VIDEO/ Rama inspekton aksin Milot-Lezhë: Asnjë projekt pa sinjalistikë

4 Shkurt 2014, 16:07Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama inspekto punimet në rrugën Milot-Lezhë. Investimi prej afro 380 milion lekësh i Autoritetit Rrugor Shqiptar përfshin riveshjen dhe sistemimin me asfalt të këtij segmenti të rëndësishëm rrugor. Rama u takua e bisedoi  me punonjës dhe drejtues të punimeve, prej të cilëve kërkoi angazhimin maksimal për të përfunduar sa më parë dhe me cilësi këtë vepër. Kryeministri vuri theksin tek rëndësia e pajisjes me sinjalistikën rrugore përkatëse, pa të cilën, çdo projekt rrugor, do të kthehej në burim aksidentesh për qytetarët dhe mjetet.

“E para, patjetër duhet ta plotësojmë me sinjalistikë. Një projekt i bërë pa sinjalistikë është: ‘Shtro asfalt për aksidente’. Ta plotësojmë me sinjalistikë urgjentisht. Ndërkohë me kryetarin bashkisë të bëjmë një projekt që aty ku është e mundur të fillojmë të vendosim gjelbërim. Pastaj të shikojmë të gjithë këto ndërhyrjet anësore, të fillojmë t’i reduktojmë aty ku është  e mundur dhe ka plot mundësi të reduktohen dhe të disiplinohen. Këto uniformat, mos i mbani vetëm për vizitat e ministrit dhe të Kryeministrit. Këto kaskat nxirrini përditë e përnatë, siç e keni orarin e punimeve. Ne duam punën”, u shpreh Kryeministri.

Në këtë inspektim, Kryeministri Rama shoqërohej nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto. Për të përmirësuar shtresat e dëmtuara, projekti për këtë aks rrugor parashikon ndërhyrjet në shtresat asfaltike duke filluar nga fundi segmentit të rikonstruktuar Thumanë – Kryqëzim Milot deri në rreth rrotullimin e qytetit të Lezhës.

3 komente në “VIDEO/ Rama inspekton aksin Milot-Lezhë: Asnjë projekt pa sinjalistikë”

  1. N. Cetaj says:

    Ka lezet me inspektu Firma e Personalitete te tilla qe dine te ndertojne Rruge e Ura qe i kane vene vehtes detyre Cilesine e Emri i mire pa harruar Afatet e kete mundet gjithsecili me pa me Sy dhe me shkel me kembe e me Makine ne rruget Shkoder-Lezh,Rrogozhin-Lushnje,Lezh-Shengjin si dhe shume Ura e mbikalime por une duhet me permendur nje patjeter, nje Ure mos u Gabofsha 240 m e gjate ne Gomsiqe si dhe shume e shume rruge rurale e nacionale per te cilat nuk ke nevoje te pyesesh se kush i ka ndertuar sepse Cilesia e Moderniteti si thjeshtesia e larte e atyre njerzve puntore qe punojne e drejtojne te thone nje emer Albtiefbau Shkoder. Respekt.

  2. Paskal Harito says:

    Bukur.Vizite pune e Kryeministrit.Sinjalistike,bllokim rrugesh dyteore e tretesore,duke aplikuar zgjihje teknike,ndalim te qarkullimit te kafsheve,traktoreve etj,mirembajtje, ne ate forme qe, perhere te jete ne qarkulim nje automjet me shenja dalluese i ndermarrjes se rrugeve.Largimimi i subjekteve tregetare,varre automjetesh, shites ambulant te mishit te derrit( duke e therur kafhen pikeriisht ne ne te asfaltit; neveritese!) etj ej
    Rendesi do te kishte qe Kryeministri aty, te jepte detyra konjrete edhe per semente te tjera,dhe te riktheheh per te verifikuar sa e i i,a mbajne fjalen.Konkret dhe Efektiitet!

  3. zenepe says:

    TE PAKTEN RAMA TE KETE RESPEKT PER ZGJEDHESIT E TIJ NE VLORE, JO PER FAKTIN SE ESHTE NJE LIDER I TE MAJTES, POR SEPSE AI POPULL I VLORES, PO PAGUAN ENDE HARACET E KETIJ POPULLI LANGARAQ. NUK MJAFTON TE JESH I ZGJEDHUR NE VLORE ME LLAFE, SOCIALISTET E VLORES, E KANE INATIN E VONET, I KE LENE NE BALTE, NUK LE HORRA TE TIRANES, SHKODRES, MJAFTIT, BASHKISE TIRANES DHE BANDES TENDE, PA VENE ZYRTARE TE LARTE NE ADMINISTRATE. TANI VJEN DHE KERKON TE SHTROSH RRUGET E VERIUT, KUR DERI DJE ULERISJE DHE BERTISJE SE GJITHE FONDET PUBLIKE KANE SHKUAR NE VERI. DHE JUGU DO PAGUAJE PER TY SE SJE I ZOTI TE VJELSH TAKSAT NE VERI. JUGU DO PAGUAJE PER QEVERINE TENDE, SE SJE I ZOTI TE NGERSH AKSIN FIER VLORE TE PREMTUAR, AS RRUGEN DERI NE KUC, AS RRUGET E VLORES, POR KERKON RRUGET E KOCOS NE VENDET TURISTIKE TE RRUGEVE TE BARDHA SI PRIORITET TE INVESTIMEVE TE SAMIR MANES NE BREGDET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje