Jetojmë në një epokë të zhvillimeve të mëdha, të teknologjisë kibernetike dhe vizioneve shkencore largpamëse, të “thërrmijës së Zotit”, bebes– epruvetë, klonimit, etj. Në një epokë kur teoritë, edhe pse mund ta kundërshtojnë rrënjësisht njëra-tjetrën, mjafton kumtin ta kenë të fuqishëm dhe vazhdojnë të mbledhin rreth vetes miliona njerëz, të kthyer tashmë në “ithtarë të sekuencave” për shkak se shumica nuk e pranon dhe kupton relativizmin e vetë kohës. Një numër i madh teorish vdesin menjëherë, ose pak pas lindjes, dhe vetëm një numër i vogël ia dalin t’i rezistojnë gjitha periudhave, sidomos atyre më të errëtave. Këto janë teoritë kyçe në themelet e intelektualizmit botëror, të cilat shërbejnë prej shekujsh si busulla për labirintet e miliarda jetëve njerëzore. Këto ide brilante e kanë kapur dritën e diellit vetëm përmes mendjesh gjeniale, jo të sëmura në kuptimin e dytë të fjalës, por mendje të hapura e që nuk trazohen nga emocione që i ngre peshë kërshëria e posedimit të cikërrimave të pushtetit, kartëmonedhave apo fletëve prej letre të cilësisë së dytë të libërthave pa pluhur (edhe kjo në kuptimin e dytë). Ndryshe nga trendi i shumicës, këta gjenialë nuk hasen dot në betejat e përditshme për ekzistencë dhe pothuajse janë imunë ndaj këtij bataku naiviteti me doza djallëzie të panevojshme.
Por sa nga këto mendje kanë në dorë sot fatet dhe hapësirat e qytetarëve të vet?
Është e vërtetë janë pakicë, ndaj kjo bëhet pyetja më e vështirë për t’iu përgjigjur, sidomos kur i referohesh produktit, ose më mirë pasojave që përball bota sot. Sa më në thelb të duash t’i futesh shoqërisë së sotme, aq më shumë e kupton se mungon thelbi. Çdo ditë që shkon e më shumë shtohen radhët e hipokritëve, e atyre që flasin për liri dhe të drejta nën nota mediokriteti dhe arrogance, që i shiten qytetarëve të vet si menaxherë shumë të mirë, ndërkohë që njohin dhe veprojnë vetëm në bazë të klisheve, që bëjnë premtime krejtësisht të pamatshme në mënyrë që të mos realizojnë asgjë, që para njerëzve me barkun petë hiqen si puritanë të mëdhenj dhe pas kuintave janë në kompeticion me barkmëdhenjtë mafiozë se kush ka orën më të shtrenjtë, këpucët, verën apo vilën, e ndërsa një ditë mbrojnë me bindje një mendim, të nesërmen se kanë për gjë ta kundërshtojnë duke i futur dhe ndonjë ngërdheshje gjoja ironike në fund. Këta personazhe aspak gjenjalë, biles tragji-komikë, të zhytur deri në grykë në komplekse inferioriteti dhe pastaj të bojatisur me delir që u humbet sensin e masës dhe u jep një shkëlqim verdhacuk, hiqen si “tipa të lindur për politikë, drejtim, financë, art, etj”. Janë pikërisht këta që marrin në qafë me miliona të tjerë, që nuk thellohen, por mjaftohen me doktrinat boshe të kohës dhe i ndjekin nga mbrapa këta sharlatanë “interesantë” qysh për ngjyrën e bardhë të dhëmbëve, fytyrën e ngrirë me botox, haremet që ngrenë andej këtej e deri për frikën e dhunës verbale e fizike që mund të ushtrojë një qenie kundrejt miliona të tjerave. Indoktrinim më të madh se kaq s’mund të ketë. Fatkeqësisht, pavarësisht sofistikimit të mjeteve, këto forma kanë gjetur shprehjen e vet dhe në ato vende që njiheshin për gdhendjen e simboleve të lirisë e përparimit për mbarë botën, por që së fundmi po vërehet që popujt çdo ditë e më në masë errësohen nga ndjenja të vetëmjaftueshmërisë dhe ndërsa i janë dorëzuar me shumicë “rehatllëkut”, naiviteti i gjeneruar nga kjo status quo po i verbon atyre pasqyrën e virtyteve, koshiencën.
Kjo situatë nuk është thjesht diçka e rëndë moralisht ose muhabet démodé si dikush tjetër mund të jetë duke e gjykuar në këtë moment. Kjo është një situatë thriller pa autor, sepse ndërsa po shfaroset në masë fryma krijuese, po grumbullohen gjithnjë e më shumë njerëz në turma që i falen apatisë dhe ku i vetmi zjarr inspirues mbetet vaniteti duke prodhuar tendencat më të ulëta të të gjitha llojeve që nga reagimet mbi bazën e identitetit në grup (kthimi i racizmave dhe nacionalizmave të kota)…, korrupsioni në të gjitha nivelet e koshiencës, mediokriteti në art, kulturë, shkenca shoqërore, perversiteti deri në fikje të qenies, terrorizmi…, etj.
Epoka e konsumizmit të dashur lexues. Dhe në ballë qëndrojnë ata që duhet të ishin e tashmja dhe e ardhmja, por që fatkeqësisht janë duke u përkthyer edhe vetë në turmë; turma e drejtuesve, ose brejtësve par excellence, të cilët kanë tipar dallues nga identiteti i përgjithshëm i turmave vetëm oreksin e stërmadh.
Me shumë dhimbje e vonesë e kam pranuar një fakt të tillë dhe që për njëanshmërinë e këndvështrimit tim, refuzoja ta pranoja, por druaj se jemi në mesin e erës së skllavërimit modern. Modern si term identifikues. Dikur një njeri i skllavëruar shitej e blihej duke i cenuar rëndë dinjitetin, por jo koshiencën, ndaj në nivelin më të lartë të formësimit të saj, skllavi mund të rebelohej. Dhe u rebelua. Dhe ia doli të fitojë beteja të mëdha për të rimarrë dinjitetin e vet.
Ndërsa sot, “njeriu i lirë” e zhvillon betejën më të egër me vetveten dhe po ia del me sukses të vetëskllavërohet. Të gjithë jemi dëshmitarë se sa shumë njerëz sot e shkëmbejnë, në vullnet të plotë, dinjitetin e vet me lekë ose favore sa herë u krijojnë akses eprorët, bile ka aq shumë rivalitet sa nuk ka kërkesë për të përballuar ofertën. Për mua, ky devijim është pjesë përbërëse e një formë te re të skllavërimit, fenomenit më të frikshëm të ditëve tona, të kthyer në tendence sugjestionuese por njëkohësisht dhe shkeljes më të madhe të lirive dhe të drejtave të njeriut. Njeriu “modern” ose “post modern”(se ç’më thotë ky term) çdo moment e më shumë po drejtohet nëpër një proces shterpëzimi, që përveçse e kthen në primitivitetin e nevojave bazë, i krijon atij një boshllëk aq të madh sa për ta mbushur nuk mjafton pasuria e gjithë botës dhe pikërisht ky është momenti që individi bëhet i aksesueshëm për aktin fatal të vetëprostituimit të qenies.
Ky lloj aksesimi drejt skllavërisë me ngjyrat e ylberit, që nga salltanetet në këmbim të dinjitetit e deri te frika që u imponojnë turmave, ca injorantë me pushtet njerëzore, të cilët në heshtjen e tyre edhe vetë dridhen nga frika dhe pasiguria e mosdijes dhe e mosvirtytit që i rrethon, duhet të ishte i dënueshëm me ligj e jo vetëm moralisht, qoftë për ata që e ofrojnë, qoftë për atë që e kërkojnë. Për moralin pak e aspak po pyesin sot, pothuajse çdo element virtyti është kompromentuar duke reklamuar vetëm anën sipërfaqësore, pikërisht atë që s’ka lidhje fare me brendinë.
Thuhet që është koha e kompromiseve dhe e marketingut. Kompromiset, në fakt, janë mjete që i shërbejnë njerëzve të aftë për të optimizuar rezultatet në situata kur këta të fundit janë reale, të matshme, sepse nganjëherë edhe dy vlera të larta, kur shprehen në të njëjtin vend dhe kohë, mund ta devijojnë njëra-tjetrën e sidomos në menaxhim, ndaj është më se nevojshme rruga e ndërmjetme për të marrë maksimumin prej pikëtakimit të tyre, por deformimi i konceptit kompromis në versionin modern ka rezultuar në një pazar të ndyrë mes spurdhjakësh.
Ndërkohë që kompromisi duhet të ishte katalizatori numër një në procesin e arritjes apo realizimit të një objektivi të vlefshëm në të mirë dhe interes të gjithëve, po shërben më së shumti si mastiç në koagulimin e së keqes.
Imoralet, të korruptuarit, kriminelët, injorantët, mediokrit po paraqesin një aftësi gati- gati origjinale për t’u mpiksur me njëri tjetrin duke u kthyer në makrotrombe që bllokojnë rrugët e zhvillimit të një shteti dhe kjo bëhet tejmase evidente, sidomos, në shoqëri si kjo e jona. Sepse tek ne kompromisi përdoret shumë në “versionin e tij modern”, si formë e aftë për të prodhuar ose mbuluar dëme apo iniciativa të ulëta dhe si kamuflim i paaftësisë menaxherale, produktive dhe intelektuale. Kompromisin, pothuajse, nuk e shohin në asnjë rast si mënyrë zgjidhje me paqe apo për të kërkuar dakordësinë, por si mënyrë mbijetese e bazuar në aleanca fluide që tentojnë t’ia hedhin njëri-tjetrit.
Mesa duket shoqëria jonë nuk ka pasur asnjëherë stabilitet dhe as nuk di ta kërkojë apo vlerësojë. Shoqëria shqiptare është shprehje tipike e një shoqërie primitive, të tensionuar, e cila endet gjithnjë në limitet e mbijetesës dhe po ta shohësh nga jashtë duket sikur njerëzit që jetojnë brenda saj gjenden gjithnjë papritur në mes të një shkretëtire të madhe dhe nga ankthi i vazhdueshëm i pritjes së shiut, nuk i japin dot kohë mbjelljes dhe formimit të asnjë ideje, të cilën më pas të jenë në gjendje ta ngrenë dhe ta mbrojnë.
Kjo shoqëri që organizohet brenda këtij rrethi vicioz, favorizon gjatë gjithë kohës formimin e personave me karakter të paqëndrueshëm, të kompleksuar dhe që janë të gatshëm të huazojnë çdo lloj ideje, mjafton që t’i sjellë leverdi të momentit, pa marrë parasysh pasojat në rrethana dhe kohë të mëvonshme, kuptohet duke e lënë gjithnjë e me shumë vetë shoqërinë brenda baltës së mosevulimit.
Këta soj individësh nuk brendësojne apo krijojnë kurrë një ide tyren, që në bazë të disa tipareve të përkatësisë intelektuale dhe rrethanave tjera të përafërta, të mund të gjeneronin, me kalimin e kohës, elita të caktuara të afta për të reaguar si qendra nevralgjike të një shoqërie.
Kjo është dhe arsyeja pse në Shqipëri nuk ka pothuajse kurrfarë reagimi shoqëror dhe njerëzit lëvizen vetëm nga politika, sepse asnjë fenomen nuk duket sikur bie ndesh me idetë apo parimet që mungojnë.
Sidomos fjala parim është e tepërt. Të qenurit parimor në këtë vend shikohet si antivlerë dhe mënyrë e dështuar për t’i mbijetuar katrahurës sociale që vetë e thurim çdo ditë, duke realizuar gjithnjë e më shumë kompromise të ulëta, të cilat kuptohet vijnë nga ç’thashë më lart, por pa lënë jashtë, në këtë tornado social, produktin shkatërrimtar të paaftësisë së atyre që kanë drejtuar e diktuar për vite me radhë Shqipërinë, pamundësisë për t’ju përmbajtur premtimeve tepër të mëdha me ofertat e një vendi të vogël dhe të prapambetur si dhe përballjes tyre me masa që dinjitetin dhe shpresën e kanë humbur në betejat e vogla për ekzistencë të përditshmërisë.
Prej shumë vitesh në Shqipëri mediokriteti përballohet veç me mediokritet duke nxirë çdo të vërtetë, qoftë edhe atë më gjenialen.
Çdo ditë, në mënyrë të konsiderueshme shtohen radhët e atyre që mundohen të bindin të tjerët për të pavërtetat e tyre dhe këtë e bëjnë me shumë këmbëngulje. Paraqesin vullnet stoik, ndërsa japin prova derisa t’ia dalin të shesin boshllëkun për shumëçka dhe s’ndalen para asgjëje.
Sikur vetëm një vëzhgim t’i bënim nga jashtë funksionit të trurit të shume prej shqiptarëve do arrinim në konkluzionin se shumica e sekuencave që do duhej të ishin në funksion të një procesi të shëndetshëm të të menduarit, në fakt janë ne funksion te obsesioneve fikse sesi të dlirin “ngastrat e tyre” nga influencat e atyre që i kanë vënë në sekuencat paraardhëse e kështu me radhë. Konkluzioni do të ishte fatal, por po mundohem të bëhem më pak realiste dhe po e quaj thjesht primitivizëm ose edhe po e modernizoj me termin robot të kapur peng nga iluzioni i gopc(llëkut). Ky iluzion ka zëvendësuar pothuajse çdo shpresë dhe synim të drejtë te këta njerëz dhe me forcën e një sporti, ripërtërihet nga personi te personi, nga brezi në brez dhe dominon motivimin e jetës së shumë individëve të rëndësishëm e të parëndësishëm në këtë vend.
E thënë më troç, nuk kam parë një vend tjetër në botë, me aq sa jam munduar unë, që t’ia nxijë njeriu njeriut jetën dhe në përfundim vetes, pa një shkak madhor të lindur apo induktuar, siç bën shqiptari i iluduar nga komoditeti personal i momentit. Mendoj se ky është përgjytnimi më i madh që i është bërë “njeriut të ri” dhe që për fatin tonë të keq, ne kaos’hanen botërore të viteve të fundit nuk arrin ta identifikosh me gisht si fenomen, ngaqë gjithandej po abuzohet me realen, po si pasojë për ironi të fatit, po.
Plus ne kemi edhe një dreq disfavori tjetër, të vogël për miopët, por gati të pakalueshëm në krahasim me pjesën tjetër të botës së zhvilluar, të cilës ende s’i përkasim dhe të cilët ende e kanë luksin ta përballojnë një periudhe kalimtare shterpëzimi shoqëror sado e gjatë qoftë, ne jo. Ne vijmë nga shekuj shpëlarje truri, pa standarde të trashëguara që t’i respektojmë ose thyejmë.
Kjo është pika ku ndahen dy botët; ujqërit e Wallstreet-it nga tregtarët e panoramave kineze.
Të gjithë mund ta vazhdonim më tej e më tej duke e plotësuar këtë shkrim, sepse kemi shumë për të nxjerrë ,por unë do ta mbyll duke shpresuar se vlen po t’i drejtohem çdo njeriu që ka diçka në kokë, zemër e dorë, që mund ta ketë rrëmbyer ose jo rutina e përgjithshme e obsesioneve të makutërise apo dhe thjesht e pamundësisë për t’i ndryshuar gjërat, të reagojë! Mendojeni sa më shpejt të mundeni! Se më pas nuk do ketë asnjë vlerë rebelimi i turmës në heshtje, shtypja e të vërtetës që do çojë krye egër në shpirt, ndrydhja e ëndrrës deri në vdekje, …, lotët e pamundësisë në sy.
Edhe për shumë nga ju që mendoni se ju takon balli i turmave, po nuk reaguat që tani, të jeni të bindur se fjalitë që sot ju tredhin pasionet e pakta, nesër do t’i përfundoni me zgërdhimje histerike ose shprehje dhimbje të imituar keq nëpër sete fotosh e kronikash, ndërsa përpiqeni të zhbëni realitetin që s’do mundeni.
Gjithçka është çështje kohe, vetëm çështje kohe, ndaj e mira është ta vlerësojmë sa jemi në kohë! Sepse nuk i shërben askujt vrapi pa sens, me ankthin e mbarimit të sendeve stampuar në ballë.
