Heqja e taksës fikse për transportuesit shqiptarë, liberalizimi i shërbimeve të transportit dhe angazhimi i Italisë në projektet madhore të infrastrukturës në Shqipëri, ishin çështjet kryesore që u diskutuan në takimin e zhvilluar në Romë mes ministri të Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto me homologun italian, Maurizio Lupi.
“Sfida jonë permanente është t’i japim substancë marrëdhënieve tona strategjike, dhe në fushën e transportit dhe të infrastrukturës kemi shumë për të bërë”, tha Haxhinasto.
Si çështjet kryesore, ai nënvizoi atë të heqjes së taksave për transportuesit shqiptarë të mallrave, duke cilësuar se përfitimet e përbashkëta nga rritja e volumeve do të jenë në gjendje të kalojnë çfarëdo pengese.
“Do të kërkoja që kjo masë të konsiderohet në menyrë shumë serioze, për të ndihmuar sektorin e transportit tokësor të mallrave, një sektor ky shumë i rëndësishëm për ekonominë shqiptare”, shtoi Haxhinasto.
Ai gjithashtu kërkoi, në kuadër të integrimit të shërbimeve tona të transportit, që në fokus të jetë edhe liberalizimi i mëtejeshëm i lejeve ndërkombëtare të transportit të mallrave.
Duke u ndalur tek transporti, ministri paraqiti objektivin e qeverisë për rigjallërimin e transportit hekurudhor, duke theksuar si prioritare lidhjen me Maqedoninë, segmentin Tiranë-Rinas-Durrës dhe përmirësimin e lidhjeve në porte.
Ai tha se përfshirja e aktorëve privatë italianë do të ishte e mirëpritur.
Haxhinasto solli në vëmendjen e homologut italian prioritetin e qeverisë për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës portuale shqiptare.
“Në konceptin tonë strategjik ne duam të bëjmë një ndarje të punës në portet shqiptare, kryesisht porte pasagjerësh, turistike dhe peshkimi, dhe të ndërtojmë një port të ri në Shëngjin, një port i cili do t’i shërbente të paktën tre vendeve, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë”, tha ai.
Haxhinasto përmendi standartizimin e gjithë infrastrukturës rrugore, kryesisht elementet e sigurisë dhe sinjalistikës, mirëmbajtjen e sistemit rrugor duke filluar me Rrugën e Kombit.
Ai përmendi gjithashtu ndërtimin e një aeroporti të ri në jug të vendit, i cili do të ndihmojë në shfrytëzimin e potencialeve turistike të tij.
Ministri italian Lupi nga ana e tij vuri në dukje marrëdheniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe se Italia e konsideron Shqipërinë një partner të rendësishëm.
Lupi shprehu gatishmërinë e Italisë për përfshirjen në realizimin e prioriteteve infrastrukturore të Shqipërisë.
Të dy ministrat ranë dakord për ngritjen e një komisioni të përbashkët italo-shqiptar, brenda 90 ditësh, për të konkretizuar në një marrëveshje zgjidhjen e problematikave dhe për të vendosur piketat e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e transportit dhe infrastrukturës.
Bla bla bla . Njezet vjet me te njejtat takime pa vlere. Ky nuk eshte lajm. Keto jane deklarata nga zyrat e shtypit. Ky mund te quhej lajm ne kohen e Enverit, por duket qe gazetaria shqiptare nuk ka ecur shume perpara.
VENDOSJA E CMIMIT TE AUTOBUSEVE ESHTE KOMPETENCE E BASHKISE! NE ASNJE VEND TE BOTES NUK VENDOS QEVERIA! CDO BASHKI LIDH KONTRATEN ME KOMPANINE E SIGURIMEVE PRANDAJ I BEJ THIRRJE LUL BASHES TI THERRASI MENDJES E MOS BEJ LOJRA ME QYTETARIN.
Po te hiqen mor te gjithe se ai qe ka licens ben te njejten pun e biles me pak e paguan dhe taksa shtetit, kurse ky pa licens ndikon si ne cmim e si ne pun te atij te palicensuarit e i prish te gjitha punet kshuqe te hiqen te gjithe, e kush te kapet te gjobitet, kshu do e shohesh se sa me qef i pagun leket e taksave ai i licensuari.
Bravo qeverise, kshu marrveswhjes sa me shume te lehtesohet sa me shum eksporti se skemi si ja bejme ndryshe ne shqipetaret, se jemi dhe superfuqi burimesh minerare po kur perfitojn vetem individet e jo shteti kshu do shkoj puna.
Bravo qeverise, ja ka nisur shume mire me gjithe kto marrveshje e lehtesira per shqipetaret, ishalla spo mbaron kjo pune 2 vitet e para po te vazhdojne deri ne fund te mandatit keshtu.
qeveria nuk duhet te lejoj furgonat e palicensuar sepse ata jane te RREZIKSHEM!!!
Furgone te palicensuar qe ndalojne ne mes te rruges duke u bere burim aksidentesh. Keto furgone te palicensuar nuk paguajne as taksa dhe i bejne nje konkurrence te pandershme atyre qe kane license
Qeveria nuk mund te lejoje furgone te palicensuar qe te bejne transport nderurban.
Furgonat e palicensuar nuk plotesojne kushtet teknike, as kushtet e sigurise. Jane mjete te vjetra, me shofere pa eksperience, shpeshhere te pire ose pa patenta
vendosja e cmimit te autobuseve eshte KOMPETENCE E BASHKISE! NE ASNJE VEND TE BOTES NUK VENDOS QEVERIA! cdo bashki lidh kontraten me kompanine e sigurimeve prandaj i bej thirrje lul bashes ti therrasi mendjes e mos bej lojra me qytetarin
Sa i perket furgoneve taksi, pra te licensuar, ato mund te vazhdojne te bejne transport udhetaresh sic e parashikon ligji, nga qyteti ku jane licensuar deri ne destinacionin ku deshirojne te shkojne udhetaret.
ky ministri qe ke takuar sot Zoti Haxhinasto ka shume te ngjare qe neser te mos jete me minister .Sa per heqjen e takses ben mire qe e shtron por bie ne vesh te shurdher.Italianet mbysin me taksa te tyret jo me ne qe as qe duan tja dijne.
Lupi nuk eshte me minister te gjitha kete pallavra jane hi ne sy. Per fatin e keq te trasportueve shqiptare qeveria shqiptare me te njetin minister ish minister i jashtem per 4 vite rrotullohet per te KAPUR BISHTIN