Bushati i përgjigjet Bodes: Po shlyejmë borxhet që ju i krijuat (VIDEO)

22 Shkurt 2014, 14:57Ekonomia TEMA

Partia Socialiste reagoi sot në lidhje me akuzat e opozitës për situatën ekonomike në vend. Përmes një deklarate, Ervin Bushati në emër të PS-së theksoi se opozita vazhdon të sillet sikur sapo ka rënë nga qielli, e sikur nuk ka asnjë përgjegjësi për gjendjen në të cilën e la Shqipërinë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. “Sot, kurajon për të sfiduar inteligjencën e shqiptarëve e pati dora vetë, ish-Ministri i Financave që gjatë 8 viteve në pushtet, e zhyti Shqipërinë në borxhe. Vetëm borxhi i padeklaruar i qeverisë së kaluar ndaj kompanive të kontraktuara për të ndërtuar infrastrukturë e për të ofruar shërbime — ishte plot 720 milionë dollarë. Ne këtë borxh jemi zotuar ta shlyejmë: që investimet të rriten, që punësimi të rritet, që infrastruktura të përmirësohet, që shërbimet të jenë cilësore”, tha Bushati Në vijim ai shtoi se ndërsa ata e zhytën vendin në borxh, ne po lajmë borxhet e tyre. “Falë buxhetit të ri, ne ulëm taksat për 97% të shqiptarëve, duke përmbushur premtimin tonë madhor që në katër muajt e parë të qeverisjes së re. Ne hoqëm taksën e biznesit të vogël dhe ulëm tatim fitimin për të gjithë bizneset e vogla, nga 10 në 7,5%. Doganat, në periudhën tetor 2013 – janar 2014 kanë mbledhur 17% më shumë të ardhura, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Tatimet, në periudhën tetor 2013 – janar 2014 kanë mbledhur plotë 3,9 miliardë lekë më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë”, theksoi Bushati. Sipas tij, buxheti i qeverisë së re, injekton në ekonomi vetëm gjatë vitit 2014 plotë 1,1 miliardë dollarë; jo vetëm duke shlyer 350 milionë dollarë borxhet e krijuara nga qeveria e kaluar, por dhe duke investuar fort në ekonominë shqiptare. “Qeveria e re është e vendosur ta rimëkëmbë ekonominë dhe të rikthejë besimin e investitorëve vendas e të huaj në ekonominë shqiptare”, tha Bushati.

8 komente në “Bushati i përgjigjet Bodes: Po shlyejmë borxhet që ju i krijuat (VIDEO)”

  1. Mero Baze d.v. says:

    Po vilën e katundarit të “internuar” në Librazhd, si shef plani kooperative, Ridvan Bode, do ta sekuestroni për ta shitur, që të mbyllni kështu ndonjë “vrimë” nga borxhi që la pas…???

    1. adri says:

      e asnje vend te botes moderne nuk ka sherbim nderqytetas me furgona. Bile dhe as ndermjet fshatrave.
      Vetem te vesh re se si jane furgonat ne shqiperi te gjithe akull te rinj dhe shoferet te gjith barkmedhenj te mire ushqyer dhe nga veshjet firmato, jane pasuruar duke shkelur ligjin qe ka qene ne fuqi nga 14 vjet. Tani duan te Qeveria te shkele ligjin per ta. Nese nuk ju dalin leket per nje rruge ta ngrejne cmimin e biletes dhe ta dyfishojne meqe jane taksi qe te kompensojne rrugen bosh ne kthim. Por nuke bejne kete se duan te falimetojne dhe konkurrojne autobuzet dhe ti nxjerrin ato jashte Loje. Shikojeni sa teposhter jane shoferet e furgonave. Dhe si rrjedhim ne qafe e kane qytetaret e thjeshte te cilet ne mungese te autobuzave te falimentuar do te shkojne me cmime tejet te larta me furgonat gjakepires. Ja keto jane demokratet dhe ata qe mbeshtesin demokratet. I lumte qeverise qe perfundimisht kerkon qe te vendose drejtesine per tju sherbyer qytetareve dhe shtresave ne nevoje nepermjet zbatimit te ligjit dhe vetem te zbatimit te ligjit, ligj te cilin keta furgonat e kane shkelur per 20 vjet.

  2. drejtesia says:

    Mos degjoni zagaret qe lehin, ecni perpara dhe jo per para si ata qe iken dhe e lane Shqiperine rrumpalle

  3. ari says:

    Po lerini qente te lehin, cmereni me ta, mendjen te puna se vetem keshtu varroset fara e anarkisteve te Berisheve!

  4. basta idiot says:

    Dmth, kojo qeverri po lan borxhin qe futur nr xhepat e tyre ish kryministri ktij vendi me ministrat e vet .
    Qeverria qe do vij do paguaj borxhin e ktyre qe jan sot ne qeverri + borxhin e shpellarit , e keshtu meradhe …kta poltikan do vazhdojn lojen e tyre te qelbur ,ku te gjithe vjedhin miljarda nga ky popull ,te gjithe behen miljarder , i vetmi qe paguan ne kte bote kurvash poltike eshte populli shqiptare .
    Dhe kerkojm ne shqiptaret zhvillimin e Shqiperise dhe permiresimin e jetes ke demogogjite qe hedhin mashtrusit europiane ne “Treg” si BE-ja etj ,apo mashtrusave nga usa ?! Ky vend ,ky popull do jetonte sot njelloj si europianet madje me mire ,nqs ne krye te vendit sdo kishim poltikant kurva te ksaj bote . Gjithcka qe prodhon e ka ky vend ,vidhet nga poltika . Eshte tradita e shqiptarit ne cdo epoke te historise i njejti MUT.
    Qysh nga “mbreti” zogu kurves e deri ke pidh! nenes vet . Robt jua q. te gjithve plehra qe jeni banoret e te njejtit kazan.

    1. valter says:

      jam ne nje mendim me ty “basta idiot”, skam çfare them me shume

  5. Treviso says:

    zoti Bushati, si ka mundesi qe te mos behet asnje denoncim per ministrin e financave kur shikoni shkelje me dy kembe te ligjit? Pse ministri Bode nuk i ka paguajtur kontratoret ne kohe? Pse zoti Bode nuk jep llogari ne Parlament per gropen e krijuar ne financa? Ish qeveria e kriminelit sali ishte mesuar me gropat financiare, se ju dukte si gropa pas pallatit te kultures e Hajdin Sejdise, qe nuk u mbyll kurre.

  6. Sokoli says:

    O Bushat leri keto te llomotisin se keshtu e kane qeverisur kete vend keto kulufa, vetem per te vjedhur kete popull. Borxhet jane akoma me te medha se sa raportoni edhe ju. Te gjitha institucionet buxhetore vazhdojne te paguajne vitet 2011 e 2012. Vitin 2013 ka institucione qe nuk kane filluar akoma te paguajne detyrimet furnitore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje