Hua apo kredi që bankat i humbasin, pasi bizneset apo individët që i kanë marrë, nuk i shlyejnë dot, quhen “kredi me probleme” apo thjesht “kredi të këqija”.
Të dhënat e sapopublikuara të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e klasifikojnë Shqipërinë me nivel të lartë të huave të pakthyera ndër ekonomitë në zhvillim në Europë dhe Azi, me 24,4 % të gjithë portofolit të kredive të dhëna, duke zënë kështu vendin e parë në rajon: Maqedonia i ka kreditë e pashlyera në nivelin 0,8%, Bosnja më pak se 7% dhe të njëjtin nivel ka Mali i Zi dhe Serbia.
I vetmi vend ndër ekonomitë në zhvillim në Europë dhe Azi me nivel më të lartë huash bankare të pashlyera se Shqipëria, rezulton Kazakistani, me 36,7%.
Rritje e totalit të huave bankare në një periudhë të shkurtër kohore
Elvin Meka, kryeredaktor i revistës “Bankieri”, botim i Shoqatës Shqiptare të Bankave, thotë për DW se ka një sërë arsyesh për këtë situatë të kredive të pakthyera ne Shqipëri.
“Pas një ‘boom-i’ kreditimi, ekonomia dhe sistemi bankar përballet me një rritje të huave me probleme. Shqipëria ka nivelin më të lartë të huave të tilla, pas Kazakistanit, sepse ka pasur rritje eksponenciale të totalit të huave në një periudhe relativisht të shkurtër kohe, fenomen ky që nuk haset në vende të tjera, jo vetëm në rajon, por në përgjithësi në Europë. Një nga pasojat e rritjes së shpejtë të portofolit të huave është gjithnjë shpejtësia e lartë e formimit të huave me problem”, thotë Dr. Elvin Meka.
Ndërkohë ulja e dërgesave të emigrantëve ka ndikuar, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në uljen e aftësisë paguese të klientëve shqiptarë pa lënë mënjanë uljen e madhe të ritmit të rritjes ekonomike të Shqipërisë, që ka sjellë zbehjen e dinamizmit të ekonomisë dhe operatorëve ekonomikë.
Së fundi, një tjetër arsye janë dhe detyrimet e papaguara të qeverisë ndaj bizneseve private për punët publike të kryera, thekson Elvin Meka.
Pasojat për ekonominë, thikë me dy presa
Për nivelin e lartë të huave të pakthyera që ka Shqipëria kanë shprehur shqetësim Banka Botërore, FMN dhe së fund BERZH, lidhur me pasojat që sjell në rritjen ekonomike të vendit.
“Rritja e huave të pakthyera, e “kredive të këqija”, është një thikë me dy presa: nga njëra anë shtrëngon gjendjen e likuiditetit në sistemin financiar, duke shkaktuar edhe shtrëngimin e kritereve dhe kujdesin e bankave për huadhënie të mëtejshme, gjë që çon në nënfinancimin e ekonomisë në përgjithësi. Ka një lidhje shkak-pasojë mes huave me probleme dhe financimit të ekonomisë, e cila hyn në një rreth vicioz: mosfinancimi i ekonomisë nuk gjeneron likuiditet, investime dhe kërkesë konsumatore, që nga ana tjetër rrit vështirësitë në gjendjen e likuiditetit të klientëve dhe komprometon aftësinë e tyre paguese në banka, duke ushqyer akoma dhe më shumë portofolin e huave me probleme. Më tej, kjo gjendje ul fitimin e bankave dhe rrit kërkesat për kapital, duke i detyruar bankat të zgjedhin një alternativë investimi me më pak rrezik, siç janë titujt qeveritarë dhe mos i kanalizuar fondet drejt ekonomisë private, pra biznesit dhe individëve. Si rezultat rrezikohet rritja ekonomike”, shpjegon Meka.
Banesat e marra peng nga banka për huatë e pakthyera, nxisin korrupsionin
Kreditë e pakthyera mbartin me vete edhe një problem tjetër serioz: blerjen nga bankat të kolateralit ose të pronës, që huamarrësit kanë lënë peng tek ato për huanë e marrë.
Dr. Zef Preçi, ekspert në fushën e ekonomisë, Drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike thotë për DW se kolaterali përfaqëson asetet që mund të lihen peng në favor të huadhënësit në rast dështimi apo pamundësie të huamarrësit për të kthyer huanë.
“Zakonisht si kolateral vendosen banesat, apartamentet e banimit, që banka i merr në pronësinë e saj kur huamarrësi, biznes ose individ qoftë, nuk kthen kredinë e marrë. Në këtë rast banka e shet apartamentet e banimit në bazë të një procedure ligjore, nxjerrjes së tyre në ankand. Likuidimi i kolateraleve përfshin apartamentet e banimit, që shiten nga bankat deri në 40% të vlerës së tregut në raundin e dytë të ankandit, gjë që i ka shndërruar këto të fundit në një “gjah të majmë” për zyrtarë bankash tregtare vendas dhe të huaj, dhe një mundësi për futjen në qarkullim dhe legjitimimin e shumave të mëdha të parave me origjinë të dyshimtë nga veprimtaritë e paligjshme dhe nga korrupsioni. Personalisht mendoj se duhet hequr dorë nga pranimi dhe përdorimi i banesës së familjes, si garanci për bankat, qeveria duhet të gjejë forma dhe rrugë të tjera, të njohura në botën përreth, për nxitjen e biznesit, ndërsa bankat duhet të mësohen “të bëjnë banking”,mbështetur në ndjekjen e zhvillimeve ekonomike të vendit,” thotë Zef Preçi.
Politika dhe përvoja për të ulur nivelin e kredive të pakthyera
Reformat ekonomike mbesin çelësi për të ndryshuar situatën e tanishme serioze të kredive problematike.
“Është fjala për reforma që bëjnë të mundur futjen në qarkullimin ekonomik të parave përkohësisht të lira të qytetarëve dhe bizneseve, që nxitin konkurrencën dhe ndëshkojnë rritjen e çmimeve apo shfrytëzimin e dobësive rregullatore nga bankat tregtare, ndëshkojnë korrupsionin me këto të fundit dhe i shndërrojnë bankat tregtare në aktorë dhe faktorë të rëndësishëm në kapërcimin e krizës, rritjes ekonomike të qëndrueshme të ekonomisë kombëtare”, thotë Dr. Zef Preçi.
Por ka edhe përvoja të dobishme në vendet fqinje që mund të aplikohen në Shqipëri.
“Një përvojë interesante është ajo e Malit të Zi, ose i ashtuquajturi “Modeli Podgorica”, i cili mund t’u sigurojë jo vetëm bankave tregtare një mekanizëm eficient në zgjidhjen e problemeve, por ndihmon edhe shoqëritë me aftësi paguese, që kanë vështirësi në kryerjen e veprimtarisë së tyre ekonomike”, thekson Dr. Elvin Meka./DW
Jam dakort me Dr. Zef Precin..
o po berisha pse sflet per keto!?!!!!!
mos harroni cfare KA BERE BERISHA!!!!!! MOS HARRONI KUSH E ZHYTI VENDIN NE KRIMINALITET!
ky je mo ridvan bodeja?!!!!!! pse sflet mor maskara per keto?!!!!
Po ky bode plehra ku eshte apo s ka goje per te folur per keto!! Turp te kete!! Dhe duan te dalin dhe ne protesta kta pale, larg ketij vendi plehra, shpellaret e dreqit!
Une nuk jam ekonomist, m.gj.ate i lejoj vehtes te kem keto verejtje :
– Dihet, se “Kredite e keqia” mbartin problemin e madh, qe bankat nuk kreditojne si me pare. Ky problem dihet dhe eshte nje problem shume i madh ne Itali, ku bankat nuk kreditojne me si duhet ekononmine reale dhe faktet tregojne se edhe qeveria italjane nuk ka shume gjera ne dore per te ndryshuar kete situate. Shume bisnesmene italjane me Probleme, qe nuk marrin kredi nga bankat po vrasin vehten.
– FMN, ne takimin qe beri me qeverine e re ne muajin janar 2013 vuri kushtin, qe nga kredia e bute, qe do ti jape qeverise, ne fillim fare, te paguhen leket, qe qeveria e vjeter i kishte bisnesit per punimet e bera dhe te pa paguara.Behet fjale per 350miljon dollare.
– Pervec kesaj, mendoj se ne Shqiperi duhet te krijohet tregu i kolateralit duke bere me transparente shitjen e tij nga bankat.
– FMN, ne bisedat me qeverine e re ka vene kushtin, qe qeveria te ushtroje presion ne gjykatat shqiptare ne lidhje me kolateralin, ne kuptimin, qe te mos kete sorrollatje.
– Mendoj, se nje mundesi tjeter e qeverise, per te stimuluar investimet ne ekonomine reale, do te ishte ulja e normes baze te interesit per lekun. Shume njerez preferojne te fusin leket ne banka ose te blejne bono thesari shqiptar. Kjo ka te keqen e vet, se njerezit nuk investojne. Ne se banka e Shqiperise ul normen e interesit atehere njerezit, qe kane leke nuk do kene interes te fusin leket ne banke por te investojne. Kete gje, qysh ne vitin 2008 ka bere dhe po ben Amerika, Zvicra, Banka qendrore Europjane, te cilat normat e interesit i kane pothuaj “Zero” per Qind.
– Mua mu duk shume jo profesjonal shpjegimi i kolateralit te bere nga Dr. Zef Preci. Ato qe thote ky “Doktor” i dine edhe femijet. E mjera Deutsche Welle, se cilin interviston. Mos valle edhe ky Dr. e ka marre diplomen tek “kristali”.
Pjesa e kolateralit ishte me profesonalja qe ai shpjegoi..C’fare thote eshte realiteti qe po ndodh nepermjet burokracise neper banka duke blere thela mishi per kocke..Hidhe ne treg per gjysem cmimi thote bankieri, se vij neser dhe e blej une (ose njoh “dikush” te vij e ta blej)..Ato duhen monituruar po te thote..
“plaku” nuk jeton ne Shqiperi dhe prandaj nuk e njeh realitetin shqiptar.
Shpjegimi i Precit per kolateralin eshte korrekt.
Per “plaku”:
Une jam Dr. Elvin Meka qe kam dhene intervisten dhe nuk e kam marre diplomen e Doktoratures te Kristali por te Publiku (nese ke merak ik dhe pyet ne Rektorat).
Per informacion, ende dhe tani qe flasim, nuk ka asnje universitet jopublik qe leshon diploma doktorature.
Para se te dalesh ne konkluzione, lexo nje here revisten BANKIERI (www.aab.al) dhe pyet verdalle nje here per emrin tim, pastaj mire eshte qe te marresh ca dijeni modeste ekonomik,e per te kuptuar se ajo qe thua per normat e interesit eshte jo e sakte dhe jopraktike ne Shqiperi.
Mire eshte qe te shkoksh dhe ti te japesh nje here inteviste te Deutshce Welle. Mesoje se kur jepet intervise i pergjigjesh pyetjeve qe te bejne. Shko dhe instrukto Deutsche Welle-n per modelin dhe formen e pyetjeve qe duhen bere se mbase edhe DW ne Gjermani nuk ka eksperience ne hartim pyetjesh, sidomos ato ekonomike.
Elvin,
Kisha keto gjera :
– Faleminderit per shkrimin civil.
– Si e spjegon ti faktin, qe norma baze e interesit ne Amerike, Eurozone, Zvicer etj, eshte per momentin ne vleren 0,25 % dhe Zero %. ? Mos valle kjo behet pa qellim ?. FED-i amerikan mbyti tregun me leke te shtypura dhe ka normen e interesit, qysh ne shtator 2008 ( falimentimi i Lemon Brothers )ne Zero. Kjo kuptohet se behet per te stimuluar “inisitativen private” dhe rritur investimet.
– Si e spjegon ti, qe edhe ne Shqiperi ( ne fakt me shume vonese ) normat baze te interesit jane ulur, dhe konkretisht :
24 dhjetor 2008 ishte 6,25 %
30 janar 2013 ishte 3,75 %
16 dhjetor 2013 ishte 3 %.
– Ne lidhja me marrjen e diplomes tek Kritali, kuptohet, se ky eshte nje faji im dhe per kete te kerkoj ndjese.
– Me spjego, te lutem, ne se ke deshire, se per cfare aresye ulja e normes baze te interesit nuk eshte e sakte dhe jo praktike ne Shqiperi? Matematika dhe finaca jane shkenca egzakte dhe ka ligje te njejte ne te gjithe boten.
– Une mendoj, se problemi me i madh per ekonomine shqiptare eshte rritje e kerkeses, rritja e konsumit ne tregun e brendeshem. Njerezit duhet te kene leke ne xhep, pra pune, pra investime.
Pershendetje
Ne Shqiperi nuk ka Burse. Bankat nuk jane te interesuara per hapjen e Burses, pasi parate do te terhiqeshin nga depozitat neper banka. Shteti nuk ka qene vecanerisht i interesuar per te hapur Bursen, sepse per deficitin, qeveria merr borxh prej depozitave te shqiptareve ne banka. Per me teper, normat e interesit te letrave me vlere te qeverise jane shume te larta dhe abuzive, krejt ndryshe nga sa ndodh ne te gjitha vendet e zhvilluara. Muajt e fundit ka pasur nje ulje te normave te interesit te letrave me vlere si rezultat i ndikimit te Ministrise se Financave, por ende duhet te ulen shume me teper dhe abuzuesit te ndeshkohen. Keto norma interesi te larta i paguajne shqiptaret me taksat e tyre.
Norma baze e interesit duhet te vazhdoje te ulet per te stimuluar kreditimin dhe per te nxitur konsumin. Per kete “plaku” ke shume te drejte dhe per me teper, kete ide e ke demonstruar edhe me shifrat reale te normave baze te interesit si ne bote (Europe dhe SHBA), ashtu edhe ne Shqiperi.
Intervista me lart permban nje shpjegim profesional te Zef Precit ne lidhje me kolateralet dhe problemet qe hasin shqiptaret ne menyre te padrejte dhe abuzive. Shpesh thuhet se shqiptareve iu duhej te paguanin rryshfete te majme per te marre kredi, por edhe kredia iu eshte dhene me norma shume te larta interesi. Ne kushte te tilla, kredia nuk mund te kthehet. Ata qe kane bere korrupsion ne banke, te huaj dhe vendas, duhet t’u kthejne shqiptareve rryshfetet qe iu kane marre atyre. Keta te korruptuar nuk duhet te vazhdojne te qendrojne ende ne banke, por duhet te kerkohet te largohen prej andej sa me shpejt. Prej ketyre padrejtesive, bizneset dhe individet po preferojne te marrin borxh tek njeri tjetri kundrejt marreveshjeve qe jane shume me te leverdiseshme dhe ku abuzimi nuk ekziston me. Pra, shqiptaret po vetërregullojne tregun e kreditimit ne nje menyre te pershtatshme dhe duke i qendruar larg abuzimit, sic eshte edhe ai (abuzim) qe ndodh me kolateralet e tyre.
Ah, i kam thene o profesor Meka, i kam thene po merr vesh ai?! Nah, derrase e ka koken!
Ne lidhje me normen e interesit te larte qe mban Banka e Shqiperise ne krahasim me vendet e tjera perendimore qe perdorin pak a shume te njejtin sistem bankar, edhe une kam disa dyshime nese nje gje e tille eshte normale. Megjithate, duke pasur parasysh se rreziqet ne sistemin bankar ne Shqiperi jane ne menyre te konsiderueshme me te larta se ne shume nga vendet perendimore, them se deri ne nje fare pike ka kuptim qe norma baze e interesit te mbahet e larte. Pra ka te beje me besueshmerine qe institucionet financiare ne Shqiperi kane krijuar. Aty ku ka me pak besim, ose me shume rrezik humbje, aty eshte norma e interesit me e larte.
elinor,
I vetmi rrezik ne lidhje me uljen e normes baze te interesit eshte rritja e inflacjonit. Edhte fakt, se kudo ne bote inflacjoni eshte ne kufijte e duhur. Edhe ne Shqiperi norma e lejuar e inflacjonit eshte 2 plus minus 1. Pra inflacjoni duhet te jete maksimumi 3 % dhe aktualisht ne Shqiperi inflacjoni eshte mire dhe nuk paraqet rezik per ekonomine.
