Komisioni parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë shtyn shqyrtimin e projektligjit “Për kujdesin shëndetësor të veçantë të punonjësve të strukturave speciale operacionale të Policisë së Shtetit”. Deputetët e opozitës dhe mazhorancës e vlerësuan draftin e paraqitur si me paqartësi duke lënë kohë Ministrisë së Brendshme të bëjë sqarimet e duhura.
Zv.ministrja e Brendshme Elona Gjebrea,u shpreh se Qeveria ka premtuar mbështetje te plotë për punonjësit e strukturave speciale operacionale të Policisë së Shtetit.
Në këtë kuadër ajo sqaroi se drafti i paraqitur parashikon trajtim të veçantë shëndetësor për forcat speciale të policisë, me qëllim diagnostifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, në funksion të përmbushjes së detyrës së tyre.
P/ligji parashikon që strukturat speciale operacionale të Policisë së Shtetit, duke qenë se janë strukturë me status të veçantë duhet të kenë një trajtim të veçantë të kujdesit shëndetësor, të ofruar nga shoqëria e sigurimit, e cila do të ofrojë policën e sigurimit për çdo punonjës të strukturave speciale operacionale dhe kjo shoqëri do të zgjidhet sipas modaliteteve përkatëse të prokurimit publik.
Sipas draftit, siguruesi do të marrë përsipër të rimbursojë në masën 100% shpenzimet e shërbimeve spitalore si pacient i brendshëm dhe që përkojnë: dhoma dhe ushqimi, pagesa e transportit me ambulancë në rast aksidenti nga vendi i ndodhjes së aksidentit deri në spital, shpenzimet për pagesën e mjekut specialist, kirurgut, anestezistit, përdorimi i pajisjeve dhe i aparaturave të sallës së operacionit, teste diagnostikuese, përfshirë patologjitë, ekzaminimet me RXT, CT skaner, MRI skaner, PET skaner, kujdesi intensive, ilaçet dhe medikamentet mjekësore për përdorim në spital.
“Polica e sigurimit për person në vit, mesatarisht është 18 500 lekë. Kostoja vjetore e sigurimit për kujdes shëndetësor të veçantë në grup për 500 vetë, pjesëtarë të forcave special, pra kosto totale është 9 240 000 lekë, ose 93 000 dollarë. i Gjithë ky fond do të mbulohet nga buxheti i vitit 2014 i Ministrisë së Brendshme”, tha zv.ministrja e Brendshme.
Pas sqarimeve të Gjebreas, kryetarja e Komisionit parlamentar Albana Vokshi ngriti një sërë pyetjesh lidhur me objektin të cilit i drejtohet ky projektligj, nevojën që shteti shqiptar për të miratuar një ligj të tillë, si dhe hodhi dyshime mbi qëllimet e tij.
“Duke vlerësuar punën rëndësinë që kanë punonjësit e policisë së shtetit dhe në veçanti strukturat special si forcat “RENEA”, apo FNSH, mendoj se përkujdesja e veçantë ndaj tyre është një obligim për të gjithë ne”, theksoi Vokshi.
Sipas saj, drafti nuk ka të qartë objektin kujt i referohet, sikundër mbivendoset me ligje të tjera ekzistuese si ai i ISKSH-së etj. Nënkryetarja e këtij komisioni, deputetja Klodjana Spahiu tha se qëllimi i pr/ligji tregon qartë target grupin që i drejtohet, por në vetvete ka paqartësi.
“Nevoja për të mbështetur këtë kategori personash është shumë e rëndësishme prandaj dhe një ligji i tillë do i shërbente vendit tonë, por në vetvete ka paqartësi”, tha ajo.
Ish-ministri i Shëndetësisë, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, propozoi shtyrjen e shqyrtimit të tij, për t’i dhënë më shumë komisionit dhe Ministrisë së Brendshme për të sqaruar detajet e këtij pr/ligji.
“Neni 1 nuk sqaron se kujt i ofrohet shërbim i qartë shëndetësor, atij që plagoset gjatë detyrës apo të gjithëve pjesëtarëve të këtyre reparteve. Po ashtu në vendin tonë nuk ka kompani shoqërie sigurimi shëndetësor, çka krijon problem se mes kujt do bëhet prokurimi publik dhe së fundmi çfarë ofron më shumë në sistemin shëndetësor ky ligji, që sistemi shëndetësor nuk ka”, tha Tavo.
Ky ligj duhet te perfshihet ne ligjin per policine e shtetit,dhe jo me ligje te vecanata qeverie.Ne radhe te pare kush eshte marre me kete studim dhe si kane arritur ne kete perfundim se keto forca eshte e domosdoshme qe te sigurohen dhe ta ndahen nga forcat e tjera policore,ky eshte nje ligj dinak dhe mashtrues me qellimin e vetem qe te krijojne nje polici elite qe ta kene per veten e tyre qeveritaret dhe per asnje gje tjeter,per kete bie dakort dhe opozita,ne njezete tre vite demokraci nga cilat forca kane rene deshmor me shum,kush eshte me i rrezukuar ne kete pune polci qe rri ne rruge nate e dite ne te ftohte e te nxete apo forcat qe ju thoni qe dalin nje here ne vit dhe ato i perdorni per qellimet tuaja kur nje politikani apo deputetit i vjen veza per te dale,ato forca qe juve keni vendosur qe ti siguroni te perdorshme thellesisht politikisht,sepse ne cdo ngjarje ndeshet policia lokale kriminale dhe ajo e rendit deri sa te vine ato renea cdo gje merr fund,kjo mund te kene dhe nje mrapaskene tjeter ne lidhje me abuzim parash ku do te gjeni nje firme private qe ta merre kete persiper me parate e policeve te shkrete,ku dihet se nga keto forca nuk ka njerez te semure se vete puna eshte e tille qe nuk i pranon njerez te tille,prandaj thjesht si siguracioni i mjeteve e asgje me shume,jane nisur te bejne dicka por kjo seshte as nje gje.