borxhi publik gjatë këtij viti pati rritje të ndjeshme.

“Viti 2013 ishte një vit i vështirë për ekonominë shqiptare. Zgjedhjet e 23 qershorit paraqitën një moment pasigurie për biznesin. Sistemi bankar vazhdon të jetë i qëndrueshëm, pavarësisht nga rritja e kredive të këqija. Inflacioni vjetor ka qëndruar me 1.5 për qind, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto pësoi rënie me 2.3 % gjatë 3 mujori të tretë të vitit 2013”, tha Fullani.

Ai gjithashtu theksoi se gjatë 2013-ës janë rritur shpenzimet buxhetore, ndërsa çmimet e shportës mbeten ende të larta. Sipas Guvernatorit, viti 2014 duhet të jetë një pikë kthese për ekonominë e vendit, me politika stimuluese  dhe duke vijuar me reformat strukturore.

8 komente në “BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit. Fullani: U rrit borxhi publik”

  1. Interisti Milano says:

    O Fullhane ho me zgjuar edhe ti?? Si ka mundesi? ju te PEDES flini ne kete ore? apo te zgjoi serbi bashke me Zonjen Mima, y ndyrsire, o kafshe ky vend ka 5 vite ne borxhe e turini jo kishte frike te fliste o ndyrsire si del ne media e flet, sot ndodhi kriza o poshtersi, o llalla ku je mer daje apo ne gjume dhe ti?? pyete kete ne shtator si ishte shqiperia? Sa e kishte borxhin? Nese te genjen fute brenda per deshmi te rreme kete plehreeeeeeeeeeeeeeeeee qe vjen era hajdut e kellireee

  2. Analisti Politolog Qim Nurellari says:

    Kur do ti vije dita ketij koketulit te korruptuar deri ne palce?

  3. Sila says:

    Cdo banke i jep 20.000 e ne muaj Fullanit qe te ruaje kete politike bankare qe ben. Qeveria ne te ardhmen duhet tu beje nje kontroll te forte bankave, te ndaloje dhejien e kredive ne Euro dhe te liberalizoje kredite nepermjet nje banke shtetrore te nivelit te dyte, sidomos per bujqesine. Pastaj do shikoni sesi gjysma e ketyre bankave do mbyllen.

  4. nardi says:

    te degjosh Fullanin trashesh nga trute.
    ai mund te thote cdo budallek pa asnje emocion se aq kupton.

    6 muajt e pare te 2013 fullani deklaronte qe shqiperia e kaloi krizen dhe po performon suksesshem me ekonomine e saj.

    neper konferenca si nuk pyesin gazetaret;
    -cpo behet me kredite e keqia te bangave,25%.
    -sa jane parate qe bangat po investojne ne fonde kredish jashte shqiperise, 30 %.
    -mos banga e shqiperise eshte kthyer ne nje kompani Vefa qe mbledhe leket e shqiptarev per tia dhene qeverise.

    Fullani ka gjetur ditarin e Vebiut te Vefes dhe ka mesuar shume gjera te mira….

    1. Bio says:

      po Banka o nardi…jo banga.

  5. henri says:

    Mendoj se qeveria duhet te kete shume kujdes me borxhin publik sepse :
    – Borxhi i sotem eshte takse per neser.
    – Borxhi shoqerohet edhe me pagesen e interesave me te cilet eshte marre ky borxh. Itali per interesat e borxhit te saj paguan 80miljarde Euro ne vit, Gjermania 50miljarde Euro ne vit dhe Shqiperia 500mije dollare ne vit.

  6. Liridon says:

    K(G)urvenatori i Bankes eshte nje nga kryemashtruesit e te dhenave te financave te ketij vendi.Qartesisht jane te dukshme servilizmat e tij karshi Ish-KM dhe tashti karshi KM aktual.Ky eshte nje nga projektuesit e shkaterimit financiar te Shqiperise.Akoma e vazhdon kete detyre,pasi si duket padronet e tij sjane te kenaqur me nivelin e shkaterrimin te Shqiperise.

  7. rebeli says:

    A keni bere ndonjehere pyetjen ,KUJT I PAGUHET KY BORXH DHE SI KRIJOHET AI? Eshte strategji globale e cila po praktikohet ne te gjitha vendet nga te ashtuquajturit “MASTERS OF UNIVERS”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje