Fondi i Sigurimeve Shëndetësore shpenzon sot rreth 8.4 miliardë lekë të reja në vit vetëm për rimbursimin e barnave, ku për sëmundje si diabeti, shpenzohen 1.1 miliard lekë në vit.
Shifrat u bënë të ditura në analizën vjetore të ISKSH-së, ku gjithashtu u raportua se recetat me rimbursim që përfitojnë pacientët, janë rritur me 500 mijë vetëm gjatë vitit të fundit, duke arritur në 4.2 milion receta të rimbursueshme në vit.
“Ritmet e rritjes së sëmundshmërisë, si dhe të parave që paguhen sot nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore për rimbursimin, janë të larta, por ne synojmë të kthejmë vëmendjen nga parandalimi i hershëm, ofrimi i shërbimeve me cilësi dhe financimin e shërbimeve sipas nevojave reale. Në këtë këndvështrim, me vizionin e ri të Qeverisë për shërbimin shëndetësor dhe mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, Fondi do të kalojë nga financimi i fragmentuar i shërbimeve shëndetësore, në blerës të këtyre shërbimeve në bazë të kostove të përcaktuara drejt”, tha drejtori i ISKSH, Astrit Beci.
Në vijim ai premtoi se brenda muajit prill do të jenë gati 5 paketat e para të shërbimeve shëndetësore, ndërsa puna për paketën e dializës po finalizohet.
“Në përfundim të procesit do të dimë saktësisht shifrat e ndërhyrjeve kardiovaskulare, të dializës dhe transplantit të veshkave, hepatit dhe implantit koklear për fëmijët me probleme të dëgjimit. Do të kemi kështu një standard të unifikuar si në spitalet publike ashtu edhe në ato private dhe i hapim rrugë ndryshimit të mënyrës së financimit të spitaleve, jo më sipas një buxheti historik, por sipas nevojave reale. Ky është hapi i parë serioz që po ndërmarrim, për politika më të drejta të mbulimit shëndetësor që duam të ndërtojmë”, tha ai.
Beci bëri të ditur ndërmarrjen e iniciativës për të kaluar nga përdorimi i librezës së shëndetit, tek karta e shëndetit. Projekti do të nisë të pilotohet shumë shpejt në disa qendra shëndetësore në Tiranë, për t’u shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Sipas Becit, ky projekt do të përmirësojë dukshëm cilësinë e punës së mjekëve dhe farmacistëve si dhe kontrollin e tyre.
“Ne do të kthejmë kështu, kohën dhe rolin e mjekut të familjes në funksion të shërbimit ndaj pacientëve, pasi ata nuk do të jenë më të detyruar të plotësojnë fletë libreze pa fund, por me një mjet të thjeshtë, kartën e shëndetit, pacientët do të marrin shërbim e duhur dhe mjeku do shfrytëzojë kohën për të vizituar sa më mirë pacientët, duke fituar dinjitetin dhe rolin që i takon”, tha ai.
Një tjetër çështje e rëndësishme ku do të fokusohet ISKSH, është rimbursimi i barnave. Në këtë kuadër Beci sqaroi se aktualisht, ka nisur puna për hartimin e listës së barnave të rimbursueshme të këtij viti.
“Qëllimi ynë është që, me një përdorim më të mirë të fondeve, të rrisim numrin e përfituesve. Përpos procesit transparent të pranimit të propozimeve për listën e barnave këtë vit, unë si drejtor i Fondit së bashku me ekipin tim, po zhvillojmë takime intensive me mjekët, përfaqësues të të gjitha katedrave kryesore në QSUT, për të marrë një mendim sa më profesional, i cili do të reflektohet më tej në vendimmarrje për një listë barnash kosto-efektive, por mbi të gjitha cilësore për pacientët”, u shpreh ai.
Gjithashtu, Fondi po merr të gjitha masat e duhura për të mbështetur projektin e Qeverisë për kontrollin bazë periodik të popullatës 40-65 vjeç, për ekzaminimet falas të kësaj grupmoshe.
I MBAJTI PREMTIMET QEVERIA RAMA, I LUMTË.
Zoti Beci!
Mos RI IMBURSONI VETEM ILACE TE SKADUARA,OSE NGA QIPRO DHE INDIA,por ilace te sakta,pavaresisht se nga vine!!!
Ne se jepni ilasce te lira,sa per propagande fallco,atehere shendetin e popullit e SAKATONI!!!
Mbajini per vete keto RI IMBURSIME MASHTRUESE!!!
Nje pyetje:
-PO RECETAT QE MARRIM,A DI GJE SE PSE DUHET TE PAGUAJME 1000 leke NE FARMACI???
Mire ilacet i blini,po RECETAT,NJE COPE LETER,kaq shume i kushton shtetit,apo kjo eshte VJEDHJE qe bejne farmacistet me koken e tyre???
DINI GJE JU TE MINISTRISE,APO MERRNI EDHE JU PERQINDJEN NGA FARMACITE???
ti qenke nje cop idioti se te kam vene re komenton gjithmone. ca halli ke more debil? kush i ka marre keto ilace, berisha apo rama? maskara muti se je bere negativ
hahahahah ti je nje demokrat i ndyre qe vetem nje gje do te besh TE DEMOTIVOSH QYTETARET…KU ISHE DERI DJE MORE ? SI SKE BERE NJE KOMENT KUNDER BERISHES? YTTTT, BRAVO QEVERIA ATY SE SI KA BO NJERI KETO GJERA!
lale po nuk ta moren ty nje mije lekshi i bie qe ti paguje vete farmacisti, imagjino 100 receta jane 100 mije leke po te ti fali ty farmacisti humbet vete, sepse me rimbursimin fitimi eshte shume shume i vogel saqe gati gati nuk u intereson farmacive ta mbajne, por e bejne per te ofruar nje game te gjere sherbimi ndryshe nuk te vjen njeri tek dera pastaj. per sa i perket ilaceve qe vijne nga vendet e lindjes ke te drejte, por gjithsesi mund te marresh ato edhe ato te mirat perendimore por duhet te paguash diferencen.
po do i mbaj mo burre po ketu njerezit jane he sot he neser, sikur se votuan per 4 vite. nje gje ja di per nder veliajt, qe une qe jam me nje prind nuk paguaj tarif shkolle. deri vjet merrnin leket e sthoshin gje, sot je falas.
Mashtruesa jeni te gjithe me politikan me farmacista.Ilacet e rimbursuara jane te gjitha te skaduara,nje njeriu im i moshuar u detyrua te blinte ilace me cmim te larte se nuk i benin efekt ato te rimbursuara.
po syte ne ball nuk i kishe kur i more te skaduara. na hoqet trurin me keto ankesa se ilacet jane te skaduara, nuk eshte e vertete qe jane te skaduara ja ke fut kot plako, pastaj nuk i intereson asnje farmacie te te jape ilace te skaduara se i del nami dhe nuk i shkon me njeri te bleje ilace. pastaj edhe nje gje tjeter po te ishin te skaduara japin efekt deri nje vit mbrapa e sigurte 100% pamvaresisht se mund te te duket absurde por eshte e vertete. pastaj shteti ku eshte po fle gjume, farmacite kontrollohen me shume se c’do biznes tjeter dhe eshte e pa mundur te mbajne ilace te skaduara. heren tjeter kur te shkosh per te blere ilace pyet me pare farmacistin car skadence kane dhe do te thote te verteten. Shnet hut
keni te drejte qe ilacet qe ofrohen si alernativa te para nuk e kane cilesine maksimale, por keni mundesi te zgjidhni dhe alternativa shume te mira. ne tirane un di nje farmaci qe eshte lidhur me infermieret e spitalit dhe i shet ilacet spitalore ne farmacine e tij dhe per me teper kam par dhe ilace te skaduara, ku shume paciente ankohen dhe ja kan plasur ne surrat,