Diçka është e sigurt, kur të vijë fundi, nuk do jenë sendet që do mbarojnë, por jetët tona dhe nëse ndërgjegjësohemi vetëm për këtë, ne ende kemi shpresë të biem dakord që ta duam këtë Shqipëri, që të drejtojmë pak tolerancë kah njëri-tjetri dhe shumë intolerancë kah çmenduria e akumuluar në shekuj, që të bëhemi gjithë së bashku, siç e thotë dhe profecia, dhe ta zhbëjmë mallkimin e hedhur mbi shqiptarë.
Hartim I perkthyer mire ne gjuhen shqipe.
Kush ka kohe per te vrare mund ta lexoj.
Shqiptaret ne fakt kane pune te medha pasditeve. ku kane kohe te humbasin me kete
Kjo eshte ajo qe po ndodh.
Nuk ka krize Ekonomike.
Ka riorganizim te ekonomise boterore.
Jemi bere te gjithe profesioniste ne perdorimin e PHOTOSHOP.
Bravo Znj Bazhdari! shkrim i arritur, shum kuptim plote, cdo njeri nga ne e gjen veten ne rreshtin perkates… Respekte
Perfekt!!!
Nje skaner i çmendurise shqiptare. Ku po shkojme dhe kush e stimulon kete shkaterrim vlerash? Dihet njerez te korruptuar, qe kane lene shtetesine shqiptare dhe e kane per nder se jane grek jane brenda ne parlament dhe ne te shumten e administrates. Kjo eshte nje ç’organizim i organizuar!!!
Shfrytezojne mjergullen per “te shqye rkopene”.
Ne administrate 99% punonjesit jane superdepresiv, eshte e frikshme. Perse nuk provohen keta punonjes nga nje komision psichiatrish???
Kush i hedh njerezit kunder njeri tjetrit??? Pse nepunesit ikin me vrap koridoreve si te perendur dhe u tremben kamerave? me su te sterzmadhuar duken se jane thjesht te traumatizuar. Njerez qe paguhen ne SHISH ne vite rrine gjithe diten dhe fusin informacione te frikshme duke i demoralizuar njerezit deri ne shkaterrim.
Perse ky shtet nuk merret seriozisht me administraten qe ngjan me nje òmendine?
Komplimente Keti! si gjithmon shkelqen me trasparencen dhe thjeshtesine tende, je e vetmja femer adapte qe do te lulezosh ne kete Shqiperi bardh e zi
shkrimit i sakte dhe mese koherent
Pergezime z.K.Bazhdari.
Reagime nepermjet shkrimeve te tilla i sherbejn shoqerive te civilizuara,apo aspiranteve te civilizimit ,por per asnji rast aytre qe ndihen te rrezikuar e ofsajt brenda konceptit qytetari e shoqeri e civilizuar.
Eshte nji shkrim qe troket ne trut e mpire te asaj bote Shqiptare ,duke i ardhur ne ndihme te shikojn atje ku duhet ne jete etj etj .
Nji shkrim qe ja vlen te lexohet , nji reagim qytetar i nevojshem qe duhet pershendetur e rrespektuar ,pse jo dhe inkurajuar qe reagime te tilla te jen me prezente ne ate shoqeri ,sepse vetem keshtu mundet te arrihet e levizi dicka ne trurin e njeriut atje .
Un do shpresoja shume qe shqiptaret te fillojn te mendojn dhe shikojn kte bote me sy realisti larg mentalitetit te turmeve .
Ja bukur znj.Keti ; “Nji gure i Bardhe hedhur ne Detin e Zi” suxsese.
Me then te drejten me teper se bukuria e kesaj vajze me shtyu titulli ta lexoja. E fillova po pa ndonje besim se mund te lexoja diçka te sakte ose te hajrit ne gjuhen popullore. Kjo nga fakti se i kam humbur shpresat se ka akoma te rinje ne Shqiperi qe jane idealiste dhe sidomos gazetaret. Por u gabova, kjo vajze qenka shume here me e bukur nga mendja se sa nga paraqitja e jashteme.Bravo bravo bravo!!!!!! Mero shkrimi i kesaj duhet te jet tek editoriali dhe me dite te tera!
Jam dakord qe shkrimi eshte mjaft i mire dhe percon vlera e principe te larta tek lexuesi por ngelem gjithnje skeptik. Sa i ndjen vertete autorja e ketij shkrimi keto principe per te cilat ajo shkruan? Ajo eshte vete e perfshire aktivisht ne politike dhe ky shkrim mundet shume mire te merret si vetepromovim per ta ndihmuar ne mberritjen e objektivave te saj te karrieres ne kete fushe. Uroj qe vertete te besoje ne ato qe thote por gjithsesi ngelet ta shohim nje gje te tille.
Edhe dicka ne fund; e kam degjuar autoren ne nje debat televiziv. Natyrisht qe kushdo ndjehet i emocionuar ne debate perpara kamerave por niveli i intelektit qe shfaqi aty dhe thellesia e gjykimit jane teper larg nivelit te ketij shkrimi qe padyshim eshte teper cilesor per nga intelekti dhe ana akademike.
Elinor, nuk e dija qe bente pjese ne strukturat politike prandaj edhe e kam quajtur gazetare (kujtoja se ishte nga keto te rejat qe kane mbaruar universitetin e shkencave sociale dhe mendova se ishte e pavarur). Megjithat, ashtu siç thua edhe ti nese i ka fjalet e saj dhe i ndjen megjithmend, bravo, ndryshe me politiken shqiptare jemi deri ne gryk sa na vjen per te vjelle vetem kur u degjojme emrin jo me ti degjojme.
O Keti! Kujt po i drejtohesh me kte jeroglif qe ska Zot ta “perkthe ate qe don te thuas!!! Mora mundimin ta lexoj, se zakonisht naten lexoj shkrime te ksaj natyre, por me keqardhje te them se per lexusin e thjesht ,qe perfaqson ate pjes ku ti kerkon ti drejtohesh , dukesh si e percartur!!!Nuk di si ta shpreh me qart e thjesht, gje qe ty te mungon deri ne lajthitje! Esht sikur po flet ne auditorin e Imperial (Kurs per master ne Londer) me gjimnazistet e sapo shkelur ne bangat e shkolles !Po, moj Keti ato rjeshtat qe ti shkruan kte hartim jan kaq shum te ngarkuara sa Nuk i “ngre” kollaj kushdo ,prandaj fol me qart ,e me kuptushem se na lodhe ….
Nje rezistence e paket ndaj arrogances,shkrime qe perqendrohesh ti lexosh.Per fat te keq gazetat kane akumuluar vec lexuesve edhe diversante forumi,sic i quante nje lexues ne nje gazete on-line.Qe shajne pse s’Ke shkruar shkurt,pse s’Ke shkruar gjate,pse rri ulur,pse ne kembe,gjithe ato Pse….Ajo qe mendoj une se eshte shitur si iluzion i paster eshte legjenda propagandistike se kapitalizem è Demokraci eshte e njejta gje.Duke qene se triumfi i njeres nenkupton edhe triumfin e tjetres shumica e njerezve eshte dorezuar pa kushte,por ama jane kapur nga qarqet elitariste edhe organizmat me periferike,shoqeria civile ngjan me milingonat kaotike,te cilave dikush me majen e kepuces U prishi autostraden e vajtje-ardhjeve.
Deri ne momentin qe shqiptaret nuk do pyesin veten nga po vine dhe ku po shkojne do te kete gjithmone nevoje per nderhyrje te tilla qe sadopak te hapin mendjen e njerezve.
Derisa shqiptaret nuk do te marrin ne dore fatin e tyre por sidomos te femijeve te tyre dhe nuk do te shohin me larg se hunda qe kane do te perdhunohen sistematikisht nga nje minorance e gjendur rastesish me pushtet te caktuar te cilen asnjeri nga ne nuk e kishte dashur as per edukatoret e kopshtit te femijeve.
Pra te shohim pak pertej, edhe pse ne keto kushte mizerje, moda e dites e jetes te mos jete servilizmi ndaj pushtetit te arrogances, injorances, korrupsionit, krimit sa jemi ne kohe te rrisim nje brez me te shendosh i cili nuk do kete fatin tone.
Per mendimin tim,me shume se artikulli,me pelqen fytyra ne foto sepse shpreh embelsi dhe inocence,pra nuk manifeston shenja diabolizmi!Pershnetje!!
Nuk është e vërtetë se nuk kemi trashëgimi, shembuj pozitivë e pika referimi në të kaluarën tonë parakomuniste. Por komunistët mohojnë gjithçka meqë praktika e tyre 45 vjeçare doli e rreme ngado që t’i qasesh.
Ka plot por po marr vetëm dy figura: At Anton Harapain, Vangjo Koça. Njëzetetre vjet “demokraci” dhe nuk ka, për shembull, asnjë dokumentar mbi debatin e ideve dhe praktikat gjyqësore në vitet 1930-t…
Zonjë, nuk e ka fajin populli shqiptar. Në zgjedhjet e para pas luftës, në kutitë e Frontit Demokratik u hodhën shumë pak kokkra, megjithëse ato ishin bërë që të kërcisnin kur kokrra hidhej brenda,që të merrej vesh për kë kish votuar votuesi…
Perkthimi eshte i mire por me pas duhet perpunuar dhe divulguar,zonja KETI.
Ben mire qe lexon literature te huaj sepse Shqiperia sot nuk i perket me vetvetes por eshte perfshire ne planin e madh te globalizmit qe per momentin eshte nje shpetim financiar per ata qe kane sy dhe identitet te forte si edhe ju zonja Keti, por per qorrat qe ecin kuturu eshte per momentin nje fitim finaciar por do jete humbje identiteti pergjithmone.
Dhe jane shumica qe po qerrohet gjithnje e me shume.Artikulli juaj po te ishte me divulgativ,i ilustruar me shembuj konkrete nga vete jeta jone e perditshme, do ishte vertet i dobishem sepse do kuptohej lehte ,por i servirur keshtu kallep ,as nuk te le mbresa dhe as nuk mbahet mend. Te shkruajme dobishem, jo per t’u dukur!
Secili te beje mire punen e vet, keshtu shkruhet ne bibel.
Dhe ju si biznesmene dini ta beni mire.
Na trego pak te lutem, por me fjale te thjeshta, si e nise ti biznesin dhe shembullin e aktivitetit tend mbase e ndjekin te tjeret . S’kemi nevoje per filozofira por per veprime praktike, edukim mnga pervoja te suksesshme
Bravo Keti! Nuk e di cfare duhet me per tu shkundur ky popull. Degjojme e lexojme perdite per vrasje ne mes te qytetit si me qene ne Kandahar e nuk na ben me pershtypje sikur te ishim ne lufte; lexojme nje liste te gjate te emrave “VIP” qe punojne ne banken e shtetit e paguhen nga taksat tona me ne krye Fullhanin qe paguhet sa marr une pension per 12vjet , ai I merr ne nje muaj dhe prape nuk ngrihemi te gdhihemi para bankes deri sa te shporren te gjithe e te hyne ne pune njerez me shkolle e me konkurs e te paguhen sa te tjeret.
Nuk do behet ky shtet kur diferenca e pagave te larta me ato te ulta e me pensionet te jete ne nivelin qe eshte.Pensionistet sot jane ata qe kane derdhur djersen dje ne te kater anet e vendit ne veprat qe po shfrytezohen edhe sot , ka shume prej tyre me shkolle te larte qe dhe keto 23 vjet kane kontribuar ne zhvillimin e biznesit duke punuar privat e duke paguar rregullisht te gjitha taksat e caktuara nga shteti dhe per pension nuk marrin as 100 euro.
Te behet rishperndarje e drejte e te ardhurave dhe atehere do kete me shume njerez te kenaqur dhe vetem ashtu pusht-etaret tane do kujtohen qe ekonomia duhet te ngrihet per te gjithe e jo si tani qe ata per vete e kane kaluar Europen dhe kjo duket qe nga qendrimi qe mbajne,pronat qe kane uzurpuar, kerkesat qe kane per veten e tyre thua se I plotesuan detyrimet qe kane marre , kur e vetmja merite e tyre eshte “zotesia” qe kane per te llustruar cdo gje qe thone.
ka ca cmirezi ose cmirezeza me siper qe si duket e gjejne veten mes rrjeshtave te ketij shkrimi dhe ia fusin ca komente medioker gjoja me shprehje euruditive me i divulguar ose bla bla. Shkrimi eshte perfeksion! Ketu vec per perkthim qe s’flitet sepse eshte mirefilli ndjenje dhe une e pergezoj kete zonje qe di te ndjeje keshtu! sa per budallelleqe shembujsh kemi plot nga jeta e perditshme, puna eshte se a kemi ne kultivimin dhe kulturen e duhur t’i shprehim pershtjellimet e ndjenjave qe na krijojne keto shembuj?
pergezime Keti! me behet qefi qe shkrimet e tuaja kane reaksion…normalist te ndryshme,sepse ka nga ato qe jo vetem qe jane pa nivel dhe pa nje ide te tyren, por me e keq’ja preferojne te shkojne pas turmes qe te qon drejt humneres.
shkrim godites dhe reflektues… uroj qe te gjith ta kuptojne mesazhin e ketij shkrimi ashtu si eshte percjell. te lumte Znj Bazhdari qe me shkrimet e tuja na qendron prane ne kete kohe te eger.
Mua,qe e njoh prej se largu mesazhshkruesen,me pelqen mesazhi i percjellur qartazi,ne pozicionin e nje ekonomisteje dhe biznesmeneje,ne kuadrin e nje
vajze te ndershme,me kalvar vuajtjesh per politike,qe realisht prek deri ne detaj realen e kesaj kohe,dhe po keshtu ne nje mesazh te shkurter jep iamzhe te perpikta te ndreqjes se shpejte.
Ky shkrimmesazh(Mos e ndaj fjalen!),besoaj se eshte Keti e vertete,ajo Keti qe une para do kohe deshiroja te ishte…por ja qe me te vertete AJO ESHTE….ajo eshte per t’u ndjekur…..E ate s’mundet kurrsesi ta ndjekin te pazotet,hipokritet,njerzit e dykoheve,JO!
Ate mund dhe duhet ta ndjekin shqiptaret e vertete qe e mendojne dhe duhet ta provojne REALISHT PROSPERITETIN duke vendosur ne KRYE,njerez te AFTE,si KETI!
Bravo Keti ! analize e perkryer e psikologjise se njeriut te ri te kohes se enverit…..
diten qe i ndjeri Dom Smoni coi meshe ne varrezat e Rrmajit pata mendue se njerezit do te zbuteshin….do t’i luteshim Zotit dhe do te persoseshim me udhezimet e Tij…ne fakt u beme me te keqinj….
…ne fakt,po hame me shume por…po vrasim veten…
Nuk e di pse Tema nuk i boton komentet e mija.
Te lumte Keti Bazhdari. Me duket se ne kete shkrim ke futur komplet shoqerine tone nga me i pavleri deri tek ai me i vleresuari, nga me i varferi deri tek me i pasuri!!! nga me i pastri deri ke me i koruptuari i keni futur ne nje vel transparent dhe po i gjykon ashtu sic gjykohet. Ky shkrim sic tha dikush me siper te jete editor i gazetes qe te lexohet nga sa me shume se te gjithe shtresat e shoqerise kane nevoje, duhen lexuar jo vetem reshtat por edhe nen to.faleminderit Keti dhe suksese ne bisnesin tuaj.
urime per shkrimin ishte mjaft domethenes. kisha vetem dicka per te pyetur: tek paragrafi i fundit ku thuhet Te behemi gjith bashke, sic e thote dhe profecia, dhe ta zhbejme kte mallkim te shqiperise. doja te dija per cfare profecie behet fjale dhe nga kush ka dale kjo profeci ? flm.
Skllaverimi modern esht problem qe i perket gjithe botes e jo vetem shqiptareve,me shume ka te beje me korporatat e medha sesa me keto politikanet e lodhur qe kemi ne.
Nje shkrim shume i arrire qe paraqet realitet, thellesi, rrjdh, analize perfekte, nivel te larte te te menduarit. Une jam fanse e Ketit dhe e kam ndjekur gjithnje ne debate telivizive dhe ne shkrime. Une do ta inkurajoja te ishte me agresive sepse lloji i saj i mungon arenes mediatike shqiptare dhe jam e bindur qe me njerez si ky personalitet e ardhmja do ishte krejt ndryshe.