Plaku; nga momenti kur BQ ul normen e interesit e deri kur ky veprim ka nje ndikim ne inflacionin e nje vendi kane kaluar plot nga 18 deri ne 24 muaj. Pra ndikimi eshte afatgjate e jo shkurter. Nje opinion i pergjithshem egziston (dhe ka kuptim) qe ekonomia e Shqiperise do te rritet ne vitet e ardhshme dhe ky eshte nje tregues qe leku do te forcohet, jo zhvleftesohet ne te ardhmen. Prandaj, sipas menyres se si e shikoj une, them se ka te beje me stabilitetin e sistemit financiar ne vend dhe kredibilitetin e institucioneve financiare.
elinor,
Ti e di me mire se une, se BQE eshte nje banke jo vetem per nje vend por per te gjitha 17 vendet e Eurozones. Ulja e normes baze te interesit behet :
– Qe njerezit te mos kene interes, qe te fusin kursimet e tyre ne banke, por te konsumojne ose investojne. Problemi kryesore i te gjitha vendeve ne krize eshte te rritet konsumi pra te ritet kerkesa. Tregu do te reagoje dhe do te rrisi oferten, pra do te prodhohet me shume, me shume vende pune, njerezit do kene me shume leke ne xhep, do konsumojne me shume dhe keshtu me radhe.
– Kur norma baze e interesit ulet, kuptohet se leku behet me i lire dhe keshtu, qe bien edhe interesat e kreditimit, qe kerkojne bankat. Pra, njerezit marrin leke me te lire. Sa per kurjozitet tani ne Zvicer merren kredi per ndertime ( ka marre gruaja ime ) me 0,75% interes.Ndersa une, leket e mija ne banken Reifeissen ne Zvicer i kam futur me nje itneres prej vetem 0,25%. Mos valle zvicerjanet jane budallenj.
– Pra ulja e normes baze te interesit ka problem vetem inflacjonin dhe krijimin e flluskave te rezikeshme ne tregun e imobiljeve ( ndertimeve).
Pershendetje
Dakord pra, huazimi behet me i lire dhe ekonomia merr nxitje — kryesisht investimet dhe eksportet. Por kjo nuk ndodh menjehere. Sic e thashe me siper, pritet qe ekonomia shqiptare te kete rritje ne vazhdim (a ka sesi te behet me keq?!!) dhe prandaj normat e interesit aty ku jane per momentin jane te justifikueshme. Nje faktor tjeter eshte, prape po e them, besueshmeria e institucioneve financiare. Ne Angli, ku norma eshte 0, institucionet kane besim ne njera-tjetren dhe eshte sikur po thone “ja urdhero, merr sa ke nevoje dhe nuk dua asnje perqindje interes se e di qe m’i kthen neser ne mjes”. Edhe Zvicra ka nje sistem bankar dhe institucione financiare teper te konsoliduara (qe kane shume pak shanse te falimentojne). Kurse ne Shqiperi nuk egziston i njejti nivel besueshmerie. Me nivelin e kredive te keqija dhe me mungesen e deritanishme — them mungese e deritanishme ngaqe mendoj se nen drejtimin e shpellareve ka pasur shume mundesi manovrimesh te paligjshme — te auditimeve nga shteti te dokumenteve financiare (bilancet, asetet, likuiditeti, etj), bankat nuk i besojne njera-tjetres.
Risku ka kosto.
“Me mire shko te fleshe me barkun bosh,se sa te zgjohesh me borgje.” “Vjedhja e nje Banke ,s’eshte asgje ne krahasim me hapjen e nje Banke.” Keto shprehje te thena nga njerez te medhenj,duhet te gdhenden ne mendjen e çdo njeriu .