Udhëzimi: Asnjë vepër publike nuk do ndërtohet pa siguruar plotësisht fondet

26 Shkurt 2014, 19:02Ekonomia TEMA

Asnjë rrugë apo vepër tjetër publike nuk do të ndërtohet, nëse më parë nuk sigurohen plotësisht fondet e duhura.

Udhëzimi, i cili ka nisur zbatimi nga ky vit, është një lajm i mirë për kompanitë që merren me punët publike, raporton Vizion Plus.

Një nga shqetësimet kryesore që çoi edhe në një krizë të thellë jo vetëm kompanitë e ndërtimit, por edhe të gjithë ekonominë ishte pikërisht nisja e ndërtimit të veprave publike, pa pasur fondet e nevojshme.

Ky proces solli efektin zinxhir të borxheve të shtetit ndaj privateve.

Ndaj ky udhëzim ka si qëllim: Të mos krijojë borxhe të prapambetura ndaj palëve të treta.

Qeveria ka marrë si angazhim jo vetëm të shlyeje borxhet e akumuluara në vite, por edhe të mos krijoje me borxhe të reja.  Ky është edhe një detyrim i vendosur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në këmbim të kredisë së pritshme prej 300 milionë eurosh.

11 komente në “Udhëzimi: Asnjë vepër publike nuk do ndërtohet pa siguruar plotësisht fondet”

  1. ajaxs says:

    Ky vendim eshte i mire se nuk do kete me ndertime publike, nuk do te kete vende te reja pune dhe firmat do falimentojne te gjitha. Do mbijetojne firmat qe jane te lidhura me qeverine.

    1. Vlonjati says:

      Bravo keshtu duhet!! S duhet te kete me prerje shiritit para se te fillojne punimet kur akoma s’ke siguruar fondet sic i la ai lyrikuri qe me ne fund e keputi qafen!!

    2. Arseniku says:

      Bravo se lan nam keta qe ishin benin buje nja nji muaj para do bejm kete e do bejm ate e pastaj kur i fillonin i linin si syte e tyre!!

  2. Gezimi says:

    Bravo, keshtu duhet vepruar, jo si Saliu qe, per mungese fondesh, i linte ne mes, por i peruronte!

  3. ueda says:

    Keshtu PO !!
    Se Saliu peruronte gjera te paqena, te pergjysmuara, nderkohe qe populli e merte si te mireqene, si dicka funksionale dhe ishte i mendimit qe : ” Ja ky po ben goxha” ! :/ Cdo gje do kohen e saj, fondet e saj, dhe perfundimin e suksesshem , jo gjera sa per sy e faqe .

  4. dp says:

    Edhe ata qe vendosin tritol le te mesojne nga qeveria,asnje sherbim pa pagese.

  5. tokesori says:

    Me se normale ,edhe ligji ka qene i sakte.
    Behet projekti, gjenden fondet dhe me pas fillon objekti.
    Nuk mbahet shtepia me miell hua.

  6. mark says:

    Parim baze per tu ndjekur.

  7. Qafe Baraku says:

    Po per rrugen Krume-Kukes , qe Saliu e la siq e gjeti , duke ja prishur edhe ate shtresen e holle e te keqe te asfaltit te kohes se Enverit , cfar do behet ?. Pas shtreses se zhavorit te hedhur per fushatat zgjedhore te 2013 dhe me pare te 2009 , kur mund te shpresojme qe te asfaltohet kjo rruge ? Mbi 20 mije banore te zones se Hasit presin , presin edhe fushaten zgjedhore te 2017tes , qe nese do jete gjalle deri atehere Saliu te na premtoje e te na genjeje perseri , si me pare vetem per vota ! Tani me sa po shofim me keto vendime te Qeverise se Rilindjes po per shlyerje borgjesh nuk ka ndonje shprese . Biznesmeni Ram Geci QE E KA TENDERIN E KESAJ RRUGE deri me tani , tash 8-9 vite qe me parate e tija vetem sa hedh zhavor ne kete rruge , AS GJE TE MBARE S’KA …

  8. $$$$€€€€€€€ says:

    Ky lajm eshte shume i mire ,per te shtuar durimin popullit,per ta
    ndergjegjesuar ate ,qe qeveria nuk ka faj sepse nuk ka leka.

  9. Heroni says:

    Cdo projekt ka kosto fillestare qe zakonisht ne vende del kosto e nenvleresuar! Pra parate e mbledhura per projektin nuk dalin ! Si do veje halli per ta mbaruar projektin?? Do. merret borxh! Keshtu qe Drama &co smarrin vesh cfare firmosin sepse asnjehere nuk mund te vleresosh ekzaktesisht koston e nje projekti sado i studiuar te jete! Propagande e ndyre asgje tjeter!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje